Deputetët e Listës Serbe, të përjashtohen nga Kuvendi i Kosovës

Opinione

Deputetët e Listës Serbe, të përjashtohen nga Kuvendi i Kosovës

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 19 qershor 2023 Në ora: 09:19
Lista serbe

Në Kuvendin e Kosovës, duhet sa më parë të inicohen procedura të reja për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, edhe pse duhen dy të tretat e votave të komuniteteve pakicë, por për shkak të deputetëve të Listës serbe, e cila po e keqpërdor dhe po i përbuz vendet e rezervuara, duhet deomos të inicohet një referendum gjithëpopullor dhe të bëhet një proces i rishikimit dhe ndryshimit të kësaj Kushtetute, përndryshe këto vende të rezervuara të cilat po i shfrytëzon Lista serbe, do ta kushtëzojnë Kuvendin e Kosovës, dhe shtetin e këtij vendi në çdo aspekt vendimtar.

Do duhej ta paraqesim këtë shqetësim të këtij lloji dhe elementi anti shtet, anti-shqiptarë dhe dhe anti-Kosovë, që në mënyrë të hapur po e paraqesin serbët lokal të veriut, të cilëve po u prijnë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, nga Lista serbe, duke ua trasuar rrugët e këqija gjithë atyre që u bashkangjiten këtyre grupeve, që nuk mund të emërohen ndryshe, përveq grupe kriminale, apo edhe më gjerë, që nuk kanë tjetër në programet e tyre, vetëm shkatërrimin e këtij shteti demokratik, prej të cilit ushqehen dhe jetojnë prej djersës së këtij populli, të cilët nuk paguajnë as rrymë dhe as ndonjë obligim ndaj këtij shteti më shumë se 24 vite me radhë.

Këtë lloj tolerance dhe mos respektimi ndaj shtetit dhe obligimeve ndaj tij, nuk e gjenë te asnjë vend dhe te asnjë popull i botës demokratike, dhe në një mënyrë apo tjetren, kështu nuk mund të ecën në këtë rrugëtim ku shteti i përcakton kriteret dhe krijon kushte përmes punës dhe vepres njerëzore në një hapësirë shoqërore në të cilën njeriu mund të jetojë në paqë dhe dinjitet, poashtu një komunitet kundërshton sikur që është komuniteti serb në veri të Kosovës, nuk kryen asnjë obligim ndaj shtetit në të cilin jeton dhe vepron.

Kosova në bazë të pakos së Ahtisarit, ka marrë për obligim në Kushtetutën e vet, për komunitetet që jetojnë në këtë vend, të iu mundësohen vendet e rezervuara në Kuvendin e Kosovës, ku përveq vendeve të fitura në zgjedhje, komunitetet plotësohen me vende të rezervuara, të cilat 10 vende të rezervuara po i keqshfrytëzon në veçanti komuniteti serb prej ditës së parë dhe deri më sot.

Ky komunitet serb, që përfaqëson Kuvendin e Kosovës, me Listën serbe, një parti që është prodhim i politikave dhe diktateve të Vuçiqit, hynë dhe del në këtë Kuvend, sa herë ti tekët dhe pa i kërkuar llogari askujna, dhe më e keqja e gjithë kësaj, të gjitha organizimet e strukturave paralele serbe që janë shfaqur në komunat veriore të Kosovës, kanë qenë projekte dhe vizione të kësaj liste, përmes sëcilës janë organizuar edhe banda kriminale, për të krijuar barikada të ndryshme dhe shpeshherë janë organizuar grupe kriminale kundër njisisë policore të Kosovës, duke ua rrezikuar edhe jetën.

Me fjalë të tjera, Lista serbe, është bërë faktori kryesor i gjithë skandaleve dhe bandave kriminale në veri të Kosovës, që prej momentit të barikadave të para rrugëve kryesore e deri të pikat kufitare, poashtu përmes iniciativave të tyre është bërë edhe djegia a këtyre pikave kufitare, poashtu është  projektuar edhe ura e Ibrit, si simbol i ndarjes, janë sulmuar disa herë policia e Kosovës, edhe me armë zjarri, dhe deri në ditët e fundit, ku kishte dhunë edhe ndaj ushtarëve të KFOR-it, ndaj policisë së Kosovës dhe përmes urdhërave të deputetëve të kësaj liste, janë sulmuar mediat shqiptare, që të gjitha këto organizime kanë qenë të lidhura dhe të organizuara përmes Listës serbe dhe Vuçiqit.

Prandaj, deputetët serb që vijnë nga Lista serbe e Vuçiqit, në krye me Rakiçin, nuk e meritojnë të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, kur çdo veprim i tyre lidhet me organizimin e bandave kriminale në veri të Mitrovicës, dhe kjo listë është promotore edhe e tensioneve të fundit në tri komunat veriore, ku bandat serbe sulmuan në mënyrë brutale policinë e Kosovës, KFOR-in dhe mediat shqiptare.

Dhe vazhdimi i Listës serbe, në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm si faktor destabilizues i këtij Institucioni shtetëror, por prezenca e tyre në këtë Kuvend, do të paraqet rrezikun më të madh që mund t'i kanoset dhe shkakëtohet këtij shteti, përmes politikës që përçohet nga Beogradi dhe Vuçiqi, dhe anasjelltas, në kuptimin e asaj që quhet propagandë dhe spionazhë, që e thithin nga qeveria dhe qeveritarët e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat