Putinit të Ballkanit - Vuçiqit, po i ngushtohet rrethi!

Opinione

Putinit të Ballkanit - Vuçiqit, po i ngushtohet rrethi!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 13 korrik 2023 Në ora: 08:56
Aleksander Vuçiq

Një figurë kriminele si A. Vulin, është vështirë të gjendet jo vetëm në Serbi e rajon, por ndoshta edhe në mbarë botën. Konkurrentët më të fuqishëm mund t´i ketë vetëm Daçiqin dhe Vuçiqin.

 Vulin i përgjigjej Vuçiqit sepse përmes tij i kryente punët më të pista, të cilat vetë si shef qeverie, nuk kishte guximin të merrte përgjegjësi shtetërore.

Vulin për ta dëshmuar besnikërinë ndaj shefit të tij tregohej edhe më serb, më racist e më barbar, se vetë shefi i tij.

Vulin me vetë figurën e tij prej një Frankenshtaini, tregon se është pikërisht një  monstruoz. Këtë e ka dëshmuar dhe dokumentuar edhe me racizmin e tij ndaj shqiptarëve.

Veprimet e tij raciste kanë zgjatur tepër gjatë, por falë SHBA e vunë në listën e sanksioneve duke ia bërë me dije edhe Vuçiqit, që as ai nuk do jetë i paprekshëm.

Vuçiq me të mësuar lajmin për sanksionimin e Vulin – it nga SHBA, nga tronditja deklaroi me indinjatë se, droga nuk u zbulua në byronë e tij, por në Shtëpinë e Bardhë.

 Apo pse sanksione të tilla nuk u vendosën edhe ndaj ministrit Sveçla.  Njësoj sikur të shtrohet pyetja: nëse burgoset Putini, i kërkuar nga Gjykata e Hagës për krime, pse nuk u burgos edhe kryetari Biden ? Nuka është aspak çudi, por Pyetje të tilla banale bënë vetëm Putini i Ballkanit, Vuçiqi.

 Pa marr parasysh se çfarë deklaron Vuçiqi, kjo është një masë preventive nga SHBA, me të cilën ua tërheqin vërejtjen edhe të tjerëve, sidomos atyre vendet  autoritare dhe diktatoriale, që në të ardhmen me ta mund të veprohet sipas ligjeve ndërkombëtare.

Pra një dëshmi se SHBA edhe pse ndodhen përtej atlantikut nuk janë një tigër prej letre, por punojnë për një stabilitet të përgjithshëm rajonal dhe global.

Për fat të keq kjo fuqi vendimmarrëse i mungon EU, e cila detyrohet vetëm t´i ndjek SHBA në veprime. Reagimet e EU janë vetëm me deklarata dhe kërcënime boshe, që askujt nuk i bëjnë përshtypje të veçantë.

EU si një gjigant financiar, të vetmen masë fuqiplote për t´i imponuar gjërat i ka sanksionet ekonomike, por sanksionet e tilla askund deri më sot nuk kanë dhënë efekte pozitive, apo rezultate të pritshme.

Një dobësi tjetër e EU është se nuk është reformuar dhe nuk flet me një zë. Kjo po vërehet kur me vite po zvarritet reforma mbi refugjatët, e cila po bllokohet ngase të 27 shtetet nuk arrijnë ta aprovojnë dokumentin e propozuar përfundimtar. U mungon uniteti. Të 27 shtetet nuk arrijnë të bien në ujdi ngase u mungon reformimi, derisa me qindra refugjat po vdesin rrugëve detare nëpër Mesdhe në drejtim të EU.

Lajçak mund të rrëfej ëndrra të bukura për Unionin, por realitetin të gjithë e njohin. Krizat dhe konfliktet EU nuk mund t´i zgjidh pa SHBA, e cila po ashtu ka nevojë për EU, së paku në përkrahjen financiare dhe atë morale.

Por kur është fjala te sanksionet ndaj individëve siç është përfaqësuesi i krimit Vulin ka një domethënie të jashtëzakonshme, sepse pas tij lista pritet të zgjerohet edhe me përfaqësuesin tjetër serb Dodik, po aq i rrezikshëm për stabilitetin e rajonit.

Në një listë të tillë pritet që më në fund të jetë edhe Vuçiq. Dosjen përmes mediave tashmë ia ka bërë publike, gazeta prestigjioze New York Times.

Po u vazhdua në këtë formë, ka gjasa që Ballkani t´i kthehet paqes, duke u çliruar nga hegjemonia serbe, e cila fare nuk dallon nga ajo ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat