Gërrëhamat neveritëse!

Opinione

Gërrëhamat neveritëse!

Nga: Bekim Rexhepi Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:31
Bekim Rexhepi

BE-ja nuk mund të lëshohet në aventurë të re, për një lloj autonomie politike në Kosovë sepse do të destabilizoj vërtetë rajonin në përgjithësi, pasi kërkesa të tilla të ngjashme për autonomi politike paralele mund të shtohen edhe në Serbi e Maqedoni të Veriut, ku shqiptarët nuk mund të penalizohen vazhdimisht dhe njëanshëm.

Perëndimi po orvatët të shmangë qëllimisht koincidencën e politikës së jashtme të Kosovës nga ajo e Francës, kur politika e jashtme e Francës mbante një qëndrim ndëshkues ndaj Gjermanisë; kjo politikë franceze deri në fund të luftës së II Botërore orvatej dhe donte të mbështeste ndarjen e Perandorisë Gjermane në një numër shtetesh të vogla, të pavarura ose gjithsesi të pengonte këto shtet të ribashkoheshin në një shtet të vetëm.

Meqenëse, këtë politikë Perëndimi ia ndalon Kosovës deri diku edhe Serbisë. Ribashkimi i Shqiptarëve dhe Bashkimi i Serbisë një shtet të vetëm mbetët një agjendë të vazhdueshme të konfliktit të përhershëm të forcave me tendencë dominuese.

BE-ja ka përqafuar me sukses politikën e jashtme franceze duke e ndarë Perandorin Gjermane në 4 shtete; 1. Republika Federale e Gjermanisë, 2. Republika Demokratike e Gjermanisë, 3. Zvicër (Shtet me dy komunitet dominuese gjerman dhe francezë, por zyrtarisht me gjuhë gjermanofolëse), dhe 4. Austria.

Pra, siç mund të kuptojmë BE-ja ka kontaminuar me sukses politikën e ndjeshmërisë se forcave të dobëta dhe që ndjehen të kërcënuar. Për këtë Gjermania nuk ishte e bashkuar në një shtet të vetëm, meqenëse sot kemi vetëm bashkimin e dy Gjermanive.

Serbia dhe Republika Serbska nuk përbënë më ndonjë forcë relevante për kërcënimin e sigurisë në rajon(edhe pse mund të kuptohet kështu nga ne), dhe gjithashtu as Shqipëria e Kosova nuk mund të përparojnë ushtarakisht (për ta kërcënuar dikë, edhe pse Serbia alarmon për këtë kërcënim nëse shqiptarët bashkohen në një shtet të vetëm) pa mbikëqyrjen ndërkombëtare të sigurisë së forcave, ky ekuilibrim mund të parandaloj luftërat në të ardhmen por mund të promovoj zgjidhjet e mundshme, të një pajtueshmërie të gjatë mes popujve për paqe të ndërsjellët.

Regjimet politike mund të mos pajtohen me politikën e ftohtë të BE-së, por kjo është politika e saj që shfaqet herë avancuese e herë tërheqëse, Politika në Serbi qëllimisht kushtëzon dhe i linçon insiativat e BE-së, për paqe të ndërsjellët. Madje sikur e lut fortë për një pajtueshmëri duke mos ushtruar presionin e mjaftueshëm për këtë, paqja nuk mund të mbetet jetime.

Ndërsa, Kosova në emër të kësaj paqeje nuk do të pranojë kërkesat absurde të Serbisë, për ndonjë autonomi politike (për pakicën e saj kombëtare), brenda shtetit të Kosovës. Por që për autonomi politike është vet Serbia ajo që të njëjtën gjë nuk e praktikon brenda shtetit të vet, sepse në Serbi ka më shumë pakica etnike (siç janë: hungarezët, shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët) se sa që ka pakica relevante në Kosovë, ku gjithsej përbëjnë 6/7% të gjithë popullsisë.

BE-ja nuk mund të lëshohet në aventurë të re, për një lloj autonomie politike në Kosovë sepse do të destabilizoj vërtetë rajonin në përgjithësi, pasi kërkesa të tilla të ngjashme për autonomi politike paralele mund të shtohen edhe në Serbi e Maqedoni të Veriut, ku shqiptarët nuk mund të penalizohen vazhdimisht dhe njëanshëm.

Shqiptarët nuk mund të sillën sikur nuk dëgjojnë gërrhamat neveritëse të ndërkombëtarëve ndonjëherë, qe kanë dy standarde, kur janë pyetje të drejtat e serbëve të mos ketë gërrhama dhe të mbahet qetësi dhe kur janë në pyetje të drejtat e shqiptarëve të kërkohet koordinim e qetësi, pa çka se të drejtat e shqiptarëve dukshëm po cenohen me aparteid.

E drejta jonë, nuk mund të jetë kompensim politik në asnjë tryezë ndërkombëtare, çoftë edhe nën siglën e BE-së, sepse ne s’po kërkojmë atë që s’është e jona. Është vet Serbia që kërkon të marri gjithçka edhe atje ku ka një serbë të vetëm. Kjo nuk shkon më, nëse vendi ka pushtet dhe qeveri të përgjegjshme.

Madje, në fakt nuk mund të mbajmë të gjallë kinse aleancë me perëndimin, ku ne emër të saj ne vazhdimisht shtyhemi dhe e cenojmë interesin e vendit tonë, sa herë që të na kërkohet diçka, ne dhe vetëm ne të bëjmë kompromise të dëmshme për shtetin dhe sovranitetin tonë, pra gjithnjë të japim dhe të mos marrim as gjë.

Nga lufta jemi të dëmtuar ne dhe jo Serbia, ajo ishte agresore dhe jo ne, ajo ka humbur të drejtën e saj ekspansioniste për të grabitur territorin tonë me gjenocid dhe këtë e ka bërë duke e sulmuar Kosovën me ushtri e forca të tjera paramilitare madje edhe nga jashtë.

Nuk mund ta mbajmë dhe të shtiremi se po e mbajmë edhe më tej një aleancë qe në fakt me demin tonë në shtet përpiqet ta harrnojë disi paqen e rreme gjetkë. Ne duam që shtetin tonë ta forcojmë dhe të mos mbes siguria jonë barrë e askujt, por vetëm e jona. Ne nuk mund të mbesim pre e këtyre aleancave që ndjekin vetëm parimet dhe na lënë pa pjesëmarrje në pragmatizëm.

Ne nuk duam që të bëhemi shtet qe pragmatizmin ta kthejmë në prishje te aleancave dhe në shërbim të ndonjë parimi që mund të qojë në agresion. Por nuk mund të jemi në aleancë të padrejtë që diku ajo përmes supermacisë se saj që shërben me karotë e diku me shkopinj, pa e çmuar rëndësinë e të drejtës ndërkombëtare.

Për këtë ne kemi të drejtë të shfrytëzojmë intelektualishtë opinionin publik botëror qe e drejta jonë duhet të kuptohet dhe jo të komprometohet për ecejaket politike në rendin e ri të gjërave dhe rirregullimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat