Liria dhe pavarësia shtetërore dhe nacionale, nuk kanë çmim!

Opinione

Liria dhe pavarësia shtetërore dhe nacionale, nuk kanë çmim!

Nga: Agron Shabani Më: 18 gusht 2023 Në ora: 23:40
Agron Shabani

Historia, filozofia, politologjia, sociopsikologjia, e sidomos antropologjia dhe epistemologjia ushtarake dhe ajo politike, pos tjerash na mësojnë ose bëjnë të ditur se: Luftërat çlirimtare dhe patriotike mund të fillojnë ose zhvillohen vetëm atëherë kur qeveritë ose lidershipi i njohur shtetëror, nacional, ushtarak dhe politik, së bashku me strategët dhe komandantët e lartë ushtarak ose luftarak, besojnë dhe janë të bindur se çmimi i çlirimit ose lirisë së përgjithshme shtetrore, nacionale dhe politike nga çizma, kurora, tutelja, sundimi ose robëria e huaj, është i pakrahasueshëm, absolut, ambivalent, polivalent dhe ekuivalent në raport me çdo çmim tjetër të heroizmit dhe sakrificës individuale dhe kolektive për kombin dhe atdheun.

Me fjalë tjera, çmimi i luftës së njohur çlirimtare, heroike dhe patriotike të UÇK-së, është i pakrahasueshëm, absolut dhe ambivalent mbi çdo çmim tjetër.

Ndaj, çdo brez ose gjeneratë e re politikanësh ose liderësh të lartë shtetror, nacional, institucional, funksional ose politik në Kosovë, duhet të bartin mbi supe ose mbi shpatullat e veta, barrën, mburrjen, krenarinë ose peshën e madhe (enorme) të heroizmit, vetflijimit dhe sakrificës biblike dhe titanike të dalëzotësve, çlirimtarëve, heronjve ose komandantëve të lavdishëm të UÇK-së, në atë menyrë që barra e rëndë e së shkuarës (kaluarës) së hidhur nën sundimin dhe tiraninë e egër serbojugosllave, të mos bartët ose kalojë mbi shpatullat ose kurrizin e brezave ose gjeneratave të reja që do vijne pas nesh.

U mor vesh se me serbët dhe disa popuj të tjerë: gjeografia na ka bërë fqinjë ose komshinjë, ndërsa e kaluara ose historia e përgjithshme, na kanë bërë armiq, kundërshtar ose rival të përjetshëm.

Shoqëria, populli (kombi) dhe shtetit, janë të lashtë sa vet bota ose historia e përgjithshme, po ashtu edhe luftërat ose konfliktët e ndryshme në mes popujve dhe shtetëve të ndryshme, janë të moçme ose tepër të lashta sa vet bota ose historia e përgjithshme.

Në instancë të fundit, sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore, akademike ose filozofike të George Wilhelm Friedrich Hegelit:" Historia e përgjithshme e kulturës dhe civilizimit tonë, nuk është asgjë tjetër veçse përparim ose avansim i lirisë, pavarësisë dhe vetëdijes së përgjithshme shtetrore, nacionale, politike, kulturore, historike, gjeografike etj.

Se këndejmi, për mendimin tim ka vetëm një problem serioz ose kardinal në politikën dhe politikëbërjen e sotme të Kosovës dhe shqiptarëve. Cili është ai? Nënshtrimi, mashtrimi, poshtërimi, llupa dhe lëmosha e huaj, të përkthyera në fatalitet ose vetvrasje të re shtetrore, mnacionale, politike, historike, gjeografike etj.

Ndonëse, sipas politologjisë ose shkencave politike: sëcila (akëcila) formë e lëmoshës, varësisë ose mëshirës së huaj, është e keqe, hakmarrëse dhe kontraproduktive, pavarësisht asaj nëse ajo është lëmoshë ose varësi luftarake (ushtarake), finansiare, tregtare, ekonomike dhe kështu me radhë.

Por, ia që në politikën dhe diplomacinë e Kosovës dhe shqiptarëve në raport me Serbinë, si duket mbisundon ose dominon ideja ose teoria e njohur e Nikolla Makiavellit, kur thotë se të mposhtësh ose mashtorsh armiqt dhe mashtruesit e njohur ordiner ose ambulant, është fitore dhe kënaqësi e dyfishtë.

Në të kundërten, pajtimi ose paqëja me Serbinë në një kohë kur disa nga komandantët ose liderët kryesor të UÇK-së vazhdojnë të mbahen të paraburgosur në Den Hagë: Të ngjanë në abort ose në një foshnje të lindur pa vullnetin paraprak të dy prindërve të saj, e cila do vdes patjetër një ditë.

Ndonëse, as rilindja ose ringjallja shqiptare ose kosovare, asnjëherë nuk ishte finale, absolute ose komplete, por e pjesëshme ose relative.

Dhe, mëqe pluralizmi i njohur politik ose aksiologjik, nuk përfundon në grumbull qëndrimesh, të cilat as nuk duan të pohojnë e as të mohojnë çdo gjë, ose çfaredoqoftë, por në qartësimin, identifikimin, artikulimin, shquarjen dhe postulimin e ideve, teorive, konceptëve, definicionëve, nevojave, kërkesave, idealeve, interesave dhe vizionëve te përgjithshme shkencore dhe humaniste në domenin ose kontekstin e njohur moral, shkencor (historik), metafizik, ontologjik ose gnesologjiko-epistemologjik si baza ose themele kryesore mbi të cilat gjithçka ngritët ose ndërtohet në të mirëm e njohur të njeriut, populit (kombit), shtetit dhe shoqërisë globale ose universale: Nuk është keq të cekën ose rikujtohen në vazhdim disa nga ngjarjet ose zhvillimët e shumëta  paradoksale, reaksionare dhe anakronike nga "masivi i madh" i luftës së madhe në mes vlerave dhe antivlerave në politikën, diplomacinë, kulturën, informimin ose publicistikën shqiptare ose kosovare.

Kjo për faktin se sipas politologëve dhe socipsikologëve të specializuar dhe kompetent:" Ju mund t'i mbroni ose shpëtoni njerëzit, popujt (kombet) ose shtetët e ndryshme nga sëmundjet, luftërat ose konfliktët e ndryshme, por jo edhe luftën, shkencën, teknikën, politikën ose diplomacinë nga njerëzit e sëmurë, suicid, të paditur, stupid, nebuloz, joprofesional, jointelegjent, cinik, injorant, ireverzibil, skizofren, neurofren, oligofren, disfunksional ose inkompetent etj... 

Shihet qartë se në politikën e sotme të Kosovës dhe Shqipërisë, e sidomos nepër portale ose gazeta të ndryshme (si "analist, publicist, opinionist" etj.)-pos tjerash, keni edhe persona ose individ të ndryshëm të prekur ose goditur nga  ç'rregullimet e brendshme dhe të jashtme (...) me pasoja, ndikime, interferime ose reflektime të pashmangshme edhe në "mozaikun" ose "panoramën" e gjithëmbarëshme të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë dhe gjithandej.

Gjithënjë fjala mbi disa specie ose "kafshë të larta kulturore, informative ose politike" të mbrojtur, privuar ose imunizuar nga karantenat, izolimet, hospitalizimet, analizat, anamnezat ose ekzaminimët e preferuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, intelegjente, profesionale etj.

U mor vesh se sipas Vangut, Bodlerit, Konfuqit dhe të tjerëve: Njeriu është një udhëtar i ndërgjegjshëm dhe i përkohëshem në kohë dhe hapësirë, i cili mund të kaloi rrugën e tij jetësore ose profesionale me më pak ose me më shumë sukses, kënaqësi, famë ose lumturi objektive dhe subjektive. Varësisht prej fatit, intelegjencës, intelektualitetit dhe profesionalizmit të tij.

Se këndejmi, mëqe sipas Platonit dhe Aristotelit:" Luftën çlirimtare dhe patriotike nuk duhet parë dhe kuptuar ndryshe, përveç si mjet ose instrument sublim dhe relevant paqeje dhe lirie: Disa persona ose individ të kompleksuar, ndërlikuar, paranojak, inhibilitiv, aglutinativ dhe tepër inkompakt, asocial dhe irevezibil, të cilët funksionojnë, interferojnë, veprojnë ose reagojnë midis (mjedis) inferioritetit, maliciozitetit, stupiditetit, superioritetit dhe supersticiozitetit....Midis instiktit, qetësisë, urtësisë, skizofrenisë, idiopatisë, brutalitetit ose agresiont...Duke u shfaqur, paraqitur ose prezantuar herë si viktimë (viktima) dhe herë si agresorë. Reagojnë ndaj vërejtjeve, kritikave, këshillave, sugjerimëve të ndryshme ose rekomandimëve (qofshin ato shkencore ose metodologjike, apo miqsore ose dashamirëse) -me emocione, isntikte, ndenja turpi, inati, urrejtje, xhelozie, fobie, paranoje, hakmarrjeje, shpifjeje, linçimi, izolimi, denigrimi, stigmatizimi, demonizimi (satanizimi) dhe poshtërimi të përgjithshëm ndaj atyre i qortojnë, kritikojnë ose këshillojnë. Kanë një shqisë, "intuitë" ose "sens" të theksuar prepotence, megalomanie, cinizmi dhe injorance që iu shihen ose vërehën edhe në sy, në buzë, në vetulla ose çëpalla. Besojnë dhe janë të bindur marrëzisht, instiktivisht ose vërbërisht se mund të njihen, pranohen, vlerësohen, kuptohën, çmohen ose respektohen vetëm nga elita, gjegjësisht nga figurat ose personalitetët e posaçme ose të veçanta, e jo nga populli (publiku) ose opinioni i gjërë publik. Kërkojnë respekt maksimal, si dhe një trajtim të posaçëm nga të tjerët, gjegjësisht nga populli, shteti, pushteti, familja, farefisi, shoqëria ose mjedisi i gjërë qytetar, sepse mendojnë dhe janë të bindur marrëzisht dhe vërbërisht se kanë të drejt absolute të flasin dhe shkruajnë kundër figurave ose personalitetëve të larta të UÇK-së etj...!!!

Personalisht, nuk e di dhe s'e besojë aspak, nëse mund të quhet vlerë, nderë, moral, potencial ose kualitet i lartë intelektual ose profesional edhe atëherë kur prehën fatet dhe tabelat e ligjëve së bashku me gjeografinë ose gjeometrinë e stisur të kombit dhe atdheut të çliruar nga ata që mohohën, përqeshen, injorohën, shpifen, kriminalizohën, demonizohë, satanizohën, linçohën dhe stigmatizohën nga ata që shpifin, manipulojnë, spekulojnë, kolaborojnë, kolportojnë dhe spiunojnë tinëzisht, dhe që e ulin kokën dhe shtrijnë qafen e tyre jokurrizore, përposhtë të së cilës, prehen ose këputen "tabelat e ligjëve" së bashku me kokat e mençura, krenare dhe kryengritëse të kombit dhe atdheut.

"Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit', as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm "kafshët e larta" njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë dhe qetësi me njëri tjetrin." (Erasimo Roterdamski)

"Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s'i njohin ato."( George Wilhelm Friedrich Hegel)

Ndaj, "mos insistoni kurrë për t'i ushtruar ose stërvitur derrin (thiun) dhe gomarin (magarin) për higjienë ose pastërti, si dhe për të kënduar me nota muzikore, sepse do i merzisni dhe skandalizoni akoma me shumë edhe derrin, edhe gomarin." (P. Dickinson)

Se këndejmi, "Hekuri ndryshket ose pëson korrezion nga mospërdorimi i tij, uji e humbë kthjelltësinë dhe pastërtinë e tij prej moslevizjes ose vendqëndrimit, letra thahët në mungesë të lapsit dhe ngjyrave...Kështu është edhe me mosveprimin ose pasavitetin e njeriut, i cili me pasivitetin e tij mendorë, fizik ose organik, i thanë ose i tretë energjinë e trurit, enërgjinë e trupit dhe enërgjinë e shpirtit." ( Leonardo Da Vinçi)

U mor vesh se "ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve. "Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër". (Stefan Zweig)

Në Kosovën e paradokseve, anomalive dhe patologjive të panumërta kulturore, informative, institucionale, funksionale, politike, diplomatike dhe të tjera: Nebuloza, stupiditeti, mediokriteti, analfabetizmi, kretenizmi, obskurantizmi, nihilizmi, mazohizmi, fetishizmi, bedeliteti, debiliteti, fataliteti, hedonizmi, dogmatizmi, demagogjia dhe hipokrizia, ka kohë që vazhdojnë të "lulëzojnë" ose "shkëlqejnë" nga cinizmi, injoranca, inferioriteti, futurizmi, imagjinata dhe fanatazia. 

Ndërkohë që edukata dhe kultura e lartë shkencore dhe humaniste, vazhdimisht sikur kanë humbur ose falimentuar përballë cinizmit, injorancës, inferioritetit, maliciozitetit, debilitetit, nebulozes, stupiditetit ose përbuzjës së skajshme të elitës shkencore, intelektuale dhe kulturore nga ana e "borxhezisë" ose "aristokracisë së lartë" pushtetmbajtëse, politike, diplomatike, informative, agjituese ose propagandistike.

Tek e fundit, për çfarë shërbejnë atëherë arti, kultura, letërsia,  gazetaria, publicistika, arsimi (arsimimi), shkenca (filozofia), politika ose diplomacia, nëse nuk e bëjnë me racional, me human ose me njerëzor njeriun, popullin, shtetin dhe pushtetin kosovar...?

Në të kundërten, ato e bëjnë të kanosur (rrezikuar) qenien, materiren, krijesën dhe ekzistencën individuale dhe kolektive të banorëve ose qytetarëve të Kosovës.

Në anën tjetër, është mëse interesant fakti i njohur sipas të të cilit: "personat ose individët e ndryshëm violent, infantil, psikopatologjik, mizantrop, skizofren (shizofren) ose paranoid, në fillim shpeshherë bartin maska ose "fytyra të bukura" në atë menyrë që të gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, miqve, kolegeve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive. Për t´i shfaqur ose manifestuar dikur më vonë turpin, marrëzinë, nebulozen, mizantropinë, skizofreninë, idiopatinë ose psikopatologjinë e tyre në forma ose profile të ndryshme morbide, violente, infantile, patologjike, skizofrenike, idiopatike dhe të tjera.

Se këndejmi, sociopsikologët dhe socioantropologët e ndryshëm, në këtë prizëm janë të mendimit se personat ose individët e mësipërm, përjashta ose në ambiente të hapura e lozin rolin e engjejve, profetëve ose perëndive, ndërsa në brendinë e tyre janë bisha të egra, demon, satan, kriminel, suicid, psikpat ose maniak të rrezikshëm depresiv, violent, infantil dhe patologjik.

Ndryshe nga kjo, ne politikën dhe diplomacinë e sotme shqiptare ose kosovare, përveç tjerash, sikur e shohim dhe lexojmë nje "dekalog" ose "partiturë të madhe" gjërash të pashkruara dhe të pathëna që na therrasin dhe obligojnë vazhdimisht për të ditur, lexuar, studiuar, analizuar, kuptuar dhe reflektuar akoma me shumë në xhunglën e madhe të atyre ligjëve të pashkruara dhe të pashkelura.

Si për shëmbull, popullin (kombin), shtetin dhe shoqërinë shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri, pos tjerash, vazhdojnë t'i kanosin ose rrezikojnë despot, autokrat, oligokrat, skizokrat (shizokrat), skizofren (shizofren) ose diktator të ndryshëm ekscentrik ose egocentrik, të trafikuar ose kontrabanduar në nyjet kryesore të shtetit dhe pushtetit, si dhe në të gjitha mekanizmat ose institucionet tjera relevante...E sidomos në institucionet fetare, informative, kulturore, politike, diplomatike etj...të cilët shihet qartë se në emër të egove, libidove, instiktëve, imagjinatave, fantazive, apo ambicieve të sëmuara politike, karieriste, profiteriste, violente, iracionale, infantile dhe patologjike: Janë të gatshëm në çdo çast ose çdo moment, për t'i futur shqiptarët në luftëra ose konflikte të ndryshme politike, partiake, konceptuale, ideologjike, fetare, kulturore, rajonale, krahinore dhe të tjera në emër të egove, antiegove, superegove ose libidove të tyre brendshme ose polare, të mbushura ose stërngarkuar me "forcë dhe energji" të madhe iracionale dhe negative.

Disa "lider ose politikan revolucionar" të Kosovës dhe Shqipërisë: Krahas "vlerave të larta europerëndimore", në mozaikun ose panoramën e përgjithshme të shqipëtarëve, i sollën ose kontrabanduan edhe ideologjinë filoturke ose panotomanike së bashku me hijet ose reliktët e ndryshme mesjetare!

As në kohën e sundimit të Titos, Rankoviçit ose Millosheçit, në Kosovë dhe hapësira tjera shqiptare, nuk ka patur me shumë xhamia, mejtepe, pronar ose padron turq, se sa sot! 

Kështu që shqiptarët e sotëm (lexo në shekullin 21)-janë bërë sërish rrogëtar, veçil, vasal ose shërbtor të turqve në tokën ose truallin e vet. Gjegjësisht, veçilë, vasal, servilë, çaush, fetah ose bedel të turkut. E tërë kjo para syve të SHBA-së, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Natos ose Perëndimit. 

Ndonëse, disa të të ashtuquajturve liderëve ose politikanëve të ndryshëm ditor ose periodik në Shqipëri dhe Kosovë, pos tjerash varësinë e tyre nga kokaina, mariuhana, heroina ose narkotik të tjerë, së bashku me narkolepsinë, skizofreninë akute ose kronike, idiopatinë, depresionin, melankolinë e thellë, paranojën, fobinë, komplekset e njohura të Edipit, Sizifit, inferioriteti, maliciozitetit etj..mund t'ua shihni ose lëxoni në bebëzat e syve, në gjestikulimet e tyre, në mimikën e fytyrës, në levizjet ose rropatjet e pakontrolluara të syve, në ndalesat ose shikimet (koncentrimet) e gjata në një pikë, në dridhjen e zërit, në levizjet e pakontrolluara të duarve ose gjymtyrëve, në shkrimët ose paraqitjet e tyre publike, në fytyrat e tyre dhe kështu me radhë.

Sipas filozofisë kristiane, protestante ose evangjeliste, sytë dhe fytyra e njeriut janë pjesët më ekspresive dhe specifike në trupin ose organizmin e tij. Kjo për faktin se në sytë dhe fytyrën e njeriut, nganjëherë shfaqen ose manifestohen gëzimi, kënaqësja dhe lumturia e tij objektive dhe subjejtive, nganjëherë tjetër hidhërimi, dëshprimi, trishtimi, frika, urrejtja, xhelozia, stresi, mërzia, tensioni, depresioni etj.

"Sytë dhe fytyra e njeriut, janë të bukur, sepse përmes tyre shihet shpirti, dhe shipirti i njeriut është i dashur, i bukur dhe aq thellë, sepse përmes tij shihet Zoti. (Immanuel Kant)

U morr vesh se fillim i kolapsit, bankrotit ose dekadencës totale të personit ose individit, mund të konsiderohet situata ku nuk ndien turp (marre) as përgjithësi për asgjë, si dhe kur pandeh se arsimi, shkenca, edukata, kultura, politika, diplomacia, populli (kombi), shteti, pushteti, liria (çlirimi), pavarësia dhe gjithëçka tjetër, nisin ose fillojnë nga ai ose prej tij. Natyrisht se kjo mund të quhet edhe egopati, egomani, idiopati apo "shizofreni (skizofreni) e butë" ose fillestare, përderisa personi ose indivit nuk paraqesin rrezik latent ose permanent për kolektivitetin. 

Njerëzit e mençur, intelektual dhe intelegjent, mund të dallohen menjëherë nga sjelljet, qëndrimet e tyre, nga veprimet, reagimet ose opinionet...E sidomos nga pamja e jashtme dhe e brendshme.

Sidoqoftë, politologjia ose shkencat politike e kanë strukturën ose substancën e njohur plurale, primare ose ambivalente, të cilat mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontrasteve, kontraversave, diskrepancave ose disonancave të ndryshme kognitike, linguistike, leksikologjike, aksiologjike, politike, ushtarake, diplomatike, konceptuale, ideologjike, strategjike, gjeopolitike etj.

Globalizimi ose universalizimi plural dhe aksiologjik i vizionëve, idealeve, koncepteve, ideve ose teorive të njohura shkencore dhe humaniste së bashku me shquarjen, identifikimin, dekodimin dhe artikulimin e meritave, përvojave, njohurive (diturive), aftësive ose afinitetëve të njohura objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit, si dhe postulimi, ratifikimi, institucionalizimi dhe realizimi praktik dhe teorik i kauzalitetit ose aspiratve dhe interesave më të larta shtetrore, nacionale, politike, strategjike, gjeopolitike dhe të tjera, ndodhën në fokusin ose agjendën kryesore të politologjisë dhe filozofisë politike ose diplomatike. 

Boshti i etikës politike dhe diplomatike, qëndron pra tek fuqia dhe aftësia e njohur për universalizimin e koncepteve dhe postulimin e vlerave dhe parimeve. 

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, për vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative. 

Askush nuk është për islamin ( muslimanizmin) , katolocizmin ose ortodoksizmin autokton, autoqefal ose origjinal të shqiptarëve. Por, jo për katolicizmin, ortodoksizmin ose islamizmin ose muslimanizmin filoturk, panotomanik, pravosllavë dhe të tjerë.

Ndryshe nga kjo, na ka rastisur të shohim dhe lëxojmë faqe ose kronika të shkëlqyera mbi heronjtë, trimat, tribunët ose komandantët e shkëlqyer, epik ose kalorsiak, të cilët pa u mërzitur kurrë se ç'thonë analet dhe kronikat e ndryshme koniukturale, nomenklaturale, ditore ose periodike, me një levizje ose "përplasje indiferente" vetulash dhe çerpikësh të ushtarit ose komandantit sypatrembur në front, i cili mezi presin shkrehjen e plumbit ose fishekut të parë në linjen e frontit, për të vrarë frikën e bashkëluftëtarëve të tij: Gjithëmonë vijnë "papritur", të heshtur dhe fjalëpak, për t'u ngritur në mite, epose, legjenda të ndryshme ose histori.

Trimat ose heronjtë e vërtetë, i bëjnë ose krijojnë veprat, ndërsa të mençurit ose të diturit, nga veprat e trimave dhe heronjve të vërtetë shtetror dhe nacional, e shkruajnë ose bëjnë historinë e lavdishme shtetrore, nacionale, politike, diplomatike.

Shkenctari ose dijetari i shquar, Herman Boerhaave, ne kuadër të veprës së njohur me titull "Aforizma mbi njohjen (zbulimin), diagnozen dhe parandalimin e sëmundjeve të ndryshme", pos tjerash thekson faktin se :Ilaçe ose medikamente ka mfjaftë, por të sëmurë ose pacient të ndryshëm, gjithëmonë ka dhe do ketë me shumë."

Ndryshe nga kjo, për dallim të shumicës absolute të liderëve ose politikanëve shqiptar ose kosovar, të cilët me tepër janë introvert, insolvent, rekonvalenscent, demagog, dogmatik, hipokrit, konformist, oportunist, komplotist, dinastik, inkomprehent, inkoshient, inkoherent, inkompetent, inkontempaltiv dhe tepër të parikuperueshëm ose inkompaktibil dhe ireverzibili: Shihet qarë së Kosovës dhe shqiptarëve, iu mungojnë politikan dhe diplomat të ngritur, intelektual, kontemplativ, komprehensiv, konvencional, racional, të mençur, rafinuar, komplementar, suplementar, konvencional ose intelegjent. 

Mbase, politikan dhe diplomat të lindur ose krijuar për vlera, parime, atribute, prerrogative, postulime, misione ose narrativa suplementare ose superlative në domenin (kontekstin) e njohur shkencor ose humanist. Lider, politikan ose diplomat modern ose bashkohor që lëxojnët, studiojnë, vështrojnë, analizojnë, reflektojnë, koniuktojnë, koniukturojnë, navigojnë, penetrojnë, transcendentojnë, interferojnë dhe koperojnë me jetën, botën, kohën, hapësirën, ambientin, natyrën dhe karakterin e komplikuar të marëdhënive ose raportëve të sotme ndërkombtare.

Sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut (liderit ose politikanit) të lirë, sovran, autonom, integral dhe intelegjent, gjithëmonë sikur merr hua (huazon) nga mendja ( intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij. 

S'do mend se narrativa ose komponenta e empatisë së njohur ndaj dikujt, sipas psikologjisë politike, në radhë të parë ka të bëjë me aftësinë (zgjuarësinë) ose intelegjencën e njohur shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, për t'i njohur, kuptuar dhe pranuar ndjenjat, emocionet ose sentimentët e personave (individëve), grupeve, komunitetëve ose etnitetëve të posaçme në diversitete të ndryshme, rivalitet ose polaritet. E mbi të gjithat, ndarjen, dallimin ose klasifikimin e ndjenjave ose sentimentëve të njohura shpirtërore ose emocionale nga ndjenjat, përjetimet, përceptimet dhe anticipimet e njohura racionale, koshiente (logjike), shkencore ose humaniste.

Mëqe, sipas Sokratit, Platonit dhe Aristotelit, jeta është qef, lezet ose komedi për ata që jetojnë, qeverisin, krijojnë ose dominojnë, dhe tragjedi për ata që ndjejnë ose përjetojnë: Atëherë sipas maksimës ose formulës së njohur qeverisësë, shkencore ose metodologjike: Të dish ose kuptosh se çfarë (çka) janë jeta, qenia, materia dhe ekistenca së bashku me lirinë (çlirimin), drejtësinë dhe barazinë e njohur shtetrore, nacionale, etnike, kulturore, historike, gjeografike dhe kështu me radhë, e të mos luftosh, përpiçësh ose sakrifikosh për to si lider, politikan a çatip i mirëmbajtur dhe paguar nga shteti, nuk ka ligësi dhe poshtërsi më të madhe!

Do shtuar në fund se shqiptarët, me tepër janë popull i dehur ose indoktrinuar nga mitët, fetishët, totemët ose interpretimët (keqinterpretimët) e ndryshme parafetare, paranormale, shamane, gnosticiste, agnosticiste ose eshtalogjike, se sa një popull i kulafikuar, racional, audicional ose auditorial.

Një popull shaman, stupid, nebuloz, parohial, dogmatik, hilozoist ose beduin që me tepër i besojnë "drejtësisë" ose gjykatës ndërkombtare kundër Hashim Thaçit, Kadri Veslit ose UÇK-së, se luftës, heriozmit dhe sakrificës së tyre për lirinë (çlirimin), shtetit dhe pavarësinë e Kosovës!

Ndërkohë që shumica absolute e popujve dhe shtetëve të ndryshme të BE-së ose Europës, i shohin Kosovën dhe shqiptarët me optikën ose dioptrinë e mjegullt ose evazive të serbëve ose sllavëve të jugut. E sidomos udhëheqësit e luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së! (...)

Me fjalë tjera, politikanët ose diplomatët e ndryshëm ditor ose periodik në Bruksel, Uashington, Moskë dhe gjithandej, së bashku me idetë ose teoritë e ndryshme paranormale, parapolitike, eshatologjike, agnostike, iluzore, utopike, imagjinare ose fiktive mbi lirinë (çlirimin), njeriun, popullin, shtetin, pushtetin dhe luftën e UÇK-së, strehën ose audiencën e tyre, gjithëmonë i kanë gjetur ose siguruar tek shtresat ose kategoritë me të pazhvilluara ose prpambetura të popullit ose shoqërisë shqiptare ose kosovare. 

Ashtu siç vazhdojnë t'i gjejnë ose sigurojnë strehën ose audiencën e tyre nepër portalet e gazetave, agjensive të lajmëve, facebookut ose internetit në shqip, kërmat, kallpi, myku ose plehu i gazetarisë, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë së Kosovës....Kërmat, palaçot, kallpi ose plehu i kombit dhe atdheut, të veshur ose kostumuar me petkun e "liderit, politikanit, diplomatit, analistitit, intelektualit ose patriotit"!!!

Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e njohur të Zhan Pol Sartërit :"liria ime,  pasuria ime dhe kariera ime, apo liria juaj, pasuria juaj ose kariera juaj, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi shpifjet, trillimet, dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër. Ndërkaq, autoritetët e shtetit dhe pushtetit, bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes, sepse, "prapa dyerve të mbyllura" vazhdimisht sikur ngelin të vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!"(....)

Në instancë të fundit nëse Isa Mustafa, Hashim Thaçi, apo dikush tjetër, kanë bërë gabime fatale, kardinale ose trashanike me rastin e nënshkrimit të draftit ose "traktatit" famkeq mbi asociacioni ose "zajednicën (republikën) serbe" në veriun e Kosovës ose Mitrovicës (gjë që është fakt i vërtetë): Atëherë pse (përse) Albin Kurti dhe pushteti ose qeveria e tij, u deshka të pranojnë ose ratifikojnë si macën në thes të njejtat gafa ose gabime të paraardhësve të tyre?!

"Gafat dhe shakatë e mia, zonja dhe zotërinj, natyrisht që të lenë një shije të keqe, të thartë, ngatërruese, plot ceme, mungesa dhe mburrje. Por, natyrisht, kjo vjen ngaqë unë nuk kam respekt për vetveten. Por, në fund të fundit, a është e mundur të me korigjon ose përmirëson në këtë rrugë të gabuar, dikush, apo një njeri që mund të ketë më shumë respekt për të tjerët, se sa për vetvetën e tij? ( Fjodor Dostojevski, “Shënime nga nëntoka” )

"Sidoqoftë, unë shkruaj ndryshe nga ato që flas, flas ndryshe nga ato që mendoj, mendoj ndryshe nga ato që thëm si dhe nga mënyra se si duhet të mendoj ose gjykoj...Kështu që gjithçka proçedon ose interferon në thellësinë më të errët. ( Franc Kafka)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat