Florini ka përmbushur borxhin ndaj lirisë së Kosovës dhe UÇK-së !

Opinione

Florini ka përmbushur borxhin ndaj lirisë së Kosovës dhe UÇK-së !

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 6 gusht 2023 Në ora: 06:25
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Mirëpo, qe    25 vjet në kohë paqeje së bashku me prindërit, me familjarët dhe me bashkëluftëtarët e Ilir Konushefcit dhe të Dr.Hazir Malajt,  është duke pritur  për të dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës për vrasjen makabër të këtyre dy heronjve të kombit shqiptar.

S’ka dyshim se ngritja e një procesi të tillë gjyqësor,   do të hetonte dhe  zbulonte vrasjen e këtyre dy heronjve të UÇK-së, Ilir Konushefci (gjenerlamajor) dhe Dr. Hazir Malaj (mjek), të vrarë në një pusi në rajonin e Tropojës. Më 9 maj 1998. Mirëpo, fatkeqësisht shteti shqiptar ende nuk ka urdhëruar Prokurorinë, që të fillonte një proces gjyqësor  për të zbardhur engigmën 25-vjeçare të vrasjes së këtyre dy heronjve të Kosovës.

 Edhe Florini sikurse këshëriri i tij, Adrian Krasniqi, asgjë nuk kurseu për UÇK-në dhe për lirinë e shtrenjtë të Kosovës së Shqipërisë Etnike

Pikërisht, Adriani dhe Iliri ishinë ata, që Florin Krasniqin e bindën, e frymëzuan, e trimëruan, e motivuan dhe shtytën për t'u besuar se  lufta e tyre ishte e drejtë  dhe e ligjshme për çlirimin dhe për shkolonizimin e Kosovës nga Serbia kolonialiste gjenocidale (1912-1999).

Ndaj, nuk ka asnjë dilemë se, Florin Krasniqi (kushëriri i heroit të rënë të UÇK-së, Adrian Krasniqi) me veprën e tij patriotike në shërbim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës, u dëshmua si një  nga mbështetësit dhe furnizuesit  më potencialë  të grumbullimit të armëve të UÇK-së (1998-99) në diasporën  shqiptare të Amerikës, patrioti dhe atdhetari i patrembur, biznesmeni i njohur në Nju-Jork, Florin Krasniqi ka merita të mëdha historike, politike , kombëtare dhe diplomatike, që  bashkëveproi, bashkëpunoi e bashkëkoordinoi ngusht me Mërgatën  Shqiptare në Nju-Jork… e gjetkë të Amerikës, si dhe ndikoi te  qarqet politike  shtetërore të Amerikës (jo vetëm politikisht, diplomatikisht, por edhe ushtarakisht të ndërhynin kundër trupave pushtuese barbare dhe gjenocidale serbe, me ç’rast në saje të bombardimit luftarak “78 ditësh” e detyruan Serbinë agresore dhe gjenocidale të kapitullonte dhe të tërheqet  përgjithmonë nga Kosova shqiptare. Këtë e  vulosi “Marrëveshja e Kumanovës e datës 9 qershor 1999, e arritur mes NATO-s dhe ushtarakëve pushtues kriminelë serbë me gjeneralin e tyre Nebojsha Pavkoviq në krye, të cilin Tribunali i Hagës (themeluar më 1993 nga OKB-ja)  në vitin 2009 e dënoi me “22 vjet për krime të luftës  në Kosovë”.

Pikërisht, Konferenca e Rambujesë me në krye Madeleine Albright (ish-sekretare e Departamentit Shtetëror Amerikan)  ishte ajo, që  në mars të vitit 1999 e njohu botërisht (duke u bazuar në rregullat dhe në parimet e së drejtës humanitare ndërkombëtare) , e ndërkombëtarizoi UÇK-në si Organizatë legjitime dhe legale në luftën kundër pushtuesit gjenocidal serb në Kosovë (1989-1999). Këtë, de fakto dhe de jure e provoi edhe ndërhyrja e aviacionit luftarak të NATO-s,  që më 24 mars deri më 10 qershor 1999 e bombardoi Serbinë dhe Malin e Zi-RFJ-në e Slobodan Milosheviqit, me ç’rast Kosova u çlirua përgjithmonë nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

Nuk ka dyshim  se, gatishmëria dhe vullneti i Florin Krasniqit nga Nju-Jorku i Amerikës, që të vete në Prokurorinë e Tiranës për të deponuar dëshminë e tij, se kush dhe pse i kanë vrarë heronjtë e Kosovës: Ilir (H) Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj në rajonin e Tropojës (te përroi i Poravës së Fierzès) së Shqipërisë, më 9 maj 1998, duhet  mbështetur dhe marrë në konsideratë edhe nga qeveria e Shqipërisë, edhe nga qeveria e Kosovës, sepse  pas 25 vitesh, do të bëhej e mundur, që insituticonet dhe organet e sistemit të drejtësisë në Tiranë dhe në Prishtinë, që t’ia zbardhin fytyrën drejtësisë, demokracisë, shtetit të së drejtës dhe humanizmit të dy shteteve demorkatike, siç janë Shqipëria dhe Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat