Dështimi i Vuçiqit në takim me Kurtin

Opinione

Dështimi i Vuçiqit në takim me Kurtin

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 19 qershor 2023 Në ora: 19:24
Kurti, Vuçiq

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, për politikë të jashtme Josep Borrel, i ka ftuar presidentin serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Bruksel, gjatë kësaj jave, pas tensioneve të shkakëtuara në veri të Kosovës, mirëpo këtë ftesë të Burrelit, e refuzoi dhe e lëshoi poshtë Aleksandër Vuçiq, duke e konsideruar si të pa kuptimtë një takim të tillë me Albin Kurtin, sepse nuk ka fytyrë ti del për ballë.

Nuk është hera e parë që Vuçiqi, bënë këtë lloj avanture në forma dredhake dhe dhelpërake, edhe pse përgëdhelësit e tij, do të thoshin se duhet të gjejmë përparim në çështjet e negociatave në zgjidhjen e problemeve në mes palës serbe dhe shqiptare me ndërmjetësimin e Brukselit zyrtar, mirëpo përpjekjet për ti afruar palët në këtë mënyrë janë shumë largë, nëse lideret kryesor në kuadër të këtij procesi, gjejnë format e tyre për ti ikur një marrëveshje të tillë, sikur që është Vuçiqi, i cili gjenë ndonjë pretekst të sabotimit dhe dështimit të takimeve me Kurtin, duke e lënë palën kosovare si fajtore të dështimeve.

Vuçiqi, tani më është bërë protagonist i njohur që ka inskenuar dhe organizuar skena të grupacioneve kriminale serbe në veri të Kosovës, duke angazhuar dhe njerëz të dyshimtë me tipare kriminale, të cilët krijuan protesta të dhunshme dhe brutale këto ditët e fundit, të drejtuara kundër Institucioneve të Kosovës, kundër policisë, kundër KFOR-it, dhe kundër mediave vendore.

Si është e mundur të ndodhnin këto gjëra në një shtet demokratik, dhe në mes të Evropës, sikur ishte edhe rasti i fundit në veri të Kosovës, ku ngjarja e ndodhur mund të merrte edhe një formë tragjike, me çrast janë lënduar rëndë dhjetra ushtarë të KFOR-it, polic të Kosovës dhe shumë gazetar, nga huliganët e Vuçiqit, duke ua rrezikuar edhe jetën përmes gjësendeve të forta dhe me armë zjarri.

Dhe kjo nuk është e tëra, kur ndërgjegja e njeriut nuk merr mbi vete përgjegjësinë e veprimeve të veta, atë me siguri që e pushtojnë djajtë, në këtë rast edhe Serbinë, sikur e kanë pushtuar djajtë në një mënyrë, dhe për atë, Kosova e ka të vështirë rrugën e saj të pajtimit me Serbinë, sepse këta janë vetë djajtë e Ballkanit, të cilët e dëshirojnë botën e tyre serbe përmes instinkteve dhe etjes egoiste, që ua diktojnë mitet e vjetra dhe bota e tyre serbomadhe.

Kosova e të kjartë se vetëm përmes rrugëve paqësore mund të gjejë formulën e saj të shquar të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve ndërfqinjësore Kosovë-Serbi, si e vetmja rrugë-zgjidhje e çështjes në mes këtyre dy vendeve, ndërsa rrugët tjera represive, apo rrugët e forcës të cilat pala serbe po i vënë përpara të tjerave, përmes kërcënimeve të ndryshme dhe duke ekspozuar shpeshherë forcën e saj luftarake, kjo formë i përketë të kaluarës primitive dhe agresive e cila nuk qon në një rrugëzgjidhje dhe marrëveshje paqësore ndonjëherë dhe asnjëherë.

Skenat dhe prapaskenat politike që po i inskenon Vuçiqi dhe Serbia, ndaj shtetit të Kosovës, sa herë që caktohet në Bruksel agjenda e takimeve, janë përpjekje të kundërta të një marrëvshje paqësore, sepse ndryshe e thotë dhe ndryshe vepron në jetën praktike edhe për kundër asaj që bëjnë thirrje SHBA-të dhe BE-ja, që të investohet sa më shumë në kuadër të një pajtimi në mes palëve, dhe për ti hapur dyert njëra-tjetres si dy shtete të barabarta dhe vende demokratike.

Takimi Kurti-Vuçiq, do duhej të ishte edhe në agjenden e BE-së, dhe në kordinim të përfaqësuesit special për dialog M. Llajçak, për të afruar palët për të realizuar një komponentë të bisedimeve për marrëveshje dhe të ndriqohet raporti brenda një sfondi kohor lidhur me zgjedhjen përfundimtare, apo të një rrumbullaksimi të një marrëveshje paqësore në mes këtyre dy vendeve me ndërmjetësimin e BE-së dhe në kordinim me SHBA-të, por në realitet një gjë e tillë duket se po merr kohë dhe kahe tjetër me fajin e palës serbe, sëcilës i konvenon mjegullira për të krijuar opinionet e saj të keqinterpretuara, kinse pala tjeter nuk është e gatshme.

Kosova ndjehet në një pozicion të përmbajtur, e cila duhet të dalë jashtë mjegullës së lojrave dhe dinakërisë dhe politikës antishqiptare të Vuçiqit, i cili në rrethanat e fundit me imazhin që po krijon ndër të tjera shfaqet edhe si një lider i moderuar dhe i përgëdhelur me një dozë të madhe nga qarqe të fuqishme të botës, siq është Rusia dhe Kina, dhe koha që po vjen ka një qartësi të frikshme në veçanti lufta e Rusisë pushtuese ndaj Ukrainës, që nuk përjashton mundësinë e ndikimit të një trazire edhe rrëmuje në Ballkanin perëndimor.

Evropa duhet të merr në konsideratë pa paragjykime çështjen e zgjedhjes së menjëhershme të marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe të krijohen mundësi të reja veprimi për faktin se sa më shumë kohë që kalon, zgjidhja e problemeve në mes këtyre dy vendeve ndërlikohet duke iu nënshtruar rrethanave dhe kritereve të kohës, dhe kjo formë njerëzore nuk do të sigurojë zgjidhjen e problemeve ekzistenciale e ca më pak do të kthejë Ballkanin në paqë, duke e bartë të ardhmën njerëzore të këtij rajoni në frikë dhe ankth, e cila vazhdon me shpresën deri sa të fillojë një botë tjetër më e mirë dhe më e qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat