Trojka Ballkanike e interesuar ta mbajë Kosovën peng dhe të izoluar me botën!

Opinione

Trojka Ballkanike e interesuar ta mbajë Kosovën peng dhe të izoluar me botën!

Nga: Assoc.Prof.Dr.Nijazi Halili Më: 22 korrik 2023 Në ora: 12:48
Nijazi Halili

Historikisht politika serbe ishte e do të jetë krijues i krizave dhe destabilzues i politikës në Ballkan dhe me çdo mjet fuqishëm do të veproje në dëm të Kosovës dhe integrimit të saj në strukturat euro-atlantike dhe organizatat ndërkombëtare.

Mirëpo Kryeministri Kurti në ketë drejtim duhet të tregohet mjaftë i kujdesur e gjak ftohur me veprimet e tija, sepse çdo veprim i nxituar e dëmton rende procesin e zgjidhjes se krizës së vendit dhe rikthen të arriturat e vendit për periudhën njëzet vjeçare në pikën zero.

Aleksander Vuçiq është në dijeni se Kosova ka mbështetje të  fuqishme  ndërkombëtare, prandaj ai  me çdo kusht do të  përpiqet që  të  bllokoj procesin e zgjidhjes së krizës rajonale dhe qëllimi i tij, është ta mbanë kosovën peng, dhe të izoluar me botën 
dhe në ketë aspekt  ta qes prej loje zotin Kurti, mirëpo në as një rast  pala kosovare në krye me zotin Kurti, nuk guxon të  tregohet e paaftë e në ketë drejtim ta izolon vendin për shaka të politikës dhe lojërave  të pista të trojkës Ballkanike, e cila në vazhdimësi po përpiqet dhe me të vetmin motivacion bllokimin e Kosovës në procesin e nismave rajonale dhe integrimin e saj drejt NATO-s dhe BE-së.

Ne, jemi me fat që kemi mbështetje të  fuqishme ndërkombëtare prandaj kërkohet unitet me klasën politike dhe futje në shërbim të gjuhës së  diplomacisë, duke mbajtur raporte të mirë me faktorin ndërkombëtar, e në anën tjetër  KM Kurti duhet të tregohet  mjaft  fleksibil dhe i shquar që topin t'i ja kalon Vuçiçit, kjo do të ishte rruga  më e favorshme me qit prej loje çetnikun serb Aleksandër Vuçiqin, që është pjellë e vazhdimësisë së  platformës së Ilia Garashaninit, Vaso Çubriloviçit, Ivo Andriçit, Dobrica Qosiçit dhe kishës serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat