Po të ishin ende në pushtet Isa e Hashimi e jo Albini, Kosova do të ishte për faqe të zezë

Opinione

Po të ishin ende në pushtet Isa e Hashimi e jo Albini, Kosova do të ishte për faqe të zezë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 12 qershor 2023 Në ora: 19:13
Foto ilustrim Isa Mustafa, Albin Kurti, Hashim Thaçi

Shpeshherë duhet të jemi shumë mirë për të kuptuar sa keq kemi qenë, ose thënë më saktë, duhet të jemi në një situatë tjetër, qoftë pak më e mirë për të qenë më të drejt në gjykim. Thënë kështu nga situata aktuale në vendin tonë. Gjithnjë i prirë për të gjykuar, për të qenë opozitar i qeverisë, pushtetit me pak fjalë, situate jo normale në vendin tonë me apo pa dashje të shtyn të rreshtohet.

Larg ideales, qeveria aktuale ka kodra me ish qeveritë tjera në sensin pozitiv të fjalë, pra kjo qeveri është shumë më ndryshe se të tjerat. Mbase e mësuar nga gabimet e tyre, qeveria aktuale ka shtri dorën tek populli me mundësitë që ka.

Por, ajo që është edhe më e rëndësishme se gjendje ekonomike-mbrojta e atdheut, rreziku i kanosur nga Serbia dhe aleati i saj kryesor, Rusia. Këmbëngulëse, e patrembur dhe stoike, qeveria aktuale nuk është dorëzuar para presioneve ndërkombëtare duke mbrojtur vendin nga enklavizimi. Asociacioni i lënë në derë nga Isa dhe Hashimi, edhe sot po sjell pasoja për vendin, një dekadë pas. Nga kjo mjafton të kuptohet sa e rëndësishme është të dihet kë duhet votuar, pasojat nga liderët jo të duhur shpeshherë dinë të jenë të gjata, dhe shpesh herë edhe të pa korrigjuar.

Të ndalemi tek një moment, imagjino sikur ende të ishin në pushtet ata që sollën këtë gjendje që kemi, groteske në të gjitha drejtimet, jo vetëm që do të ishte formuar Asociacioni, edhe hajnia do të kishte vazhduar, me siguri gjendje do të ishte edhe më e zymtë, qytetarët s’do e ndjenin aspak dorën e shtetit, falimentimi do të ishte i sigurt. Nuk them se kjo qeveri s’ka të meta, ka edhe shumë, tek e fundit është njerëzore, kurrë nuk mund të krahasohet me ish qeveritë e shkuara. Uroj dhe shpresoj që qeveritë e ardhshme të jenë shumë më të mira se kjo, kështu vendi do të jetë me i sigurt, më mirë ekonomikisht dhe më me dinjitet të qëndrojë në këmbët e saja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat