Demokracia e brishtë, dhe fallco e politikës dhe e Shoqërisë Civile në Kosovë!

Opinione

Demokracia e brishtë, dhe fallco e politikës dhe e Shoqërisë Civile në Kosovë!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:33
Ismail Muçiqi

Janë ngritë në këmbë grupet e interesit, të rreshtuara me të ashtuquajturat parti politike bashkë me disa organizata të shoqërisë civile për t'i bashkërenduar qëndrimet kundër Qeverisë dhe institucioneve legjitime të Shtetit të Kosovës.

Kjo metodë e aktivizimit politikë dhe shoqërorë i përket sistemeve moniste dhe diktatoriale të cilat dështuan gjatë shekullit të kaluar në shumë shtete të botës.

Javën e kaluar Lidhja Demokratike e Kosovës në krye me Lumir Abdixhikun dhe klanin e tij organizuan tryezë duke e ftuar shoqërinë civile për të ju bashkuar kauzës kundër Qeverisë Kurti dhe kundër institucioneve tjera të Republikës.

Të njëjtën rrugë po e ndjek edhe Aleanca e Ramush Haradinajt duke i ftuar disa organizata të shoqërisë civile për ta analizuar dhe vlerësuar situatën aktuale politike në vend. Edhe njeriu më naiv në tokën e Kosovës e dinë dhe e kupton prapavinë e këtyre iniciativave me plotë kalkulime dhe demagogji për rrëzimin e Qeverisë në pushtet me shpresë se këto parti në krye me liderët e konsumuar do ta marrin sërish pushtetin.

Rreshtimi pas këtyre partive të disa organizatave të shoqërisë civile tregon shkallën e ulët dhe mjerimin e demokracisë në Kosovë. Shoqëria civile po sillet si trambulinë e partive politike duke u larguar nga misioni i saj dhe nga normat dhe statuset të cilat duhej të ishin burim i zhvillimit të proceseve demokratike me vlerat e avancuara perëndimore.

Kjo mënyrë e sjelljes dhe e veprimit të disa organizatave të cilat thirren në emër të shoqërisë civile është larg realitetit të misionit që duhej të kishin OJQ-të dhe shoqëria civile.

Për situatën aktuale politike në të cilën gjindet Kosova, rajoni organizata e shoqërisë civile do të duhej që ti ofronin idetë e veta të pavarura në bazë të analizave dhe studimeve gjeopolitike, e jo të bëhen pjesëmarrëse (të rreshtohen pas partive politike) duke shkelur kauzën e demokracisë.

Koha po tregon se individ të caktuar të cilët kanë folur në emër të shoqërisë civile tani po shfaqin pretendime dhe aspirata për të hyrë në politikë për interesat e tyre personale.

Duhet theksuar se ky bllok i rreshtuar në emër të partive politike ku po bëjnë pjesë edhe disa përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa gazetarë opinionist në disa mjete të informimit po kontribuojnë drejtpërdrejt në përqarjen e opinionit dhe në destabilizimin e raporteve nder njerëzore në shoqërinë Kosovare.

Shteti i Kosovës po sfidohet gjithandej nga jashtë dhe brenda nga grupet e interesit dhe nga klanet partiake të gërshetuara në disa organizata të shoqërisë civile të cilat asnjëherë nuk janë reformuar me stafin udhëheqës por në krye qëndrojnë të njëjtit njerëz të cilët janë të mbështjellur me petkun partiak.

Këto iniciativa në momentin e pikërishëm që gjendet Kosova nuk pritet ti sjelli asgjë të mirë vendit, por ky polarizim mund të na sjellë dëme dhe kaos ashtu si ndodhi në mbledhjen e fundit të Parlamentit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat