Kombi shqiptar po përgatitet për rrëzimin e Ramës

Opinione

Kombi shqiptar po përgatitet për rrëzimin e Ramës

Nga: Sherif Ramabaja Më: 17 qershor 2023 Në ora: 11:13
Sherif Ramabaja

Shteti shqiptar që nga shpallja e pavarësisë, ka kaluar nëpër vlime dhe tragjedi të mëdha. Një nga shkaqet ishte se secili donte të bëhej mbret, duke filluar nga pashallarët, barinjtë, bujqit, blegtorët, punëtorët, zejtarët, këpucëtarët, rrobaqepësit, pastruesit, pjatalarësit, bukëpjekësit, kamerierët, gjellëbërësit, berberët, tregtarët etj.

 Të vetmit që skishin të drejtë ta drejtonin shtetin ishin intelektualët, të diturit, patriotët etj. sepse pengoheshin nga injorantët.

Është dokumentuar se këtë gjendje dhe këto rrethana i krijonin fqinjët e shqiptarëve, sidomos Serbia e cila ua kishte grabitur tokat dhe luftonte me të gjitha mënyrat, në shpërbërjen e tërësishme të shtetit shqiptar.

Nuk është kohë shumë e largët kur Esad Pasha punonte për interesat e Serbisë. Pastaj Haxhi Qamilin po ashtu Serbia e kishte përgatitur dhe rekrutuar për  destabilizimin e Shqipërisë. Të dytin, Haxhi Qamilin, e likuidon Serbia që mos t´i bënte konkurrencë Esadit, kurse Esadin për tradhti kombëtare në Paris e vret me atentat një patriot shqiptar, Avni Rrustemi.

Nga këta dy vijmë pastaj te mbreti Zog, i cili as ai nuk arrin të shkëputet dhe të jetë imun nga Serbia, por me ndihmën e saj më 1924 kthehet prapë në pushtet dmth. fati i shqiptarëve vazhdon të jetë i lidhur me Serbinë.

 Në kohën e Luftës së Dytë Botërore lajmërohet Xhaxhi Enver, të cilit PKSH ia themelojnë serbët dhe e ulin në fron. Edhe ky pra detyrohet që të punoi me urdhër të punëdhënësve, edhe pse mundohet ta mohoj dhe t´i fsheh gjurmët .

Gjatë gjithë këtyre periudhave Dardania ka qenë e viktimizuar, me të cilën pushtuesit serb vepronin si dëshironin vetë. Duart i kishin të lira: eksperimentonin, thurnin elaborate, organizonin burgosje, kryenin masakrime, shpërngulje, përdhunime, kolonizime, reforma të tokave (duke ua grabitur shqiptarëve deri te pragu i shtëpisë) e çka u thoshte mendja e prishur, prej një pushtuesi mizor e sadist, me një synim, që ti zhduknin si popull.

Pas të gjitha këtyre katrahurave kemi ardhjen e Mesisë I. Rugovës, i cili çdo të premte në konferencat e shtypit, paralajmëronte çlirimin dhe lirinë për Dardaninë dhe shqiptarët në ish Jugoslavi.

Me Rugovën lindi edhe UÇK (UÇK për vete e privatizojnë, LPRK, Enveristat, PDK, socialistat, komunistat Thaçistat,) etj.

Pas Rugovës, UÇK -s dhe NATOS jemi këtu, ku jemi, deshëm apo sdeshëm, me Albin Kurtin dhe Edvin Ramën. Dhe prap, pas sa e sa shekujsh, kemi punë si gjithnjë me Serbinë. Kurti po ngul këmbë, duke besuar në të drejtën ndërkombëtare, njëkohësisht po mundohet që ta shmang boshnjakëzimin e Dardanisë, por njëkohësiht është  duke i irrituar EU, SHBA dhe perëndimin me hapa të njëanshëm.

 Këtë moment është duke e pritur Vuçiqi dhe Serbia, qe 20 vite, që ta filloi misionin e saj  me mashtrime dhe intriga, sikurse gjatë shekujve të kaluar.

Por tash në skenë e kemi Ramën, i cili nga përvoja e Esad Pashës, Haxhi Qamilit, mbretit Zog, Xhaxhit Enver etj. është lidhur me Serbinë, për shumë arsye, duke ia ngulur dhe viktimizuar Dardaninë.

 Pra Rama vetëm po e vazhdon rrugën e nisur nga paraardhësit e tij. Kurtin e la në shi, furtunë dhe borë, duke e akuzuar më shumë se Serbia, se po e rrezikon paqen.

Kombi shqiptar i ndarë në pesë shtete dhe i shpërndarë si „Zogjtë e Qyqes” (të romansierit Gani Mehmetaj) në mbarë botën, është alarmuar nga një sjellje e tillë e kryeministrit Rama.

 Po nuk u veprua tash, do të rrezikohet bërthama e tij. Organizimi nuk do të jetë i lehtë. Duke u nisur nga mediat elektronike dhe inteligjenca artificiale, po mendohet që të gjithë shqiptarë, nga mbarë bota të nisen drejt Tiranës, për rrëzimin e Ramës.

Nëse merret vendim për rrëzimin e Ramës, shqiptarët do të njoftohen me kohë për kushtet, orarin dhe pritjen.  

Të ftuar do të jenë: Dardania, Maqedonia Perëndimore, krahinat e Malit të Zi, Sanxhaku, Lugina, Arbëreshët e Italisë, Arbëreshët e Zarës, shqiptarët e Turqisë, Diaspora na Zvicra, Gjermania, Austria, Amerika, Kanada, Belgjika, Franca, Luksemburgu, Evropa Veriore, Jugore, Perëndimore, Lindore etj. pa harruar Afrikën, Australinë, Amerikën Latine, Kinën, Japoninë, Indinë, Arktikun, Antarktikun dhe mbarë Azinë. Të mos habiteni, para nisjes suaj, nëse Rama udhëton për vizitë „zyrtare“ në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat