Koment mbi shkrimin e Skënder Kapitit për Albin Kurtin

Opinione

Koment mbi shkrimin e Skënder Kapitit për Albin Kurtin

Nga: Ilir Malindi Më: 14 gusht 2023 Në ora: 23:11
Ilir Malindi

Në gazeta lexova një opinion të analistit nga Durrësi, të z. Skënder Sadri Kapiti me titull ”Dallimi i Kryeministrit Kurti me kryeministrin e Shqipërisë dhe me ishkryeministrat e Shqipërisë e Kosovës”.

Vendosa të shkruaj një koment të shkurtër rreth shkrimit të z. Kapiti , për atë opinion  dhe analizë reale , të saktë,të duhur dhe të merituar të z. Kapiti për kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti.

Përshëndes z. Kapiti për mbështetjen që po i bën dhe që i ka bërë z. Kurti edhe më parë,pasi pothuajse është ndër shumë të rrallët nga Shqipëria që vlerëson intelektualin,politikanin, patriotin dhe atdhetarin e madh, Kryeministrin e Kosovës z. Albin Kurti.

Nga shkrimi i   z. Kapiti po citojmë : “Kurti kundër “të gjithëve”, por Albin Kurti nuk është   kundër demokracisë,ligjit, shtetit dhe  as  kundër interesit kombëtar, por është për ligjin,për shtetin,për demokracinë,për reciprocitetin,është për luftën kundër korrupsionit,  dhe për integritetin territorial të Kosovës”.

Shumë analistë dhe opinionistë të paftë e të pashtyllë kurrizore ashtu si dhe shumica e politikanëve shqiptarë deklarohen se Albin Kurti është kundër të gjithëve.Po është e vërtetë se Albin Kurti është kundër të gjithëve, sepse opinioni shqiptar ka parë e dëgjuar vetëm kryeministra e politikanë shqiptarë të cilëve u ka interesuar vetëm vetja e tyre, vetëm pushteti  e pasuria dhe që  kanë bërë edhe veprime dhe kanë u sjellë dëme të mëdha shqiptarëve dhe Shqipërisë e Kosovës.

Duke parë zhvillimet në Kosovë gjykoj se është fat i madh për Kosovën, dhe meriton respektin dhe mirënjohjen më të madhe  populli i Kosovës për mëncurinë dhe për vleresimin e besimin që treguan duke e votuar dhe duke ia besuar qeverisjen e pushtetin z. Albin Kurti.

Nuk mund të paramendohet se si do kishin shkuar gjërat sot në Kosovë nëse në pushtet do të ishin dështakët,ish-politikanë e pushtetarë  të ndëshkuar me 14 Shkurt 2021, të cilët i kanë bërë dëme të mëdha Kosovës, dhe të cilët i kanë lënë një trashëgimi jashtëzakonisht të rëndë e të dëmshme Albin Kurtit.

Është me të vëretetë se Albin Kurti është i vetëm , por jo që është i vetëm, por ai dhe Kosova kanë kundër edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën,qëndrimet e të cilit cuditërisht janë në mbështeje të kriminelit të popullit shqiptar Vuçiç dhe kundër Kosovës. Kryemnistri Edi Rama ashtu si dhe të gjithë kryeministrat shqiptarë para tij si në Kosovë dhe në Shqipëri për interesa të ngushta pushteti gjithmonë janë treguar të gatshëm e servilë për të zbatuar “recetat” këshillimore të të huajve dhe të Europës  në dëm të Shqipërisë dhe të Kosovës.Por pikërisht kjo është ajo e cila Kurtin e dallon dhe e bën ndryshe nga Edi Rama dhe me të gjithë kryeministrat shqiptarë paraardhës ashtu sikurse e thotë analisti dhe politologu nacionalit z. Kapiti se: “Kurti sot po tregon se ai të parën ka Kosovën dhe interesin kombëtar ,gjë që është krejtësisht  në antitezë me ish kryeministrat e tjerë paraadhës të tij si ata të Shqipërisë dhe kryeministri i saj  sotëm Edi Rama,   ashtu  si është ndryshe edhe me ish kryeministrat para tij të Kosovës”.Pra Kurti është kryeministri i parë shqiptar i cili  nuk toleron aspak dhe jo më të bëhet fjalë se pranon pazare për intersa personale politike e pushteti  në dëm të interasve kombëtare .Kapiti në atë analizë  thotë ndër të tjera edhe këtë të vërtetën tjetër të madhe  që e dallon Kurtin nga Kryeministrat e tjerë.

“Dhe ky është dallimi sot mes Albin Kurtit nga njëra anë  dhe kryeministrit të Shqipërisë, ish kryeministrave të Shqipërisë e Kosovës,opozitës në Kosovë dhe tërë atyre farë intelektualëve,analistëve dhe opnionistëve mediatik  mercenarë të neveritshëm të pares e të pushtetit korruptiv nga ana tjetër të cilët janë kundër Kurtit”.

Unë Ilir Malindi mbështes dhe inkurajoj z. Kurti që të vazhdojë  të qeverisë e të qëndojë fort në mbrojtje të Kosovës, shtetit të Kosovës, të territorit të saj dhe të shqiptarizmit kudo që ndodhet në Ballkan dhe në Botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat