Shqiptarët vidhen, ku * *a krihet!

Opinione

Shqiptarët vidhen, ku * *a krihet!

Nga: Ilir Levonja Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:47
Autori Ilir Levonja

Bujqëve të Shqipërisë u janë vjedhur fondet e Bashkimit Europian. Ndaj nuk është e rastësishme që prodhimet kalben fushave. Nuk është e rastësishme që po mbyllen ferma, po lihen në mëshirë të fatit serat. Deri hirra blihet në Serbi. Vet shqiptarët ikin, madje vriten edhe rrugëve, shuhen bash edhe si familjarë që ikin për punë sezonale. E megjithatë askush nuk skuqet dhe askush nuk mban përgjegjësi.

Gjithçka shkon si një lajm televizori me ca spikere plot botokse e yndyrë që ky high defination ta shpif fare. Ashtu siç nuk është e rastësishme që të gjithë ata që kultivojnë grurin sot dalin me humbje. Askush nuk përgjigjet. Madje kasta qeveritare ka vetëm një refuzim bastard, dyshen Berisha-Meta. Po ikin studentët, madje po mbyllen për çdo vit shkolla e fakultete. Nuk ka perspektivë, ka korrupsion, nuk ka sherbime me standarte europiane..., kasta qeveriatre të përgjigjet se, kështu veprohej edhe kur qeveriste Saliu. Po arrestohen javë pas jave ish kryebashkiakë, ministra, zëvendëskryeminstra.

Kasta qeveriatre dhe madhëria e tij Edi Rama të përgjigjen se, ça pastaj. Nuk mbajmë përgjegjësi për hajdutët. Megjithëse tjetër gjë u ka thënë shqiptarëve për ata kur i emëroi. Hajdutët e tij nuk i emëruan shqiptarët, i emëroi ai. Sot kuvendi po digjet për llogaridhënie me fondet e vjedhura për bujqit. Shikoni jepen lekë për bujqësinë dhe ato i marrin ca halbakë inceneratorësh, gjoja do bëjnë sera, nga ana tjetër paguajnë hotelet nëpër botë për legenët e qeverisë. Qofshi ju që jeni dhe i duroni. Kurse kryelegeni, kryeministri del në fejsbuk dhe merret me çështjen e veriut në Kosovë. Ka çimentuar mendësinë se nuk i jep llogari askujt. Derisa opozita është sipas tij nongrata, ai ka të drejtë të merret me veriun e Kosovës.

Jo, ore jo, nuk i jep llogari opozitës, u jep juve. Por ju po e toleroni shumë megjithëse e keni postulat në gojë atë që fshati digjet dhe kurva krihet. Krejt ndryshe nga Shqipëria, Kosova investon në bujqësi. Nuk u vjedh fondet bujqëve të saj, por i mbështet. Nga ana tjetër, Kosova është shtet i pavarur, ka qeverinë e vet, ka kuvendin, ka Kushtetutë, ka popull. Shkurt e di vet se ku i pikon çatia. Nuk ka nevojë për ku* *ën e Shqipërisë. Në vend që të shkoj në parlament se për atë paguhet, shkon e fshihet dhe merret me veriun e Kosovës. Qeverisja e tij është më tragjikja e të gjitha kohërave në dhjerokracinë tonë, pasi si shqiptarë kurrë nuk keni qënë më kaq pa identitet, kaq pa gjak, kaq tolerantë sa dështimin flagrant po e mbuloni me një, varja, vari leshtë. Opozitarë të ndarë, shoqëri e ndarë, baraz, vdekje e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat