Pse kryeministri Rama ndihet më shumë borxhli ndaj Serbisë sesa ndaj Kosovës?

Opinione

Pse kryeministri Rama ndihet më shumë borxhli ndaj Serbisë sesa ndaj Kosovës?

Nga: Daut Emini Më: 11 gusht 2023 Në ora: 13:11
Edi Rama

Në histori ka pasur disa qeveri shqiptare që kanë ardhur në pushtet me ndihmën e Serbisë (Mbretëria e SKS, ish-Jugosllavia...,)! Nga veprimet dhe sjellja e Edi Ramës si kryeministër gjatë dekadës së fundit qeverisëse, në marrëdhëniet serbo-shqiptare në përgjithësi dhe marrëdhëniet e tij personale me Vuçiqin, më jep të drejtën të dyshoj se pas gjithë kësaj fshihet një borxh i madh i Ramës ndaj Serbisë! Analiza e mëposhtme më bënë të dyshoj se qeveria Rama-1, ashtu si disa qeveri të mëparshme, në vitin 2013 erdhi në pushtet me ndihmën e Serbisë!

Në Qeverinë e parë të Ramës, Serbia emëroi të dërguarin e saj të posaçëm në kabinetin e Ramës, gazetarin dhe publicistin e njohur kosovar, Baton Haxhiu, i cili edhe sot, në mandatin e qeverisë Rama-3, vazhdon të jetë në të njëjtat pozicione, si i dërguari i Beogradit në kabinetin e qeverisë shqiptare! Dhe çdo veprim i kryeministrit shqiptar ndaj Kosovës ka kaluar nga Baton Haxhi! Për rolin e Baton Haxhiut në shërbimet serbe (UDB-ja e njohur jugosllave), opinioni shqiptar dhe i huaj e kuptoi kur ai ishte dëshmitar në gjyqin e Millosheviqit në Gjykatën e Hagës. Gjatë fjalës së tij, Millosheviq ia ka kujtuar Baton Haxhiut rolin e tij në shërbimet serbe! (Ky material mund të shihet edhe sot në you tube).

Viktima të këtij Plani Rama-Vuçiq ishin lojtarët dhe stafi i Kombëtares shqiptare! Të gjithë u sulmuan nga huliganë serbë të cilët u lëshuan të hynin në fushë nga forcat e sigurimit të ndeshjes! Interesant ishte fakti se dhunë u ushtrua vetëm ndaj kombëtares së Shqipërisë, por jo edhe ndaj grupit të VIP-ave, mes të cilëve ishte edhe vëllau i kryeministrit Rama, Olsi Rama!

Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd është realizuar sipas planit dhe skenarit! Ajo që bëri përshtypje në opinionin shqiptar dhe të huaj ishte konferenca për shtyp e dy kryeministrave, Rama-Vuçiq, pas takimit që patën në objektin e qeverisë serbe në Beograd. Fjalimi i Ramës para gazetarëve ishte sikur të kishte ndodhur në Tiranë dhe jo në Beograd. Atje ai kërkoi nga Serbia që të njohë pavarësinë e Kosovës (nje deklarate e kordinuar paraprakisht me Vuciq per te krijuar imazh tjeter tek kosovaret). E në kohën kur Rama po fliste, Vuçiq dukej se po fshinte djersën, ndoshta për momente “të vështira” që po kalonte nga fjalimi i Ramës! Ndaj Vuçiq sillej sikur mezi priste që Rama të mbaronte fjalimin dhe kërkoi mbylljen e kësaj konference me gazetarët! Pas këtij momenti, të dy së bashku u larguan nga podiumi! Sipas meje, pasi kanë kaluar në prapaskenë, Rama dhe Vuçiq janë përqafuar për interpretimin e suksesshëm të rolit që patën! Kjo pasi edhe pas këtij “skandali” të trajtuar nga mediat serbe, Rama dhe Vuçiq kanë pasur një darkë më shumë se miqësore, vëllazërore, së bashku nën tingujt e muzikës nacionaliste sërbe! Nga ana tjetër, Rama në vend që të kthehej në Tiranë, për shkak të “skandalit” që ndodhi në konferencën me gazetarët, merr pjesë në një forum ekonomik dhe pas tij shkon në Luginën e Preshevës. Ne Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, Rama shkoi per dobësimin e imazhit që kishte Albin Kurtit dhe me qarqet shqiptaro-serbe te tipit te Shqiprim Arifit tentuan ta ulin krenarinë shqiptare në Luginë. Nga Lugina kalon në Kosovë, ku e mirëpresin si hero kosovarët, për “trimërinë” që tregoi në mes të Beogradit! Kjo ishte pjesa e parë e Planit Rama-Vuçiq, për rritjen e rrejshme të imazhit të Ramës në Kosovë dhe u realizua me shumë sukses!

Ja çka shkruan Jakup Krasniqi, ish-Kryetar i Kuvendit të Kosovës, pas vizitës së Edi Ramës në Beograd:

“Vizita e Ramës në Beograd tregoj:

Se Rama është lideri më stabil në Evropën Juglindore,

Se fjalët i mendon dhe i thotë me menquri të veçantë dhe

Politikës serbe i dha një leksion të rendësishëm për politikat që duhet të udhëhiqen në rajonin tonë.

Politika evropiane, në Ballkanin e trazuar e ka gjetë përfaqësuesin e saj të denjë.”

Pra, ky rast tregon suksesin dhe efektet pozitive të Plani Rama-Vuciq për rritjen e imazhit të Ramës në Kosovë, jo vetëm te shtresa e rëndomtë qytetare por edhe te krerët e politikës kosovare! Pra realizim i 100% i qëllimit të Planit kundër Kosovës!

Hapi i radhës i kryeministrit Rama ishte emërimi i ekspertëve kosovarë si këshilltarë, zëvendësministra dhe ministra në kabinetin e tij (Genc Cakaj, Besa Shahini, Valbona Shujaku, Hajrulla Çeku,...). Emërimi i këtyre ekspertëve nga Kosova nuk ishte se Shqipëria nuk ka ekspertë të tillë, por për një lëvizje politike në shërbim të rritjes së imazhit të rremë të Ramës në Kosovë.

Emërimi i Vlorës Hysen si Drejtoreshë e SHISH (Shërbimi Informativ Shqiptar) nga kryeministri Rama është shumë i diskutueshëm! Kjo për faktin se Vlora Hyseni ka ushtruar të njëjtën detyrë në Kosovë! Pra ishte Drejtoreshë e AKI-së (Agjencisë për Kundërzbulim dhe Zbulim) të Kosovës që u shkarkua nga kryeministri i Albin Kurtit! Ky hap i kryeministrit Rama lë shumë pikëpyetje sepse nuk mund të ketë arsye tjetër veç ndërhyrjes flagrante në punët e Shërbimit Informativ të Kosovës, në planet e tij strategjike, përmes ish-zyrtares së Kosovës, Vlora Hysen! Kur kësaj i shtohet edhe fakti i marrëdhënieve të këqija mes dy kryeministrave, Edi Rama dhe Albin Kurti, emërimi i Vlorës Hysen si Drejtoreshë e SHISH-it ka prapavijë serioze kundër Kosovës por edhe synime të errëta kombëtare!

Bazuar në të gjitha pikat e përshkruara më sipër, nuk ka mundesi tjetër pos përfundimi se Qeveria aktuale e Partisë Socialiste e drejtuar nga kryetari i saj dhe Kryeministri aktual, Edi Rama, i cili drejton Shqipërinë që nga viti 2013, është krye dhe këmbë i ndikuar nga Beogradi dhe Moska! Veprimet e kryeministrit të qeverisë shqiptare në të gjitha mandatet e saj dhe rrethanat e krijuara nga Shqipëria, duke refuzuar Kosovën dhe duke e përqafuar Serbinë, tregojnë se ndikimi rus në Ballkan ka rrënjë të thella pikërisht në dy vendet e rëndësishme të Ballkanit Perëndimor, në Serbi dhe në Shqipëri! Ndaj, letra e grupit të zyrtarëve evropianë dhe amerikanë drejtuar qendrave vendimmarrëse perëndimore, Uashington, Londër dhe Bruksel, shigjetat duhet të drejtohen jo vetëm ndaj Vuçiqit, por edhe ndaj satelitit të tij, Edi Ramës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat