Josep Borrelli më shumë është duke e nxitur luftën sesa është ndërmjetësues neutral i BE, objektiv dhe kontribues i paqes

Opinione

Josep Borrelli më shumë është duke e nxitur luftën sesa është ndërmjetësues neutral i BE, objektiv dhe kontribues i paqes

Nga: Prof. Dr. Zija Lleshi Më: 24 qershor 2023 Në ora: 21:57
Prof. Dr. Zija Lleshi

Emërimi i Borrellit nga BE si ndërnjetësues i dialogut Kosovë – Sërbi nga Spanja, nga ato pesë (5) shtete të BE (në mesin e 28 shteteve të BE) që nuk e kanë pranuar shtetin e pavarur të Kosovës, si antar i dytë ndërmjetësues përpos Lajcakut, poashtu ky si ndëmjetësues nga po ai grup i pesë shteteve, si dy vëllëzër siamez nga i njëti grup i shteteve, objektivisht ishte shumë për të dyshuar. (Flitet për emrimin e këtij dyshi me insistim këmbngulës të Francës. Kush nuk do të besoj në këtë ?!). Dihet se Borelli ka qenë ministër i jashtëm i Spanjës dhe ai kurdoqoftë dhe kudoqoftë në nëndijen e tij e ka prezent problemin e Spanjës dhe përpjekjet e Katalonisë për pavarësi nga Spanja. Prandaj Borrelli nga ajo përgjegjësi si ish ministër përpiqet që, në detyrë të re, ta shfrytzojë rastin dhe botërisht ta jep kontributin e vetë kundër pavarësisë së Katalonisë. Ky është gjithnjë problemi numër një i tij dhe më i rëndësishëm se të gjitha problemet tjera.

Borrelli është në gjendje jo vetëm një Kosovë por shumë e shumë Kosova të viktimizojës si dhe në Kosovë të dështojë shteti i Kosovës dhe pavarësia e saj, vetëm e vetëm që të përcjell mesazh negativ botës dhe Katalonisë, kinse një përpjekje e tillë është e kot dhe e pa realizuashme. Ai e ka dertin dhe hallin e vetë. Borrelli përpiqet t´i mbetët besnik funksionit të cilin e ka krye më herët në Spanjë dhe Kosovën e ëndërron si shembull për atë dështim paraprakisht të imagjinuar nga ai, që të qetësojë dhe të dekurajojë Kataloninë. Qëndrimi i Borrellit karshi Kosovës është qëndrim personal i tij lidhur me Kataloninë. Prandaj ky është shumë i rrezikshëm për tërë rajonin dhe paqën në Ballkan.

Borrelli që aktualisht nuk është më ministër i Spanjës, cfarë ka qenë më herët, përpiqet të mbetët lojal dhe besnik shtetit të Spanjës. Ai është kryesisht i preokupuar me problemin e vetë në Spanjë. Mundohet që, në pozitë cfarë tani është, nëpërmjet Kosovës botërisht të jep Spanjës kontributin e vetë në konfliktin e Spanjës me Kataloninë. Ai më shumë është i interesuar për Spanjën sesa për Kosovën, prandaj është figura më e pa përshtatshme që të normalizojë marrëdhënjet Kosovë - Sërbi. Me një veprim të till, privat e subjektiv, në cilësinë e besueshme nga BE të ndërmjtësuesit paqësor dhe neutral, nga Borrelli nuk pritet kontribut për paqë dhe për më tepër ai mund të sjellë luftë. Prandaj është figura më kontraproduktive në emrimin e tij nga BE.

Josep Borrell ka deklaruar se ndihet i alarmuar me me situatën në veri me arrestimin kinse të jashtëligjëshëm të serbëve, përkundër asaj se ata ishin dhunues të ligjit dhe sigurisë dhe kanë lënduar afër 30 ndërkombëtarë që ruanin paqën dhe qetësinë, me të cilin fakt Borrelli, në një anëshmërinë e tij i abstrahon të gjithët dhe as që i përmend dhe nuk i lërë aspak përshtypje lëndimi i ndërkombëtarëve që e ruanin paqën, edhepse Borrelli i takon taborit ndërkombëtar.

Kosovën, të lënduar rëndë nga viktimat civil të pafajshëm dhe nga gjenocidi i agresionit në luftën e fundit nga sërbët, të ardhur nga “Pashalluku i Beogradit” në Kosovë, duke kryer sërbët përgjatë tërë rrugës gjenocid ndaj shqiptarëve autokton, dhe për të vazhduar mandej prap me gjenocidin tjetër serb ndaj shqiptarëve në Kosovë, Borrelli dëshiron Kosovën ta viktimizojë për llogari të Spanjës në raport me Kataloninë, thua se për këtë është i mandatuar si ndërmjetësues nga BE, duke e tradhëtuar kështu edhe besimin nga BE. Ky është objektivi privat i tij, si besnik i shtetit të Spanjës e si ish ministër i sajë, që nëpërmjet të Kosovës të percjellë shembull konkret, që me dështimin e pavarësisë së Kosovës, intimisht thellë të dëshiruar dhe të imagjinuar të tij, si dhe haptas të ndikuar me angazhimin e tij, të jep botës shembull negativ lidhur me Kataloninë.

Borrelli me sjelljet e tij luftënxitëse dhe kundër të drejtave universale të njeriut, nuk i bënë nder as Universitetit të Madridit, si profesor ku ishte më parë, dhe duhet të turprohet nga BE, nga SHBA, nga takimi i tij me Albinin dhe nga mbarë bota. Albini, dikur student elitar në universitet, shprehur në fjalorin të cilën Borrelli shumë mirë e kupton, din në ”shumë decimale” të lexojë saktë bashkëbiseduesin, qoftë ai edhe vetë Borrelli.

Në rast të ndonjë konflikti ndërnacional në Kosovë, duhet Borrelli të mbajë përgjegjësi para botës sepse i deleguar nga BE për t´i kontribuar paqës, ai ka bërë veprimin e kundërt dhe ka nxitur luftën. Edhe Katalonia duhet ta akuzojë Borrellin sepse ai nëpërmjet mashtrimit dhe planeve të tija private (më në fund qofshin ato edhe në bashkëpunim me dikend tjetër) ka dashur të godit kërkesat e Katalonisë për pavarësi nga Spanja.

Dorëheqja e tij natyrëshëm kuptohet se do të ishte i vetmi veprim adekuat si veprim moral i tij karshi BE, SHBA dhe karshi tërë botës së lirë demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat