SHBA-të dhe BE-ja, ta durojnë dhe ta tolerojnë edhe nacionalizmin shqiptar e jo vetëm nacionalizmin shkatërrimtar serb

Opinione

SHBA-të dhe BE-ja, ta durojnë dhe ta tolerojnë edhe nacionalizmin shqiptar e jo vetëm nacionalizmin shkatërrimtar serb

Nga: Ejup Berisha Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:51
Ejup Berisha

SHBA dhe BE duhet ta durojnë nacionalizmin shqiptar në tridhjetë vitet e ardhshme aq sa këto e kanë duruar nacionalizmin e egër dhe agresiv serb gjatë tridhjet viteve te fundit, apo edhe më keq këta këtë  nacionalizëm e kanë duruar edhe më shumë e më gjatë më herët. SHBA dhe BE vazhdojnë akoma që ta durojne nacionalizmin serb pa e penguar, pa e gjykuar dhe pa e dënuar me asnjë masë, në asnje mënyrë dhe në asnje çast të njëjtin.

Le të bëhen të durueshëm amerikanët dhe europjanët e le ta durojnë edhe nacionalizmin shqiptar i cili dallon nga nacionalizmi i ashpër dhe agresiv serb për skak se nacionalizmi shqiptar për dallim prej atij serb në shënjestër nuk e ka asnjë komb dhe asnjë shtet tjetër përpos që manifestohet në emër të respektit dhe të dashurisë për kombin dhe për trojet shqiptare si dhe në emër të kujdesit dhe të dashurisë për dy shtetet tona.

Nacionalistët serbë me shekuj kanë rrahur, kanë keqtrajtuar, kanë lënduar, kanë dhunuar dhe kanë vrarë njerëz të pafajshëm dhe të pambrojtur në Ballkan, këta më shumë dhunë kanë ushtruar ndaj kombit shqiptar në trojet e tyre etnike ndërsa nacionalistët shqiptar asnjërin prej këtyre problemeve, të këqijave dhe veprave të liga se kanë bërë dhe nuk ua bëjnë asnjë kombi dhe shteti tjetër. Pse Amerika dhe Europa kaç shumë e duruan dhe vazhdojnë akoma që ta durojnë dhe ta përkrahin nacionalizmin serb mbetet që të tregojnë vet përfaqsuesit e këtyre subjekteve ndërkombëtare, me siguri se këta kanë edhe arsyet e tyre për këtë gjë. Dhe derisa amerikanët dhe europjanët kanë përkrahje dhe tolerancë shumë të madhe ndaj nacionalizmit serb nga ana tjetër këta nuk kanë kurfar tolerance ndaj nacionalizmit shqiptar.

Javëve të fundit njëher të vetme shqiptarët e Kosovës e aktualizuan dhe e ngjallën nacionalizmin e tyre dhe atë si dashuri dhe si dëshirë për të qenë sovran dhe të vetët në vendin dhe në shtetin e tyre dhe e gjithë bota u ngrit në  këmbë kundër tyre. Parashtrohet pyetja në çfar aspekti nacionalizmi serb na qenka më i mirë,  më i durueshëm dhe më i butë për amerikanët dhe për europjanët se nacionalizmi shqiptar kur ky i pari saher që aktivizohet si pasojë e tij ka viktima në njerëz dhe shkatrrime masive e ky i fundit apo nacionalizmi shqiptar një her u aktivizua dhe menjëherë u ngritën në këmbë amerikan dhe europjan me shum vërejtje kërcënime dhe me paralajmërim për sankcione. Së fundmi shtetet e BE-së kanë miratuar pako të disa sankcioneve për Kosovën e këta çuditërisht asnjëher asnjë vërejtje se kanë pasur dhe se kanë shprehur për nacionalizmin shkatërrues serb.

Athua vallë përfaqsuesit e Amerikës dhe këta të Europës a e dinë se asnjë figurë e rëndësishme shtetërore ushtarake dhe politike në Serbi nuk është ndrruar por të njëjtit janë akoma aktiv dhe me shumë ndikim në jetën politike dhe shtetërore të Serbisë qysh nga koha e diktatorit dhe gjakatarit serb Sllobodan Millosgeviç. Këta bile ishin edhe bashkpunëtorët më të ngushtë dhe më besnik të tij. Atëherë pse Europa dhe Amerika kanë përkrahje tepër të madhe bile edhe të parezervë për nacionalizmin serb dhe zero apo aspak tolerancë për nacionalizmin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat