Të largohen Lajçak dhe Borell nga ndërmjetësimi, janë në favor të Serbisë

Opinione

Të largohen Lajçak dhe Borell nga ndërmjetësimi, janë në favor të Serbisë

Nga: Faton Mehmeti Më: 30 qershor 2023 Në ora: 17:17
Faton Mehmeti

Gjata kohës sa ishte ministër i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajçak, nuk ka pasur mendim të mirë për Kosovën, duke mbështetur me forcë mosnjohjën nga Sllovakia.

Mbase e rastësishme të jetë i njëjti njeri emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë – Serbi.

Edhe më shumë “rastësore” mund të jetë emërimi si shef i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Borell ish ministër i jashtës i Spanjës, edhe ky vend që ende nuk e njeh Kosovën, s’mund të jetë në favor të saj edhe tani në rolin e ri, pavarësisht aludimeve se z.Borell do të përfaqësojë qëndrimin e shteteve anëtare të BE-së.

Pra ai nuk do të flasë as në emrin e tij personal, e as në emër të shtetit që përfaqëson, deri tani kështu nuk ka rezultuar. Animet e tija dhe të z.Lajçak në favor të Serbisë kanë prodhuar kriza në veri të vendit.

Tentativat e Bashkimi Evropian që të rikthejë rolin e saj në përmirësimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, kanë dështuar për shkak të mungesës së neutralitetit të Lajçak dhe Borell.

Edhe më parë BE e kishte humbur besimin se mund të arrinte ndonjë rezultat, për këtë shkak  pati angazhim të fuqishëm të Amerikës, por edhe angazhimin tinëzar të Rusisë është angazhuar më fuqishëm në këtë pike, kjo bëri që BE të angazhohej më shumë, deri tani pa sukses, përkundrazi edhe ato marrëveshje të arritura nuk u zbatuan për shkak të ledhatimit të Serbisë.

Imagjino, kritikohet Kosova pse arreston banditët në veri, dhe nuk akuzohet Serbia pse nxit huliganët në një shtet tjetër të krijojnë trazira duke sulmuar edhe KFOR-in.

BE, nëse ka synim, deri tani ka ndodhur e kundërta, që të arrijë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndryshojë.

Ndryshimi i parë zëvëndësimi i z.Lajçak dhe z.Borell me përfaqësues tjetër nga shtet që kanë njohur Kosovën, e të cilët do të jenë më neutral, s’do anojnë nga agresori për t’i ra në qafë viktimës.

Nëse vazhdon më përfaqësuesit aktual, vështirë të ketë sukses, përkundrazi tensionet mund të shtohen edhe më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat