Dorëzohet Kurti në veri!

Opinione

Dorëzohet Kurti në veri!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:34
Autori Fatmir Bajraj

Kurti pajtohet me kushtet e Serbisë për de-përshkallëzimin dhe shtensionimin e situatës në veri, dhe tani ia dorëzojë sovranitetin e shtetit "Milicisë Fashiste" të Vuçiqit dhe këtë e bënë përmes "violinës" së Kurtit në dialogun e Brukselit, z. Besnik Bislimi në Bratislavën e Lajçakut, ky i fundit ndërmjetës i dialogut nga "Tigri prej letre"!

Të ngujuarit në Komunat e Veriut, pra "Oso Kukat" e Edi Ramës i kishte "mish për top", dhe ata u "flijuan & martirizuan" për kauzën e pushtetit populist të Kurtit & Osmanit të cilët patën "shtri" sundimin e ligjit dhe shtetin ligjor në Veriun e Kosovës!

Dilema është : Çka me organizatat terroriste, të cilat s'janë asgjë tjetër përveçse "Milicia Fashite & Bandat Kriminale"?

A do të thotë kjo, gjithnjë sipas logjikës dhe diskursit të Kurtit, se Republika po dorëzohet para "Milicisë Fashiste"?

Meqë përgjigja është PO, atëherë kujt iu desh konfrontimi dhe përplasja me aleatët dhe partnerët tanë strategjik, deri në nivelin e sanksionimit të Kosovës me masa ndëshkuese (lexo : sanksione), me ngrirje të fondeve, përjashtim në proceset integruese dhe në marrëdhëniet me NATO-në, si dhe izolimin e vendit dhe të krerëve të institucioneve shtetërore në nivelet diplomatike dhe përtej tyre?

Kosovës dhe qytetarëve të saj, nuk i është dashtë kjo qasje, ky diskurs dhe ky narracion disfatist & fatalist i binomit Kurti & Osmani, por me siguri të plotë, kjo gjendje i duhej dhe i duhet Serbisë, dhe jo vetëm...!

Si duket, presioni bëri punë edhe të Kurti, edhe pse dikur në opozitë thoshte :

"Unë s'di dhe s'kuptoj së çka është presioni, dhe ata të cilët dorëzohen para presionit, janë të shantazhueshëm dhe kriminel"!

Sipas kësaj logjike dhe standardi të z.Kurti, edhe ky është kriminel dhe i shantazhueshëm.

Një gjë duhet të thuhet troç:

Dëmet e shkaktuara nga qeverisja e Kurtit & Osmanit, janë kapitale dhe për fat të keq, edhe t ‘pariparueshme në plotëni.

Le t ‘shpresojmë në fundin politik të Kurtit dhe t ‘pushtetit të Tij populist, dhe t ‘bëjmë që ky fund të jetë sa më afër, dhe me sa më pak pasoja...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat