Kriza e burrave në shtetin e grave!

Opinione

Kriza e burrave në shtetin e grave!

Nga: H.Rafuna Më: 12 korrik 2023 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

-Jo, ne nuk kemi nevojë për burra
- Por ne i duam ata!

A është faji i gruas që burri nuk guxon të flasë për ndjenjat e veta?

/Linn Isabel Eielsen Autore, ilustruese, aktore, karikaturiste dhe muzikante/

Nja dy herë në vit botohen artikuj se sa turp është për burrat që nuk lejohen më të jenë “burra të vërtetë”, sepse shoqëria jonë është bërë shumë e feminizuar. Të dielën, NRK Ytring publikoi kronikën "Burrat në tokën e zonjave", shkruar nga studenti mashkull i psikologjisë Adam Njå.

-Ai flet për fokusin e pamjaftueshëm në shëndetin mendor të meshkujve, si dhe mbi mjekimin me ilaçe për ADHD. Një hapësirë ​​e madhe kolone përdoret gjithashtu se si gruaja nuk ka më nevojë për burrin, gjë që e bën burrin të ndihet i tepërt dhe i tjetërsuar!

-Unë nuk dua t'i shkaktoj mëkat origjinal një gjinie të tërë duke thënë se dikush korr ashtu siç mbjell, por dua të theksoj se sistemi është krijuar dhe mirëmbajtur nga burrat dhe se ju jeni të mirëpritur të bashkoheni në luftën për të shqyer këtë rend të vjetër nga rrënjët, sepse përfitojmë të dyja/të gjitha gjinitë nëse e heqim qafe këtë problem patriarkal.

Përderisa femrave u duket jo tërheqëse, shprehja e ndjenjave tek meshkujt, këtë mit nuk e kuptoj, pse edhe në këtë shekull vazhdohet të frymëzohet kjo vjetërsi?

Disa femra sigurisht që do ta shohin jo tërheqëse, por ka edhe meshkuj që besojnë se femrat duhet të jenë nën 60 kg. As njëra dhe as tjetri nuk janë përfaqësues të ideales kohore.

Mos i përjetësoni këto mite, dhe nëse ky është lloji i gruas ose burrit me të cilin shoqëroheni,  atëherë gjeni gra të tjera.

Nuk është faji i gruas, pse burri nuk guxon të flasë për ndjenjat e veta!

Nuk mund të jetë kërkesë e gruas që ajo të jetë e pafuqishme, shoqërore dhe financiare, dhe nga këto, burri të ndihet i pa nevojshëm.

Nuk mjafton që ai të mbështetet në aftësitë e tij të lindura biologjikisht, ai në fakt duhet të bëjë një përpjekje të përbashkëta!

Ne nuk kemi nevojë për burra të gjatë për të mbërri  molla, ne kemi shkallët për t’i arrijtë ato, por nuk mund t'i hedhim shkallët, sepse burri mbetet pa bë asgjë!

As kjo nuk është për të qeshur, sepse ka ende shumë cilësi dhe aftësi të tjera që burri mund t'i vendosë në tryezë, në kërkim të një partneri dhe kuptimi në jetë.

Sistemi ynë shkollor nuk është i feminizuar. Sikur  sistemi shkollor ashtu edhe akademia i ngjajnë vetes që nga kohërat e lashta. Ajo bazohet në idenë se studentët do të shkojnë në fabrika, aty ku sistemi nuk u krijua nga një grup grash rreth një tavoline 300 vjet më parë.

Ne nuk kishim as një profesoreshë në Norvegji deri në vitin 1912.
Sistemi u krijua nga burrat, prandaj nuk është faji i gruas që përfundoj duke u marrë më të mirën, kur më në fund,  u shkollua shumë kohë pas burrit. Gabimet  dhe të metat e sistemit shkollor duhet të përpunohen, përderisa nuk është faji i gruas dhe as i burrit që burri ndjehet se është në vështirësi…)

Profesionet mashkullore si inxhinierët, pilotët dhe ushtarët profesionistë kanë paga më të larta se profesionet femërore si mësueset dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor. Punët mashkullore në përgjithësi vlerësohen më shumë se ato femërore, gjë që çon në paga më të larta dhe taksa më të larta.

Por, kur kemi të bëjmë me punën, aty ku mund të bëhet fjalë për “plehë”, ose "mut", paga është goxha e ngjashme…)
Unë mund të kuptoj se disa burra edhe mund të ndihen si një "relikt nga një kohë tjetër". Shoqëria po ndryshon, ju thjesht duhet të shoqëroni ndryshimin.

Ne nuk mund të ndalojmë të gjithë zhvillimin shoqëror dhe barazinë, aty ku burrat janë më komod në sistemin që i kan qepur vetes. Është e garantuar se do të ketë një sërë vendimesh dhe normash edhe tani në 2023, por ekstremet janë mënyrat për të gjetur ekuilibrin.

Bota nuk është projektuar nga gratë, dhe ju nuk jetoni në një vend të grave. Si femrat ashtu edhe meshkujt kanë qëndruar në role të paarritshme gjinore për shumë vite, por tani është radha e burrit të ndjejë shqetësimin dhe të ripërcaktojë rolin e tij në familje, shoqëri dhe botë.

E di që është një detyrë e vështirë, sepse zgjohem çdo ditë dhe punojnë  për të njëjtën gjë.
Ka gjëra të rëndësishme qe duhet diskutuar, por mos u ankoni se nuk kemi nevoje per ty….)

Është koha që njeriu të kuptojë se patriarkalizmi as nuk i bën dobi,  dhe se ai duhet të prishet përpara se të gjejmë një shoqëri ku të gjithë njerëzit mund të përdorin aftësitë e tyre në maksimum.

Nga norvegjishtja;
H.Rafuna

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat