Brenda vitit 35 mijë qytetarë e lëshuan vendin, Kosova po shndërrohet në shtet të moshës së tretë

Opinione

Brenda vitit 35 mijë qytetarë e lëshuan vendin, Kosova po shndërrohet në shtet të moshës së tretë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 19 gusht 2023 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Derisa bota po rritet me banorë, Kosova po tkurret. Brenda vetëm 5 vjetëve nga Kosova u larguan 170 mijë qytetarë. Për çdo vit i bie se Kosovën e lëshuan nga 35 mijë qytetarë.

Në periudhën 2010-2020 numri lindjeve zbret nga 33 mijë në rreth 20 mijë me tendenca zvogëlimi. Një vlerësim është që në këto 10 vjet rreth 300 mijë veta e kanë braktisur vendin, që është humbje e madhe për ekonominë. Vetëm në fundin e drejtorit të vitit 2014 dhe janarin e vitit 2015 mbi 100 mijë persona braktisën vendin.

Dhe sipas trendeve rënia vazhdon duke tkurrur aq shumë numrin sa deri në vitin 2060 Kosova do të ketë rënie deri në 1.2 milionë banorë. Ndërkaq, sipas një raporti mbi migrimin të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, thuhet se për periudhën 2016-2018, Kosova ka humbur rreth 2 për qind të popullsisë së vendit. E tmerrshme të ndodhi një gjë e tillë, derisa politika duket e përhumbur në luftën e brendshme për pushtet.

Nga 1 janari i vitit tjetër pritet të lëvizim pa viza, diçka që pritet të rrit edhe më shumë numrin e qytetarëve që lëshojnë vendin. Edhe pse liberalizimi nuk nënkupton mundësi pune, gjithsesi s'mund të mohohet fakti se një gjë e tillë do të ndikojë që qytetarët të kenë më të lehtë kontaktin me punëdhënësit dhe njohjen me ata nga afër për të pasuar pastaj me vizë pune. 

Kështu që, Kosova vetëm sa do të tkurrët edhe më shumë. Për të frenuar trendin negativ duhet masa emergjente, rritje pagave, sigurim shëndetësor, mbështetje nga shteti, reforma në drejtësi dhe arsim cilësor. Sado pak për ta frenuar, vështirë të ndalet trendi ikjeve, çka do e vështirëson edhe më shumë jetën në të gjitha dimensionet e saja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat