Donika Gërvalla, gardiane e shtetit ligjor dhe të së drejtës

Opinione

Donika Gërvalla, gardiane e shtetit ligjor dhe të së drejtës

Mustafë Shabani Nga Mustafë Shabani Më 11 korrik 2023 Në ora: 13:59
Donika Gërvalla

"Mirëdita shqiptar" Ishin fjalët e njeriut i cili i ishte bashkuar protestës së shqiptarëve në Bonn.Ato u shoqëruan me një duartrokitje frenetike dhe një erupcion të pa parë tek gati 50.000 protestuesëve aty.

Jo, nuk ishin vetëm shqiptar, por në mesin e protestuesëve ishte edhe një numër i konsiderueshëm gjermanësh e të tjerë 

Mua më shoqëronte miku im Wolfgang Brockpaehler një humanist e njeri i letrave .

Ai  u befasua dhe emocionua jo vetëm nga prania e madhe e njerëzve,nga organizimi dhe sjelljet dinjitoze e të njerëzishëme të pranishmëve,porë më shumë nga fjalët përzgjedhura  e mikut të shqiptarëve Z Stefan Schwarz i cili do të vazhdonëte për të thënë :Shqiptarët si pasaardhës të Ilirve,jan njëri ndër kombet më të vjetër të kontinentit,ata në Evropën e shek. 20 rrezikohen të zhduken nga një regjim shovenisto barbar,nga fashizimi i ri në Evropë,dhe ne nuk duhet të lejojmë diqka të tillë,sepse ashtu jo vetëm që rrezikohet ekzistenca e një kombi paqësor,,liridashës,i lashtë dhe me kulturë evropiane,porë rrezikohet edhe paqëja,siguria dhe jeta në gjithë ballkanin perëndimor e më gjerë,dhe ne i thuam fashizmit dhe zhdukjesë JO e paralelisht i themi PO jetës dhe paqesë,lirisë së shqiptarëve. ..  

Fjalët e tija të përzgjedhura të cilat përcilleshin me duartrokitje frenetike të të pranishmëve 

Gati 30 vite më vonë Donikë Gërvalla SCHWARZ  në forumin e Dubrovnikut pyet:"A është BE-ja e aftë të garantoj paqen e sigurin e kontinentit?!?

Ajo përgjigjet duke thënë JO e dhe rikujtonë vitet 2014 apo Krimen,1939  ,1991,1992,1999" dhe këto dështime të përsëritura atë e shqetësojnë tejmase duke pasur parasysh edhe faktin që edhe familja e sajë ishte viktimë e barbarisë sërbe 

Ende sot e asaj dite nuk dihet shkaku i heshtjesë dhe moszbulimit i atijë akti barbar,ndodh ajo shkaku i mosaftësisë së shtetit ku ajo jeton,apo shkaku i ndonjë rrethane e cila mbetet ende e pasqaruar nga shteti ku ajo jeton me burrin gjerman dhe bashkësisë së kombeve së cilës i takon vendi ku ndodhi atentati ende i pazbuluar 41 vite më parë,dhe me të drejtë ajo BE-në pa SHBA e quan "Tigër prej letre"

Sejcili nga ne do e dëshironëte një BE të fuqishëm e të vendosurë për paqe,liri dhe Siguri në Kontinent porë fakt është,një të tillë për fat të keq nuk ka pa SHBA .

Edhe pse sejcili nga ne e më gjerë e di një gjë të tillë,jo vetëm që heshtet para këtijë fakti,porë duke filluar nga opozita e pakrye,e vazhduar me B-analista bajat e të shiturë marrin në thumb zonjën e vërtetë e cila Atdheut i doli në ball saherë ju deshtë  atijë pa ju trembur asnjëherë as qerpiku i syrit 

Ajo ishte në  protestat e para më 1990, grevën e urisë së  studentëve më 1991 për demokraci në Shqipërin totalitare,për tu rikthyer në shtetin ku u atentua i Ati,duke ndihmuar shtimin dhe organizimin e LDK-SË ,e duke përkthyer më 1994 në Bonn e gjetiu,duke përkrahur e ndihmuar Sali Çekajn në organizimin e rezistencës së armatosur,,në mbrojtje të pragut të shtëpisë,dhe paralelisht duke demaskuar politikën shovene të Mlosheviqit nëpër televizionet gjermane,ku më 1998 mundi dhe shpartalloj demagogun e  kryeministrin e më vonshëm sërb Z Zoran Djindjiq .

Derisa Donikë Gërvalla SCHWARZ po i kryenëte këto angazhime të cilat po ia rrezikonin jetën ata që ka kohë e sidomos ditëve të fundit gjuajnë gur dhe rrasa atëherë regjimi  fashistoid ishte nëkulmin e tijë,kishin ulurë kokën si struci,ose kishin ngriturë zërin kundër sajë dhe bashkëpunëtorëve të sajë e LDK-së së tyre e cila po organizonëte jetën paralele për mbijetesë,dije e dritë,organizim i cili i ishte bërë I pakaluar për regjimin barbar të shekullit 20.

Dhe ishte Donika kudo ku po kërkohej 

Ajo u përpoq dhe bëri përpjekje në reformimin e LDK-SË së pllakosur nga butak, byrokrat e teknokrat,dhe ajo la familjenë e jetën luksoze për të mirën dhe forcimin e LDK-SË ata i mbyllën deren dhe me dhunë e larguan që aty 

Është Donika Gërvalla SCHWARZ ajo e cila demaskoj politikën shovene sërbe gjithandej e sidomos në KS të KB.

Si njeri, si intelektuale,si femër,si viktimë e regjimeve totalitaro fashiste.

Kush gjuan gur dhe rrasa në DONIKË GËRVALLA SCHWARZ ai(ajo)ata(ato)gjuajnë gur dhe rrasa në veprimtarin kombëtare e cila përherë ishte prijtare e proceseve për të gjitha kohët,me të gjitha mjetet për të vetmin qëllim lirin e Kosovës,barazin e shqiptarëve me kombet tjera,shtetndërtimin,shtetin ligjor dhe të së drejtës,demokracin dhe prosperitetin,dhe integrimet evroatlantike.

Të tillët ose nuk dijnë,ose nuk duan të dijnë.

Ata që nuk dijnë e nuk duan të mësojnë,ishin dhe jan në taborrin tjetër,dhe të tillët nuk jan nuk mund të jen me sovranin i cili Donikës I dha votën ti thot jo nënshtrimit të cilin e pam më 2013 dhe 2015 e shohim dhe e ndjejmë që pas vendimit pozitiv të GJND-së ku toka dhe nëntoka me gjithë që kishte bëri që shqiptarët nga ofensiva të kthehen në defansivë,dhe ajo erdhi pas  rrëximit të Presidentit Sejdiu me thikë pas shpine,për të instaluar gjashtëpikëshin e Bann Kee Moon dhe dialogun e panevojshëm i cili në pushtet solli dyshen e dyshimtë dhe gjithë atë që pasoj me Fusnootë e Zhleb e Çakorr,Zajednicë e gjithë poshtërsitë që sollën deri këtu,ku Sërbia agresore luan rolin e viktimës.

Ku bandat kriminale dhe vrastare marrin rolin mbikëqyrës,dhe ligji i  xhunglës vije në shprehje,për fat të keq shpeshherë ose në vazhdimësi në bashkounim me kriminel shqiptar lidhjetë e lëvizjetë e të cilëve të qojnë tek zyrtar të lartë shtetëror,tek ata të  cilët edhe pse instaluan gjithë të këqijat,dhe që hipokrizia të jetë edhe më e madhe,të  njëjtitë trumbetojnë për shtet ligjor,e gardian të të cilit duhet me çdo kusht të jen rojetë e mjegullnajës dhe stuhisë,në fakt rojet e urës ndarëse.

Sipas tyre që situata të mos eskaloj rojet e krimit urrejtjesë dhe barbarisë duhet të  marrin rolin e atyre që mbajnë rend dhe ligj,madje madje të tillët do duhej të trajtoheshin  si engjëj e viktima,e shtetit ligjor dhe i së drejtës të barazohet me regjimin barbar të shekullit 20 nga I cili pësuan:sllovenët,kroatët,boshnjakët e së fundmi shqiptarët me 848,000 të  dëbuar nga Kosova, dhe u vranë 15,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, 1,008 ushtarë dhe policë serbë dhe të tjerët civilë të thjeshtë 

Lufta dhe barbaria e sajë zhduki fillimisht pa gjurmë 5.000 shqiptar të pafajshëm,mbetjetë e shumicës u gjetën dhe kthyen familjarëve,porë megjithatë ende shumë familje rrijnë nënë ankth e me dhimbje të papërshkruar sepse nuk dihet fati I diku 1.500 personave të tjerë,të kidnapuar me dhunë e terror policoro ushtarak, nga I cili pësuan  edhe mbi 20.000 femëra të dhunuara nga hordhitë barbare ,si dhe 400 masakra anekëndë Kosovës së përgjakur.

Kush hesht para rojeve të ndarjesë krimit dhe barbarisë tyre,ai mbyll sytë para gjithë atyre masakrave të regjimit  barbar,kush mbyll sytë para asaj barbarie ai mbron në heshtje ose me zhurmë regjimin barbar dhe gjyko intervenimin e NATOs ushtarët e eprorët e sajë dhe politikat e politikbërsit  ndoqën hordhitë e mizorive,për fat të keq për tu stacionuar e  rikthyer në Mitrovicë ku kryen pastrim etnik para syve trupave të ushtarëve francez duke deportuar  me dhunë e terror shqiptarët autokton dhe këto lloj organizatash antishqiptare dhuna dhe barbsria e tyre na e kthe kujtesën në vitet më të vështira.

Në vitet e mbijetesës  e cila u shkrua me gjakun e njerëzve më të mirë të kombit, të cilin po e nderon e respekton Donika bashk me atë të babait të saj.

Le të jetoj e fitoj e drejta në Evropën e civilizimit,me dhe për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat