Diaspora shqiptare, urë lidhëse me botën

Opinione

Diaspora shqiptare, urë lidhëse me botën

Nga: Dedë Preqi Më: 21 gusht 2023 Në ora: 08:07
Dedë Preqi

Shumë burra të mëdhenj të kombit tonë që ia ndritën faqet historisë kombëtare, do të ishin nga diaspora, e ashtuquajtur kështu, apo ashtu, si njërëz të larguar nga atdheu i tyre për shkaqe ekonomike e politike, sepse kur atdheu ishte i robëruar, aty nuk mund të zhvillohej asnjë proces i dijes, atdhedashurisë dhe lirisë, kur okupatori na zënte në fyt fjalën liri, ose fjalën shqiptarë të lirë, vetëm nga diaspora erdhën fjalët e kushtrimit dhe porosija e tyre se, lufta kundër armiqëve nuk do të ndalet kurrë.

Ashtu edhe nismën për Pavarësinë e Shqipërisë më 1912, Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin dhe shumë farisej të kombit, u nisën nga Stambolli dhe arritën në Bukuresht, ku më 5 nëntor, organizuan mbledhjen shqiptare dhe u vendos të themelohet një komitet drejtues, që duhej të shkonte para Fuqive të Mëdha të botës së atëhershme, për ti mbrojtur të drejtat e popullit shqiptarë, të cilët pas pak kohe shpallën edhe Pavarësinë e Shqipërisë, me 1912-tën.

Po kjo diaspore shqiptare e shekullit të kaluar, ishte krah i fortë dhe gurthëmeli i Pavarësisë së Kosovës, ku në rastët më të ndieshme gjatë Luftës çlirimtare të Kosovës, në vitin 1999, duke e mos lënë Kosovën të vetmuar, por shumë vullnetarë nga diaspora iu bashkangjitën UçK-së, heroike deri në çlirimin e vendit, duke rënë edhe shumë dëshmorë të lirisë për këtë tokë dardane.

Ndërsa të tjerët, nuk kursyen asgjë, të cilët duke e dhënë dhe atë më të shtrenjtën edhe jetën, por edhe shumë mjete e ndihma i afruan për bashkëatdhetarët e tyre gjatë luftës dhe pas luftës, duke rindertuar Kosovën e shkatërruar nga lufta dhe terrori serb, pothuaj të shkatërruar e demoluar çdo cep të saj, dhe diaspora shqiptare në gjitha vendet e botës e organizuar në gjitha format e mundshme e ndihmonë Kosovën, që ta shpëtojë nga kthetrat e robërisë serbe e kriminale.

Kjo diasporë e organizuar dhe e harmonizuar, u qartësoi përfaqësive botërore dhe miqëve perëndimorë e ndërkombëtarë çështjen e drejtë shqiptare, duke dëshmuar me argumente historike realitetin që kishte Kosova nën okopimin e barbarisë serbe. Dhe kjo diasporë kishte një korespondencë të shkëlqyeshme më këshillëtarin dhe iniciatorin e Pavarësisë së Kosovës, presidentin I brahim Rugova, i cili ishte udhërrëfyesi dhe kordinatori kësaj ngjarje të madhe historike.

Sot,diaspora shqiptare e adaptuar por edhe e integruar nuk ka nevojë të shtohet, por të kthehet në atdhe dhe të rehabilitohet në vendin e vet të dashur, sepse vetëm aty pushon dhe ç’lodhet shpirti i saj i lodhu dhe diasporës nuk i mbetët borxh Kosova, për meritat e saj, por mundet ti mbetët borxh udhëheqja e saj, të cilët i kanë zënë vendet e pa merituara, sidomos në qeveritë e kaluara, por si do që të jetë, diaspora shqiptare të mos mbetët e anashkaluar, sepse kjo është pjesë e kombit tonë, është një urë lidhëse me botën perëndimore, e cila gjithmonë me zemër dhe shpirt qëndron pranë atdheut të vet.

Numri i shqiptarëve, apo gjendja faktike e të dhënave mbi qytetarët e Kosovës, që jetojnë jashtë vendit akoma në zyrat kosovare të migracionit mungojnë, apo munden të mos jenë të sakta deri dikund, sepse administrata e më hershme përkatëse e ka lënë anash këtë çështje shumë të rëndësishme, por edhe Ministrija e re e Diasporës e tanishme nuk mundet të ketë një realitet të saktë, sepse migracioni gjithnjë ka qenë dhe është në lëvizje dhe nuk është një gjë e planifikuar, që do të thotë se, shumica e qytetarëve nuk janë llogaritur, të cilët u larguan me dhunë, apo u larguan për punë të përkohshme, ose të akomoduar përgjithmonë jashtë atdheut, që në gjuhën e thjeshtë quhet emigrim apo d i a s p o r ë.

Shumë shqiptarë u larguan nga trojet e tyre dhe u shpërndanë si shqipet e malit në gjitha vendet e botës dhe e muarën rrugën e mërgimit me dhunë, apo të detyruar nga nevojat ekonomike. Edhe pse, të larguar me mija kilometra, kjo hapësirë gjeografike nuk mundi ti kufizojë apo t’i ndajë këta njerëz me atdheun e tyre Kosovën, Shqipërinë, dhe viset tjera me popullsi shqiptare, dhe kjo diasporë sot, do të ishte vetëm një bërë urë lidhëse e shtetit amë më vendet e ndryeshme të botës.

Okupatori serb gjithnji e ka pasur në shënjestër dhe ka punuar që të fshihet nga mendja e shqiptarëve dhe kujtesa e tyre historike, ideja se shqiptarët e dëbuar nga trojet e tyre nuk do të kthehen ndonjëherë në atdheun e tyre, ose zgjedhjen përfundimtare të problemëve, deri te Pavarësija e tyre. Serbizmi gjithherë ka vepruar dhe ka organizuar, posaqërishtë Kosova, të deshqiptarizohet, duke ia ndryshuar fizionominë etnike të Kosovës, nga shqiptarët në serbizëm, por nuk ia arriti ashtu sikur dëshiroi dhe e planikoi një gjë të tillë, edhe pse më shumë se një shekull robërie e dhune të tmershme e ushtronte mbi shqiptarët.

Që nga viti 1937, u nënshkrue marrëveshja në mes ish-Jugoslavisë dhe palës turke, që të shpërngulën rreth 25o mijë shqiptarë të Kosovës për në Turqi, dhe sot e kësaj dite jetojnë pasardhësit e tyre në atë vend, edhe nëse kanë deshtë të kthehën ndonjëherë, nuk i ka pranuar shteti jugosllav, sepse i ka quajt turq.Diasporë shqiptare ka edhe në Greqi,ku gjindet sot një pjesë e madhe shqiptare,duke përfshirë edhe shqiptarët arvanitas, siq janë çamët etnik, të cilët edhe ata pësuan për fat të keq nga politika greke.

Edhe në Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hecegovinë, jetojnë më shumë se 110 mijë shqiptarë, ndërsa në Rumani dhe Bullgari, shumë shqiptarë kanë emigruar gjatë kohës së pushtimit otoman, të cilët në gjitha këto periudha, kjo diasporë shqiptare ku do që gjindej, ajo ishte aktive në çështjen e kulturës dhe traditave dhe në çështjen kombëtare.

Edhe në Itali shënohet një emigracion i hershëm dhe shumë i madh, sidomos pas vdekjes së Gjergj Kastriotit-Skënderbe, të cilët u cilësuan si „Arbëreshët e Italisë“, që formuan një diasporë të madhe shqiptare, por edhe besnike e fisnike. Ndërsa, në gjysmën e shekullit 20-të, shumica e shqiptarëve emigruan në shumë shtete perëndimore, prej të cilëve shumica përveq kushteve ekonomike, ishin edhe ato politike, të ndjekur e të përndjekur nga pushtuesi serbo-sllav.

Në Gjermani jetojnë sot afro 220 mijë shqiptarë, dhe ka prej tyre që ka emigruar edhe para 45 vitëve, poashtu edhe në Zvicër,kemi një më shumë se 240 mijë shqiptarë, të cilët e përbëjnë popullsinë më të madhe e të huajve në këtë vend, ndërsa, në Mbretërinë e Bashkuar ka shumë shqiptarë që kanë emigruar shumë herët, që më së shumti ka nga Shqipërija.

Diasporë shqiptare ka edhe në Austri, Hollandë, Luksemburg, Danimarkë, Suedi, Belgjikë, Norvegji, Finlandë, Islandë, Francë dhe shumëvende të tjera të botës së largët,si në SHBA, Kanadë, Australi dhe vende të tjera. Prandaj, mund të themi se,gjithë kjo armatë punëtore e intelektuale dhe atdhetare e shqiptarëve gjindet në gjithë globin tokësor, të shpërndarë nëpër botë, por në ditët e nevojshme kjo diasporë u gjend gjithherë pranë të dashurve dhe atdheut të vet, të cilin e bartë më zemër e shpirt kah do që shkon dhe vepron.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat