Rihapja e Dosjes së “pluhurosur” 25-vjeçare - akt historik, kombëtar dhe ndërkombëtar

Opinione

Rihapja e Dosjes së “pluhurosur” 25-vjeçare - akt historik, kombëtar dhe ndërkombëtar

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 12 gusht 2023 Në ora: 16:46
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Nuk ka asnjë dilemë se, zhbllokimi i “Dosjes Ilir Konushefci-Hazir Malaj”, do të jetë një ditë  e shënuar historike dhe, një fitore e madhe dhe e bardhë  për  Prokurorinë e Shqipërisë, sepse do të davariste enigmën 25-vjeçare të padrejtësisë së një politike të dështuar, që pati diktuar mbylljen  hermetike të saj “,  vënë në dukje me theks të posaçëm analistët e mediave shqiptare në Ballkan (1998-2023).

Nëse angazhohen dhe bashkërendojnë kryeministrat Kurti dhe Rama, mund ta zhbllokojnë Shqipërinë nga hipoteka e Fatos Nanos !

Nëse kryeminisri atual i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama urdhëron zhbllokimin politik 25-vjeëar të “Dosjes” së Ilir Konushefcit dhe të Dr, Hazir Malajt, të vrarë në një pusi nga kriminelët terroristë vrastarë, Agim dhe Bislim Demiri në rajonin e Tropojës më 9 maj 1998, s’ka asnjë dyshim se, së shpejti, do të ftohej në Uashington për t’u takuar me presidentin e lartnderuar  të Amerikës, Joe Biden. Kjo do të ishte një fitore e madhe e kryeministrit Edi Rama  për funksionimin dhe afirmimin e shtetit të së dejtës dhe të sistemit demokratik  të Shqipërisë, të cilën si Amerika, ashtu edhe 22 vendet e BE-së, do ta përshëndesnin dhe mbështesnin fuqishëm dhe, pa asnjë hezitim.

Me një veprim të tillë racional human, politik, juridik, kushtetues dhe demokratik, kryeministri Edi Rama, edhe para Amerikës, edhe para NATO-s, edhe para 22 vendeve të BE-së(që e njohin Kosovën e pavarur dhe sovrane), do të dëshmonte se Shqipëria nuk është shtet kleptokratik dhe autoritar, që diktatorit, oligarkisë dhe bishtave të tyre mafioze, t’u sigurojë burime enorme të të ardhurave, të parave, të kënaqësisë individuale, grupore dhe klanore dhe të pushtetit të pakufizuar absolut, që të gjitha këto anomali antiligjore varrosin drejtësinë, solidarësinë, barazinë dhe demokraicnë për shumicën dërrmuese të shoqërisë.

Me një fjalë, shkurt e shqip, Shqipëria nuk është shtet kleptokratik, por demokratik parlamentar. Mirëpo, megjithatë, ky sistem “vuan” nga politika e diktatit të disa “vipave”, ndonëse t֝ë zgjedhur me votën demokratike të popullit, por fatkeqësisht vendimet e tyre politike janë të gabuara dhe antidemokratike, ngase në mënyrën arbitrare i imponohen sistemit të drejtësisë (prokurorive dhe gjykatave).

S’ka dilemë se , një diktat i tillë antihuman, antiligjor, antikushtetues dhe antidemokratik  ka ndikuar, që të mbyllej “DOSJA KONUSHEFCI–MALAJ” (1998), për shkak të politizimit të vrasjes së këtyre dy heronjve të UÇK-së, përkatësisht të Kosovës, e cila ndodhi në zonën e komunës së Fierzës te përroi Porava, më 9 maj 1998 në një pritë terroristësh të vrastarëve të pabesë shqipfolës-vëllezërve Agim dhe Bislim Demiri.

Meqenëse kryeministrat e qeverive të deritashme të Shqipërisë dhe të Kosovës (2000-2023) qe 25 vjet nuk kanë  kërkuar drejtësi, që  të zbardhet vrasja e trishtë e heronjve, Ilir konushefci dhe Dr. Hazir Malaj, atëherë, siç thuhet “dorën në zemër”, ka ardhur koha që të dy kryeministrat aktualë: Edi Rama dhe Albin Kurti, ta riaktivizojnë “DOSJEN E MBYLLUR” të këtyre dy hernojve të kombit shqiptar, sepse mjaft qe 25 vjet  atë e ka “arkivuar” një vendim politik arbitrar ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano, kështu thuhet në shumë masmedia shqiptare si brenda, ashtu edhe jashtë Shqipërisë dhe Kosovës.

Kështu thuhet edhe në  këtë analizë politike të Ibrahim Kelmendit (organizator, veprimtar i shquar i kauzës shqiptare, themelues, udhëheqës i dalluar i LPK-së, kryetari i Fondit “Vendlindja Thërret”, organizues, mbështetës, financues dhe furnizues me armë të UÇK-së“ ) :   ”…se hetimet për vrasjen e Konushefcit, janë ndërpre me urdhër të liderit të Partisë Socialiste Fatos Nano. Këto i kam mbajt mend nga rrëfimi i Kryeprokurorit të Shqipërisë, Z. Theodhori Sollaku, kur e kam lut të më informonte për hetimet që janë bërë. Ato hetime duhet të jenë ndërpre me urdhër të Kryeministrit Fatos Nano.”  (shih: https://lajm.co/ibrahim-kelmendi-deklason-xhavit-halitin-vrasja-e-ilir-konushevcit-nuk-ishte-aksidentale/).

Nanoja ka “amnistuar” veten, duke e futur shtetin nën hipotekën e padrejtësisë !?

Mirëpo, shteti dhe drejtësia shqiptare, kurrë nuk duhet pranuar një hipotekë të tillë të politikës së kurdisur nga ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano (1997-1998). Kësaj intrige politike dhe provokimi të shtetit shqiptar të Fatos Nanos, sa më parë të jetë e mundur, kryeministri aktual Edi Rama nevojitet, që t’ia heqë “vellon” njëherë e përgjithmonë, sepse  në asnjë fromë Shqipëria (si shtet) nuk është involvuar në rastin e ekzekutimit të Ilir Konushefcit dhe të Dr.Hazir Malajt, më 1998, vrasësit, tanimë qe 25 vjet janë të njohur për opinionin publik. Këta janë vëllezërit: Agim dhe Bislim Demiri. Ndërkaq, ende nuk dihen se kush janë organizatorët,  sponsorët dhe “mentorët” e tjerë, të involvuar në këtë krim terrorist. Këtë mund ta zbulojnë vetëm Gjykatat e Shqipërisë ose të Kosovës, nëse RIAKTIVIZOHET  procedura penale gjyqësore e “Dosjes së Ilir Konushefci – Dr.Hazir Malaj”, ku gjyqëtarët, do të nxirrnin në shesh të vërtetën historike dhe ligjore, se kush dhe, pse i vrau heronjtë e UÇK-së: Ilir (Halit) Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj.

-Jo më pak se 25 vjet, shkruhet dhe përfolet se ish-kryeministri i Shqipërisë,  Fatos Nano me një vendim politik të tij ka bllokuar procesin gjyqësor për zbardhjen e vrasjes së Ilir Konushefcit dhe të Dr. Hazir Malajt. Në këtë mënyrë, Nano liroi veten nga çdo përgjegjësi se, mund të ishte involvuar në një proces të tillë, dhe këtë ia hodhi shtetit shqiptar, duke e futur nën hipotekë, se gjoja “shteti e ndaloi dhe e politizoi” këtë vrasje makabër!?

-Vërtet, kjo ishte aftësia politike e Nanos, dhe dobësia e funksionimit të shtetit të së drejtës, sepse e tërë leva e tij, pa asnjë arsye pranoi një “hipotekë” të tillë  të Fatos Nanos, sikur ky të ishte vetë Shqipëria, e jo vetëm një kryeministër. Një tolerancë e tillë nuk ka ndodhur aksund në praktikën e marrëdhënieve ndërkombëtare të shteteve demokratike parlamentare, që një kryeministër  për hiret, për fajet apo për gabimet e tij, ta fut “shtetin nën hipotekë”!?  

-Jo vetëm ish-prokurori i Shqipërisë, Theodhori Sollaku, siç ka theksuar Ibrahim Kelmendi, por shumica dërrmeuse  e mediave shqiptare, thonë se, -Fatos Nano e ka bllokuar procesin gjyqësor “Konushefci-Malaj” ?

-E pse Sali Berisha pas tij (2005-2013) nuk e zhbllokoi?!

-E pse Edi Rama (kryeministër aktual) pas kryeministrit Sali Berisha (2013-2023) ende nuk po e zhbllokon këtë proces gjyqësor ?!

-A nuk është ky politizim sui generis i rastit “Konushefci-Malaj” ?!

-Kujt i duhet ky politizim?-

-Kujt i duhet kjo "ngrirje" e këtij procesi gjyqësor?

–Atyre që duan pushtet të pakufijshëm e jo drejtësi ! – Atyre që duan ta fshehin të vërtetën ligjore, që ta falsifikojnë historinë e UÇK-së! -Atyre që e urrjenë dhe veprojnë kundër Shqipërisë!

Në këtë rast absurd, antihuman, antiligjor dhe antikushtetues, a duhet të flasë drejtësia, apo të heshtë edhe 25 vjet të tjera, sikurse deri tash, ashtu si ka diktuar  politika e djeshme  e ish-kryeministrave dhe, siç dikton edhe politika e sotme e kryeministrave  aktualë: Edi Rama dhe Albin Kurti, të cilët ende nuk janë prononcuar për hapjen e kësaj“teme” për debat as në shkallë shetetërore e as në atë ndërshtetërore a ndërkombëtare.

Mirëpo, të gjithë, duhet të jemi të vetëdijshëm se, derisa të mos zbardhen këto vrasje nga Kosova dhe nga Shqipëria, Amerika, BE-ja dhe NATO-ja, do të na pyesin vazhdimisht (-Pse, çfarë po ndodh me mosrespektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë dhe në Shqipëri?); si është e mundur që politika arbitrare  e kryeministrave apo e ministrave, të vihet mbi ligjin, mbi kushtetutën dhe mbi të drejtën humanitare ndërkombëtare dhe publike ndërkombëtare.

Për të hequr një hipotekë të tillë në emër të shtetit të Shqipërisë, të “dhuruar” nga Fatos Nano, që nga 9 maji i vitit 1998, si kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, urgjentisht, duhet të kërkojnë nga Prokuroritë dhe nga Gjykatat e tyre, që të ngrejnë proceudrën për ngritjen e padisë penale gjyqësore për t’i nxjerrë në bangën e zezë të gjithë ata, që kanë qenë të involvuar në kryerjen e këtij akti terrorist vrastar të heronjve: Ilir Konushefci dhe Dr. Hazir Malaj.

Ndryshe, asnjëri e as tjetri nuk mund të lavdërohen,se sistemi i drejtësisë (prokuroritë, gjykatat etj.) në Kosovë dhe në Shqipëri  janë të shkapura nga diktati dhe nga përzierja e politikës ditore të qeverive të tyre.

Sa më sipër, Rihapja e “Dosjes Konushefci-Malaj” (1998-2023), është jo vetëm akt human, ligjor, kushtetues, juridik, kombëtar dhe ndërkombëtar, por edhe akt historik, patriotik shtetëror, sepse pas  25 vitesh ia zbardh fytyrën rendit demokratik dhe drejtësisë-SHTETIT TË SË DREJTËS, sepse SHQIPËRIA (si shtet) nuk ka gisht në vrasjen e tyre, por dikush nga armiqtë e UÇK-së dhe të SHQIPËRISË, që ne nuk jemi në dijeni se, kush mund të kenë qenë ata, duke qenë se qe  25 vjet të "betonimit" të procesit gjyqësor, gjykatat përkatëse nuk kanë dhënë asnjë verdikt gjyqësor të formës së prerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat