SHBA, BE dhe NATO ta detyrojnë Serbinë t’i hap arkivat për shqiptarët e rrëmbyer në Kosovë

Opinione

SHBA, BE dhe NATO ta detyrojnë Serbinë t’i hap arkivat për shqiptarët e rrëmbyer në Kosovë

Rexhep Torte Nga Rexhep Torte Më 15 gusht 2023 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Të arrestohen kriminelët Aleksandër Vuçiq, Ivica Daçiq, Veljko Odaloviq, Zoran Angjelkoviq, Branko Komastina dhe të kriminelët e tjerë serbë që dihen me emër e mbiemër, për t’u zbardhur fati i shqiptarëve të rrëmbyer nga Serbia e të pagjetur deri sot.

SHBA-të BE dhe NATO e kanë obligim moral, demokratik njerëzor, ta detyrojnë Serbinë gjenocidale që t’i hap arkivat e saj për tu zbardhur fati i më shumë se 1600 shqiptarëve autoktonë që ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë gjatë agresionit gjenocidal në Kosovë, i rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

Duhet të zbardhet edhe fati i tre vëllezërve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, shtetas të SHBA-ve, të cilët në vitin 1999 i arrestoi policia serbe, i plaçkiti dhe i likuidoi.

SHBA-të, BE dhe NATYO, e dinë se nuk mund ë ketë paqe dhe normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi pa njohjen reciproke dhe pa e zbardhur fatin e shqiptarëve të rrëmbyer nga Serbia.

SHBA, BE dhe NATO, duhet ta arrestojnë në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë, kriminelin Aleksanër Vuçiq, i cili si ministër për Informacion dhe bashkëpunëtor i ngushte i kriminelit Sllobodan Millosheviq, gjatë katër luftërave që Serbia i nisi në fund shekullin e 20-të, deklaronte që për një ushtar serb të vrarë të vriten 100 civilë të pafajshëm.

SHBA, BE dhe NATO, duhet ta arrestojë në Gjykatën për Krimet e Luftës në Hagë edhe kriminelin Ivica Daçiqin, gjithashtu bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në vitin 2020, në cilësinë e Ministrit të Jashtëm të Serbisë i kërcënoi publikisht serbët që të mos e tregojnë vendodhjen e varrezave masive në Serbi ku janë varrosur mijëra e mijëra shqiptarë të vrarë e të masakruar në Kosovë dhe të transportuar në Serbi, për t’i fshehur Serbia gjurmët e krimeve.

Lidhja e çështjes së dialogut Kosovë-Serbi dhe e së drejtës së Kosovës me luftën në Ukrainë është vetëm një rrenë e kulluar me bisht.

Serbia gjenocidale hegjemoniste përkundër armatimit me të cilin e kërcënon Kosovën, e din shumë mirë se në rast të një sulmi ndaj Kosovës do të zhduket nga faqja e dheut, sepse kundër saj do t’i ketë më shumë se 12 milionë shqiptarë, dhe se NATO tashmë është instaluar në Kosovë.

Arsenali i madh i armëve bërthamore që i ka në dispozicion Rusia dhe lidhjet e saj me Kinën, Korenë e Veriut, me Indinë dhe me Brazilin, janë sfidat dhe shqetësimet që i kanë SHBA-të, BE-ja dhe NATO, e jo çështja e Kosovës.

Çështja e Kosovës ka të bëjë me pazarllëqet e pista të Xhorxh Sorosit, Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiqit, si dhe më opozitën në Kosovë, e cila mezi pret të ndodh ndonjë mjegullinë në Kosovë, me shpresë se do të shpëtojë nga ballafaqimi me ligjin për vëllavrasjet për pushtet, për vrasjet e gazetarëve për fjalën e vërtetë dhe për hajninë dhe korrupsionin multi milionësh.

Andin Hoti kërkon azhurnimin e zbardhjes së fatit të të pagjeturve

Andin Hoti-Kryetar i Komisionit Qeveritar të Kosovës për të pagjeturit, me 14 gusht 2023, deklaroi se, “Nga SHBA-dhe BE-ja, kërkoj urgjentisht që ta detyrojë Serbinë t’i hapë arkivat sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel.

Duke shtuar se, “Qeveria e Kosovës e ka policinë, Institutin e mjekësisë ligjore dhe Komisionin, por ne kërkojmë në mënyrë urgjente që Beogradi t’i hapë arkivat e Serbisë , sepse tashmë kanë kaluar 24 vite dhe se çdo ditë po vështirësohet zbardhja e fatit të të pagjeturve. Shumë prej dëshmitarëve kanë vdekur, dhe se ata që janë të të moshuar nuk janë të gatshëm të japin informacione. Në Bruksel lidhur me të pagjeturit më 5 maj 2023, u miratua një deklaratë, por kjo deklaratë nuk po zbatohet nga Serbia”, thotë Andin Hoti.

Bajram Qerkini-kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve”thotë se “Shteti i Kosovës duhet t’i vendosën kushte bashkësisë ndërkombëtare, se nuk mund të ketë dialog pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, shprehet Bajram Qerkini.

SHBA, BE dhe NATO, ndaj çështjes për të drejtën e Kosovës e kanë humbur toruan, duke u dalldisur padrejtësisht ndaj Serbisë gjenocidale, edhe pse Serbia në fund shekullin e 20 për qëllime ekspansioniste hegjemoniste të “Botës Serbe”, nisi dhe humbi katër luftëra në Ballkan.

SHBA, BE dhe NATO, do të mbesin të zhgënjyera nga emisarët e tyre mashtrues që mendojnë se do të arrijnë ta shkëpusin Serbinë nga Rusia, gjë që nuk mund të ndodhën kurrën e kurrës, për të vetmen arsye se nuk mendojnë me logjikë dhe mendje të shëndoshë, se Serbia e kupton vetëm gjuhën e forcës.

Tolerimet, përkëdheljet, favoret dhe financimet që po ia bëjnë Serbisë gjenocidale SHBA-të, BE dhe NATO nuk do t’Ia kishte bërë as edhe një nxënës i shkollës fillore, e jo me siç janë duke vepruar Departamenti Amerikan i shtetit dhe BE-ja nëpërmjet pro serbëve Joseph Borrell dhe Mirodlav Lajçak.

Serbia nuk po i përfillSHBA-të, BE-në e NATO-n, ndërsa po sanksionohet vetëm Kosova

Kosova, shqiptarët dhe Qeveria e Albin Kurtit përkundër konstuktivitetit të treguar në dialogun Kosovë-Serbi, kanë hasur në një absurditet të paparë, ku Serbia gjenocidale hegjemoniste nuk përfill asnjë marrëveshje të arritur deri sot, duke përfshirë edhe marrëveshjen e Fundit dhe Aneksin për të cilin ranë dakord më 18 mars 2023 në takimin në Oher.

Megjithatë SHBA dhe BE dhe NATO, në vend që ta sanksionojnë Serbinë, e kanë sanksionuar padrejtësisht Kosovën.

Shembulli më i mirë që e shpërfaq arrogancën dhe mospëfillen nga Serbia gjenocidale , është Marrëveshja për të pagjeturit, të cilën Serbia po e shantazhon në vazhdimësi.

Kosova, kryetar të Komisionit për të pagjeturit e ka emëruar Andin Hotin-djalin e Mr. Ukshin Hotit, të paqedashësit dhe të pro amerikanit me tërë qenien e tij, të cilin e kam pasur shok të ngushtë dhe i cili për SHBA-të gjithnjë fliste me një respekt të jashtëzakonshëm.

Të rikujtojmë se, Mr. Ukshin Hoti ka kryer Fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb dhe është magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd. Ka kryer specializimet në universitetet e SHBA-ve në Çikago, Harvard, Kembrizh, Boston dhe Uashington. Ka qenë i vetmi person i zgjedhur për përfaqësimin e tërë specializantëve dhe studentëve pasuniversitarë nga Evropa në SHBA.

Kjo i mundësoi Mr. Ukshin Hotit që të kontaktojë me pushtetarë të SHBA-ve, por edhe nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në simpoziume shkencore që të njihet me shumë profesorë dhe intelektualë të shquar në SHBA.

Nga gjysma e dytë e viteve të 70-ta deri në vitin 1981 Mr. Ukshin Hoti ka punuar në detyra politike dhe arsimore në Kosovë si ligjërues në Fakultetin Juridik-drejtimi juridik-diplomatik dhe sekretar në Sekretariatin për marrëdhënie me Botën e Jashtme në KE dhe në Kuvendin e Kosovës, si edhe në institucionet federative të ish Jugosllavisë për marrëdhënie me botën e Jashtme.

Mr Ukshin Hoti u magjistrua në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd, ku në mënyrë briliante e mbrojti temën e magjistraturës me titull “Faktori kinez në marrëdhëniet SHBA-Rusi”.

Mr. Ukshin Hoti nuk arriti të doktorojë sepse profesorët në ish Jugosllavi nuk ia pranonin temat që ai i propozonte për doktoraturë.

Mr Ukshin Hoti në ish judosllavi u dënua disa here padrejtësisht me dënime drakonike, të cilat i vuajti në burgjet e Lubjanës, Mitrovicës së Sremit Nishit, Prizreni dhe të Dubravës, ku pasi e përfundoi dënimin, më16 maj 1999, ditë e diel dhe ditë jo pune, ai u lirua nga ky burg dhe prej atij momenti u humb çdo gjurmë e tij.

Pa arrestimin e kriminelëve të Serbisë nuk mund të ketë zbardhje të fatit të të pagjeturve

Serbia, kryetar të Komisionit për të pagjeturit e ka emëruar kriminelin Veljko Odaloviq, i cili në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq ishte Naçelliniki Qarkut të Kosovës në vitet 1997-99.

Zoran Angjelkoviq-nga viti 1998 ishte Kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Përkohshëm në Kosovë.

Është e turpshme dhe e pa kuptueshme se si mund të pritet rezultat pozitiv për të pagjeturit, pa arrestimin e kriminelëve Veljko Odaloviq dhe Zoran Angjelkoviq, të cilët janë protagonistët kryesorë të krimeve në Kosovë dhe të cilët i dinë planet dhe skenarët e Serbisë gjenocidale në Kosovë.

“Branko Komatina, ishte gardiani shoqëruesi i fundit që e shoqëroi Mr. Ukshin Hotin kur doli nga Burgu i Dubravës më 16 maj 1999”, deklaroi Enver Dugolli, më 29 Maj 2023, i mbijetuari i Burgut të Dubravës.

Ta rikujtojmë edhe masakrën në burgun e Dubravës, ku nga 19-24 maj 1999, me urdhër nga Beogradi gardianët e armatosur të burgut vranë 160 të burgosur shqiptarë duarthatë dhe plagosën 600 të burgosur shqiptarë.

SHBA, BE dhe NATO, duhet t’i arrestojnë në burgun e Krimeve të Luftës në Hagë edhe Veljko Olaloviqin, Zotan Angjelkoviqin, Branko Komatinën, dhe kriminelët e tjerë serbë që njihen me emër e mbiemër për ta zbardhur fatin e shqiptarëve të rrëmbyer e të pagjetur në Kosovë, me çka do ta kryenin obligimin e tyre moral e demokratik, që do të shërbente edhe si masë edukative për serbët të cilët edhe sot e kësaj dite po ushqehen me nacionalizëm, separatizëm dhe gjenocid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat