Shqipëria, Kosova dhe Albin Kurti e Vjosa Osmani

Opinione

Shqipëria, Kosova dhe Albin Kurti e Vjosa Osmani

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 18 qershor 2023 Në ora: 10:04
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Cilësia e parë e politikanit është dhe duhet të jetë patriotizmi.

Nëse politikani nuk është patriot ai nuk nuk mund të jetë kombdashës, as i ndershëm, as i drejtë, as i sinqertë, as besnik, as human dhe as i pakorruptuar.

Jo se Kurti është i përsosur dhe jo se Kurti nuk ka gabime, dhe jo se unë nuk kam kritika kundër tij, por Kurti, dhe jo vetëm ai por edhe Presidentja Znj. Osmani janë dy politikanët dhe shtetarët shqiptar model e shëmbull patriotizmi real, përgjegjshmërie publike e kombëtare, të pakorruptuar, shembull pastërtie, sinqeriteti dhe aftësie për të qenë në krye të Shtetit të Kosovës.Ndjehesh shumë mirë kur këta dy shtetarë, Kurti-Osmani mirëqeverisin dhe kur mbrojnë e përfaqësojnë me aq dinjitet e personalitet Shtetin e Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë pa u konsdultuar me qeverinë dhe as me Shtetin e Kosovës na e përpiloi një draft, një të ashtuquajtur draft i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, pa qenë i nevojshëm dhe pa e autorizuar kush në Kosovë. Dhe ai draft nuk mund të pranohej, sepse Kryeministri i Shqipërisë bën kështu orvajtjen e radhës në favor të serbëve.Rama kurrë nuk është interesuar aspak për shqiptarët e Preshevës përvecse për nja 50 mijë euro për një spital atje.

Rama para se të interesohet për të drejtat e serbëve në Kosovë duhet dhe i takon detyrimisht me ligj e me Kushtetutën e Shqipërisë që të mbështesë liritë dhe të drejtat kombetare e njerzore te shqiptarëve në tri komunat shqiptare në Kosovën Lindore.

Rama është tërësisht i pabesueshëm në Kosovë sepse ai më shumë është i interesuar për interesat e serbëve në Kosovë,për coptimin e Kosovës se sa për zhvillimin ,integrimin dhe për mbështetje të shtetit të Kosovës.

Madje ai shqiptarëve të Kosovës u vendosi traun dhe taksën gjobë për të hyrë në Shqipëri , taksën e “Rrugës së Kombit”, ashtu sikurse edhe tani i vendosi sanksione Kosovës kur në mënyrë të cuditshme dhe të njëanshme anulloi edhe takimin ,mbledhjen e dy qeverive shqiptare që do mbahej në Gjakovë.

Edi Rama edhe më herët në një takim me Kurtin kur Kurti i kërkonte që së pari të realizohet një minishengen shqiptaro-shqiptar , kurse Rama deklaronte se nuk ka minishengen shqiptaro-shqiptar pa minishengenin ballkanik , pra parësore për Ramën ishte minishengeni sllavo-shqiptar i drejtuar nga Serbia, gje që Rama ia ka pas deleguar President serb të drejtën për ta diskutuar Vucic me presidentin francez për Ballkanin e Hapur. Dy projektet antiKosovë të Ramës ai mbështetës i tij për coptimin e Kosovës, ai tjetri për minishrengenin ballkanik, pa njohje nga Serbia të Kosovës si dhe qëndrimi tani i tij për mënddhënie e për mbështetje të formimit Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe në Kosovë, automatikisht konkludohet se Rama është shumë më pranë dhe në një linjë me Beogradin dhe jo me Prishtinën, ai është më afër me Vucicin se sa me Kurtin dhe Osmanin.

Mirëpo mjerisht me Ramën janë shumica e politikanëve, mediave,intelektualëve dhe e shoqërisë civile në Shqipëri sepse vërehet një reagim fare i vogël dhe i vakët në Tiranë kundër tij dhe qeverisë së tij në lidhje me qëndrimet e papërgjegjshme për Kosovën.

A e mendoni sikur të shprehej kështu si vepron kryeministri i Shqipërisë ne lidhje me Kosovën shqiptare, sikur te shpreheshin si ky ndonjë kryeministër serb e grek ku të deklaroheshin proshqiptarëve dhe kundër interesave serbe e greke se cfarë reagimi politik, publik e mediatik do të kishte pasur kundër tyre?!A e mendoni se a mund të ketë në Serbi politikanë e media proshqiptare sic ka në Tiranë politikanë, intelektualë e media antiKosovë p.sh. si ajo merobazo-iste, ajo batonhaxhi-stanisishte e ndonjë si këta edhe në Kosovë si milaizek-shi.

A mund të paramendohet p.sh. sikur Kurti e Osamani të shpreheshin në dëm të Shqipërisë për marrëveshjene detit me Greqinë?

Politikanët dhe mediatikët të cilët intrigojnë sikur Kurti është kundër SHBA, por antiamerikanë janë politikanët e korruptuar dhe hajdutë, ndërsa Kurti e Osmani nuk janë as të korruptuar e as hajdutë; antiamerikanë janë ata shqipfolës politikanë e pushtetarë të cilët nuk punojnë për interesin publik dhe as për atë kombëtar por vetëm për interesin e vet pasuror korruptiv personal e familjar;antiamerikanë janë hajnat dhe matrapazët e tenderave që për 1 km rrugë haxhojnë 20 milion euro; antiamerikanë janë mediat servile e mercenare që i shërbejnë oligako-politikës së korruptuar.

SHBA ka partnerë ata politikanë si p.sh. Kurti e Osmani, të cilët kur qeverisin nuk vjedhin paranë publike, nuk bëjnë hajninë e korrupsionin dhe ata që nuk janë të pabesë dhe as keqbërës publik e kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat