Koha për patriotizëm shtetëror e kushtetues!

Opinione

Koha për patriotizëm shtetëror e kushtetues!

Hisen Berisha Nga Hisen Berisha Më 13 gusht 2023 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Kryeministri duhet të jetë i përgjegjshëm, në raport me komunitetet shqiptare pakicë, apo shtet formuese, në vendet fqinje, në veçanti me popullin shqiptar në Maqedoni, Serbi, Mal të zi e Shqipëri, sepse Albini nuk bën ti instrumentalizoj këto komunitete. 

Kjo vizitë nuk do të kishte asgjë të keqe sikur do të pritej nga Ali Ahmeti apo edhe qeveria e Maqedonisë.

Pra, homologimi me përfaqësues periferik të politikës shqiptare në MV, promovues te ideologjizmave, fanatizmave, është shumë shqetësues.  

Veprimet e Albinit ngjajnë me veprimet e Sadam Hyseinit kur ai e mori rolin e mbrojtjes së Palestinezëve nga Izraeli, apo ndërhyrjet e Ajetullahut në Jemen, Siri, Bahiren, etj. por të gjithë e dimë si përfundoj Sadami. 

Liderët kosovar, duhen të sillen ashtu siç janë sjelle liderët shqiptar të Shqipërisë me Kosovën, me mbështetje politike, diplomatike, logjistike etj, apo siç bënë për Kosovën shqiptarët në Maqedoni e Kosovë Lindore etj, pra nuk e morën patronatin e udhëheqjes dhe ndikimit të vendimmarrjes mbi Kosovën, as para lufte, as në luftë, as në pavarësi. 

Tendenca e Albinit me u imponua si lider gjithëkombëtar dhe me ndërhy në politikat e brendshme, apo "brenda shqiptare" si në Shqipëri e Maqedoni, është e rrezikshme dhe mund të reduktoj peshën e shqiptareve, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut e Kosovë Lindore. 

Shqiptarët në Maqedoni përkatësisht Tetovë e ku do që janë, në të vërtetë cili do kryeministër që i viziton, ata dalin dhe e mirëpresin, sepse ata e respektojnë Kosovën, Shqipërinë apo qoftë ai edhe Dritan Abazi-viçi i Malit zi! 

Mirëpo ky Kryeministër, shqiptarëve në Maqedoni ju ka premtuar lirimin e grupit të Kumanovës ose të paktën ekstradimin në burgjet e Kosovës, gjë që s’ka bërë asgjë që prej se e ka marr mandatin dhe në interesimin tim personal ka reaguar shumë agresiv dhe me injorancë, duket se është e pa mundur ta arrijnë të bëjnë atë që kishte premtuar në fushatë në emër të kauzave elektorale edhe me çështje të ndjeshme si kjo e tjera. 

Po kjo tashmë është bërë e kuptueshme për faktin se ky s’po mundet ta kryej punën e tij e të vendosë drejtësi me rastin Dehari, e lëre më ta liroj dike nga burgu në Maqedoni. 

Prandaj, me e udhes do ishte dhe po i kërkoj Albin Kurit ti vizitoj të burgosurit e luftës së fundit nga viti 1999-2001, si dhe ti vizitoj ata të “grupit të Kumanovës” nëse ka kurajë qytetare të shkoj. 

Ajo që na e zbardhë e kaluara e tij kur është në luhatje të pushtetit, na thotë se kjo është përpjekja e Kurtit që ta shtrij autoritetin e LVV edhe në Maqedoni, përkatësisht Tetovë e pse jo edhe në Mal të zi?! 

Por kjo përpjekje e tij është e destinuar në dështim dhe tanimë ketë e ka vërtetuar Shqipëria, duke e ndëshkuar me votë ketë Lëvizje. 

Në fakt lëvizja Kurti, na qon në indikacione me te rrezikshme!?

Në bazë të atyre që i kemi parë në mesin e incizimeve, është i interesuar të gjëj dëshmitar sa me shumë kundër të mbajturve në Hagë si Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Madje këto përpjekje i ka fuqizuar shumë. Prandaj vizita e tij në Tetovë, nuk duhet parë pa rezerva se po flasim për treva ku kanë lëvizur UÇK!? 

Sa i përket grupit te Kumanovës  vet kunati i Albulena Haxhiut ka deklaruar, se nuk i duhet ndihma e Albin Kurtit, e aq më pak transferimi në Kosove. 

Pra nisur nga sa më sipër u tha, kjo është e lehtë të kuptohet se këto veprime, ky i ka vetëm fushatë.

Kështu që, vizita e tij është e pa nevojshme në Maqedoni, përderisa shqiptaret në Veri të vendit qëndrojnë të mbyllur nga frika e grupeve kriminale serbe. 

Në takimin e Forumit të parlamentarëve, për trafikimet me armët e vogla e të lehta, që u mbajt në Tiranë, si Kosovë kam kërkuar amandamentimin, pikërisht artikullit 10, të Traktatit për armët i OKB, për ta plotësuar edhe me një amendament shtesë “shtetet të mos i keqpërdorin komunitetet e tyre etnike, në shtetet fqinje, për destabilizuam dhe nxitje konfliktesh, duke i armatosur hapur apo ilegalisht komunitetet në shtetet fqinje” rast studimi federatat si ajo Ruse, Jugosllave etj. 

Prandaj “ballvan politikat” nacionaliste janë doktrina e shkolla të njohura për ne, e që kanë perënduar me rënien e Millosheviçit dhe Serbisë millosheviçiane. Sot, kombi ynë ka nëvoj për patriotizëm shtetëror për ta dashur shtetin, e kushtetues për ti respektuar institucionet! 

Këto mbetje doktrinarë lidershipi përmes nacionalizmave primitiv ideologjive e izmave tjerë, që ende po qarkullojnë nëpër disa vende të Ballkanit, janë të fundit, që do perëndojnë me regjimin Kurti &Co në Kosovë dhe Vuciqit në Serbi, Kim Yongut në Korenë Veriore, Putinit në Rusi, Venezuela, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat