Kush po e ushqen ulkonjën e zezë në mes të Evropës

Opinione

Kush po e ushqen ulkonjën e zezë në mes të Evropës

Nga: Dedë Preqi Më: 25 qershor 2023 Në ora: 13:07
Dedë Preqi

Evropa, sikur i kanë vënë perde përpara syve dhe nuk po shikon mirë para vetës, apo nuk po e kupton se ç’po i bëjnë dhe veprojnë udhëheqësit e saj, të cilëve ua ka dhënë besimin, brenda sëcilës nuk është vështirë të kuptohet se në pushtetin e saj po ushtrohet diçka me « hile » dhe jo në dobi të të gjitha kombeve në mënyrë të barabartë, apo thënë ndryshe, po zvetnohet rroli i saj dhe një përparim Evropian, dhe rritje e sigurisë së saj, në dobi e mirëqenje të kësaj familje.

Para syve të botës e kemi luftën në Ukrainë, të cilën e shkakëton Rusia e fashistit Putin, që mund të shkakëtojë edhe shkëndija të tjera edhe më të rrezikshme, një element negativ që shkon përtej tragjedisë njerëzore e cila mund të shmanget, poqese njeriu e ka kulturën dhe fisnikërinë njerëzore, që do ta ruaj dhe mbrojë këtë botë, duke e lënë anash vepren djallëzore që vepron në thellësinë e shpirtit të njeriut për shkatërrimin e kësaj bote.

Dhe liria e fituar e popullit të Kosovës, në një mënyrë do të vihët në veprim me seriozitet me një vendimmarrje të rëndësishme që do realizohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, ndërsa ne sot shohim se si qendra e gravitetit të Evropës, është e drejtuar nga gjërat që kanë vizione të verbëra, që po ia dikton Serbia, duke demaskuar dhe shantazhuar të vërtetat dhe realitetin mbi Kosovën.

Prandaj, situata e tensionuar në veri të Kosovës, është një skemë e përgaditur dhe plan i hartuar, është një kurthë e kurdisur, në të cilin pritët të atakohet në këtë grackë Kosova, të cilën e ka përgaditë Serbia dhe regjimi i Vuçiqit, me bashkë aleatët e vet, të cilët tani më, po shihen ditën për dielli, që këtë lloj loje, po e pëlqejnë Borreli dhe Llajçaku, duke marrë rrolin kryesor…

Vuçiqi, e ka traditë të bëjë varacione dhe lojra të tilla, sikur çdo herë tjetër përmes propagandave dhe politikave shofeniste, që janë përsiatje dhe praktika historike të botës serbe, që shërbejnë edhe për ndonjë akt të « pamatur », të Serbisë, në këto ambiente të krijojë një atmosferë konflikti dhe luftë nxitje, për deri sa lufta e Rusisë, në Ukrainë, mbetët si front i hapur, që do të ndikonte edhe në tensionimin e shumë vendeve tjera të rajonit dhe Ballkanit perëndimor, duke përfshirë edhe Kosovën.

Djallëzia dhe urrejtja patologjike e Serbisë, në krye me kriminelin Vuçiq, ndaj Kosovës së pavarur, po sinjalizon një tendencë të një konflikti të ri të mundshëm, që nuk do ndalet afër, por do të zgjerohet dhe do ti tejkalon kufijt e saj, në një mënyrë të rrufeshme dhe të rrezikshme, dhe Evropa, sikur po bënë magji dhe nuk e ka përshtypjen për ta mbajtur dhe ruajtur zogun që ka në dorën e vet, apo duke mos dashur për t’a vërejtur çastin e fluturimit të tij nga dora e saj, ku nuk do i dihet se çfarë drejtimi do të merr…

Kosova dhe kryeministri Albin Kurti, nuk po bënë asgjë jashta ligjeve që ka në Kushtetutën e vendit të vet, duke respektuar dhe shtrirë sovranitetin e vendit në tërë teritorin e Kosovës, pa dallim të ndonjë etnie dhe minoriteti, atëherë ku është qëllimi i atyre që po e kundërshtojnë një respektim dhe veprim ligjor të tillë brenda shtetit dhe teritorit të vet, duke e kthyer këtë veprim në të kundërtën e asaj, e cila po jep një shembull jo të mirë për një demokraci reale dhe bashkëkohore.

Veriu i Kosovës, është nyja e një lëmshi të madh që ndodhet para një situate të brishtë, që kërkon zgjidhje të mundimshme, apo ndërhyrje të bashkësisë ndërkombëtare pa « hile » për një zgjidhje të menjëhershme para se mund të shpërthejë ndonjë konflikt i kurdisur nga logjika dhe mentaliteti serb, sëcilës « valle » po i prinë Vuçiqi, dhe po e aplauzojnë Burreli, Llajçaku, Rama, Eskobar, dhe ambasadori Hill, në të cilën valle të rrezikshme, deshti apo nuk deshti, do të futët edhe Evropa, edhe pa pëlqimin e saj, që do ta pësonte për fat të keq edhe Kosova e pa fajshme.

Një situatë e tillë pasigurie dhe një gjendje aq më pak që do ta shpëtonte një lloj insistimi të herëpashershëm të Serbisë, nën udhëheqjen e Vuçiqit, jep një sinjalizim të qartë dhe një konstrukt i përgaditur kundër shtetit të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, që nuk do ishte aq e rëndësishme shkarkimi i tij dhe i kësaj qeverie, si një pengesë kryesore e planeve dhe programeve serbe për krijimin e Asociacionit të komunave serbe, por për të realizuar një autonomi të pavarur të këtij komuniteti, brenda shtetit të Kosovës, apo në teritorin e saj.

Prandaj, Evropa, sikur po e ushqyen vetë këtë ulkonjë të zezë përbrenda gjirit të vet, apo po i mbyll sytë para një situate të rrezikshme, të cilën mund ta evitonte duke mos ua lëshuar frejt krimineleve të Serbisë dhe aleatëve të Rusisë, duke marrë parasysh dhe ditur rrolin e historikun e tyre, por për të reaguar dhe vepruar në kohën dhe çastet e duhura ndaj rreziqeve të mundshme, që i kanosen jo vetëm Kosovës, por edhe më gjerë, që do ta pësonte edhe Evropa.

Evropë, a je tu e vërejtë se, Vuçiqi po ta mjegullon pamjen dhe ndoshta po ta përgadit ndonjë befasi të pa këndshme, dhe përpjekja e jote, duke e përgëdhelur Serbinë, nuk do të shpëtojë por do të pëplasi në ndonjë hendek të rrezikshëm, që ka erë lufte edhe në Ballkan, të cilin nuk do dëshiroje të realizohet ashtu si e dëshirojnë kundërshtarët e t’u, por ti vet po ua jep shansin të veprojnë dhe të rrisin apetitët e tyre, që kultivojnë dhe i ruajnë akoma elementet fashiste sllavo-ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat