Diçka mbi ‘simfoninë’ dhe ‘sintezën’ e lavdishme të lirisë!

Opinione

Diçka mbi ‘simfoninë’ dhe ‘sintezën’ e lavdishme të lirisë!

Nga: Agron Shabani Më: 21 gusht 2023 Në ora: 12:54
Agron Shabani

E dashur Kosovë, të dashur lexues, të nderuar bashkombasë të mi shqiptar, kudo ndodheni!

Siç e dini edhe vet, trimat dhe heronjt e njohur shqiptarë ose gjakovarë, Elton Zherka dhe Përmet Vula: Lindur, rritur, brumosur dhe edukuar në frymën e njohur qytetare, kulturore, liridashëse (çlirimtare) dhe patriotike në Gjakovën krenare, kushtrimtare dhe kryengritëse: I lanë ose ndërprenë përgjysmë jetën dhe studimet e tyre në Filharmoninë ose Akademinë e famshme të Vjenës, për t'iu bashkangjitur 'orkestrës' ose luftës së lavdishme të UÇK-së! 

Për t'u ngritur kështu në Olimpin, Pantheonin ose Piadestalin me të lartë të lavdisë dhe krenarisë shtetrore dhe nacionale ku nuk është kurrë zhurnë ose tollovi.

Se këndejmi, 'opus magnusi' i tyre është i madh dhe shumë i larmishëm ose multidimenziinal... Duke filluar nga edukata, kultura, talenti, akribiteti, luciditeti, subtiliteti, narracioni dhe testamenti i tyre liridashës ose patriotik që burojnë nga edukimi dhe formimi i tyre intelektual dhe patriotik, i marrur ose mësuar nga elita ose prominenca e njohur intelektuale dhe patriotike e Gjakovës...Për të vazhduar me serializmin e njohur koncertal ose filharmoniko-opertistik të Orkestrës ose Filharmonisë së famshme të Vjenës, ku Elton Zherka dhe Përmet Vula i ndoçën studimët e tyre në fushën ose shkollën e famshme të muzikës orkestrale ose operistike....

Aty ku pedagogu dhe kompozitori i shquar austriak, Alban Bergu, ndjekës i shkollës së famshme vijeneze të udhëhequr nga filozofia e muzikës atonale dhe serializmi i njohur akademiko- operistik i Arnold Schönbergut etj...dikur e bënë historinë në fushën ose artin e muzikës.

Thonë se lufta, heroizmi, muzika dhe dashuria, janë një art i brendshëm dhe tepër i lartë që nuk përkthehet. Apo...?!

Në anën tjetër ndërkaq, ish Presidenti i Kosovës dhe lideri emblematik i UÇK-së, Hashim Thaçi: I ndërepreu studimet e tij postidiplomike në Univerzitetin e Vjenës dhe Zürichut, për t'iu bashkuar luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së së bashku me shumë intelektual dhe patriot të tjerë shqiptarë.

Edhe komandanti i shquar i UÇK-së, Daut Haradinaj, thuhet se i ndërpreu shollimet ose studimet e tij, për t'iu bashkuar luftës së lavdishme për liri dhe pavarësi shtetrore dhe nacionale.

Apo, komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari së bashku me pjesëtarët tjerë të familjes monumentale dhe emblematike të Jasharëve nga Prekazi i Drenicës që ranë për të mos vdekur kurrë për lirinë e kombit dhe atdheut!

Kjo do thotë se ata gjetën formën dhe mënyrën sublime dhe relevante për t’ua bashkëngjitur nevojave dhe kërkesave të njohura shkencore, akademike, sociale dhe ekzistencialiste, edhe aspiratat e njohura shekullore ose historike të Kosovës dhe shqiptarëve.

Mëqe fjala mbi Vjenën famoze dhe historike: Në këtë rrafsh gjithashtu duhet të kemi parasysh aspektin determinant dhe paradigmatk së bashku me frymën e njohur mondane, metropolitane, perandorake, multikulturore, shkencore ose akademike të Vijenës, ku u shkolluan (edukuan) dhe formuan dikur Theodor Adorno, Siegmund Freudi, Gjeneral Picolomini, Eugen Savojski, Maria Terezia, Franc Jozefi, Arnold Schönbergu, Alban Bergu, Mozarti, Straussi, Bachu dhe shumë intelektual, shkenctar, kompozitor dhe dirigjent të tjerë me famë botërore.

U mor vesh se edukata, kultura, arsimi, shkenca, pushteti, politika, diplomacia, lufta, heroizmi, sakrifica ose patriotizmi, nuk janë vetëm imitim (mimesis) ose "riprodhimin i sofistikuar" i metodave të njohura humaniste dhe iluministe në çastet ose momentet e shkëlqimit ose celebrimit të tyre më të madh, por edhe diçka tjetër përtej tyre. 

E sidomos në ravijezimin, konturimin, eksplorimin dhe unifikimin ose konvencionalizimin e pikëpamjeve, ideve, teorive, traditave, vlerave, parimëve, qëndrimëve dhe aspiratave të njohura shtetrore, nacionale, historike, gjeografike, kulturore, politike dhe të tjera të popujve, shtetëve dhe kulturave të ndryshme ("ekskluzive" dhe "ekzotike") në ngritjen dhe formimin e mendimit, vetëdijes, edukates, kultures, arsimimit dhe vizionëve të njohura shkencore dhe humaniste mbi njeriun, shtetin dhe shoqërinë e përgjithshme njerëzore dhe qytetare.

Falë Zotit të madh falenderues, masat ose metodat e njohura luftarake ose ushtarake, ngelen ose janë metodat e vetme dhe kryesore të ngritjes, përmirësimit dhe fuqizmit politik, fizik, organik ose mekanik të shtetëve, popujve dhe shoqërive të ndryshme njerëzore ose qytetare gjithandej globit." (H. von Rimscha)

Heshtja, indiferenca, konformizmi, oportunizmi, amnezioni, amoroziteti, apatia, cinizmi ose injoranca institucionale ose funksionale ndaj vlerave epokale dhe monumentale të luftës çlirimtare dhe heoike të UÇK-së, nuk i bejnë nderim dhe aspak mirë popullit (kombit), shtetit, pushtetit, lirisë (çlirimit) dhe pavarësisë së Kosovës, për të cilat janë derdhur lumej gjaku, si dhe janë bërë sakrifica të shumëta. 

Nuk i bëjnë nderë madje as miqësisë ose aleancës së njohur Nato-UÇK-së (gjatë luftës së fundit në­ Kosovë)-për të cilat, në analët e njohura të historisë shqiptare dhe asaj ndërkombtare, janë shkruar libra, histori, elegji, enciklopedi dhe antologji të shumëta.

Sipas antropologjisë dhe epistemologjisë revolucionare dhe asaj politike, janë njeriu (personi ose individi), populli ose kombi ata që ia japin emrin, adresën, identitetin, eksluzivitetin dhe autenticitetin shtetit, ndërsa është shteti ai që iu jep njeriut (personit ose individit), popullit, kombit ose etnisë dritën, shkëlqimin, ekzistencën dhe sigurinë e tyre ligjore, fizike (biofizike), sociale (sociofizike), politike (sociopolitike) etj.

Ndërsa lufta çlirimtare dhe patriotike, është ajo që ua siguron (garanton) lirinë, nderin, moralin dhe krenarinë shtetrore dhe nacionale. 

Besimi dhe bindja e palëkundur në liri, sipas Shekspirit, janë liria vet. 

Në të kundërten, ata që kanë vuajtur, lënguar dhe pësuar aq shumë nën skamjen, sundimin ose robërinë e huaj, nuk e njohin dot lirinë dhe vrapojnë pas të tjerëve. Shpirtërat e nënshtruar dhe të robëruar nuk e durojnë dot lirinë dhe vrapojnë vazhdimisht pas saj duke u kthyer në skllevër. (Stefan Zweig).

Ndonëse, sipas Erich Frommit, shpirti i njeriut të lirë, sovran, autonom dhe integral, merr hua (huazon) nga mendja (logjika ose intelekti), qenia dhe materia e tij përceptimet dhe anticipimët e njohura esenciale ose substanciale, me të cilat ushqehët ose mirëmbahet, dhe ua kthen atyre në formën e levizjëve ose manifestimëve të larta shkencore dhe humaniste, me të cilat i ka lidhur ose vulosur lirinë, fatin, ekzistencën dhe metafizikën e tij. 

Intelekti, struktura (substanca) ose bazamenti i fortë personal, biogjenetik, gjenealogjik (familjar), moral, intelektual dhe profesional, si dhe të përdorurit e përvojes, herozmit dhe mençurisë (intelektit) në të dyja rastet, në mendime dhe veprime ose reagime, është çelësi ose formula kryesore e cila e hap portën e lumturisë së gjithëmbarshme objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitett. Portën e njohur globale ose universale.

Duke i lënë të hyjnë vetëm nevojat tona bazike ose ekzistencialiste, si dhe duke i lënë përjashta ose të përjashtuara të gjitha ato që nuk iu duhen individit dhe kolektivitetit. 

Personalisht mendoj se si popull ose si komb kemi bërë shumë pak për afirmin ose universalizimin e vlerave opokale dhe monumentale të luftës së lavdishme të UÇK-së. E sidomos politika dhe diplomacia kosovare, e cila duhet ndryshuar (substituuar) ose determinuar qasjen ose aplikimin e tyre në suspektin e një formule ose doktrine të re konstruktive dhe pragmatike të marëdhënieve ose raportëve të sotme botërore ose ndërkombtare. E jo duke qenë gjithëmonë epigone ose recidiviste e një politike ose diplomacie pllakative, foruminabe, kabinetike, unilaterale ose monologjike që i zhvatët ose nënshtrohet vazhdimisht diktatit ("ultima ratio" ose "urbi et orbi"), monopolit, llupës ose tutelës së huaj përsa u përket kompromisëve ose koncesionëve të vazhdueshme ndaj Serbisë, si dhe mohimit, prolongimit, skizmatizimit ose injorimit të UÇK-së! 

Bota e sotme shqiptare ose kosovare, nuk ka nevojë për të vërteta absolute, por, vetëm për pyetje, përgjigjie dhe të vërteta relative.

Kapitulli i luftës çlirimtare dhe heroike të UÇK-së, siç dihet, është mbyllur ose ka përfunduar tani e 21 vjet me parë, me fitorën epokale dhe monumentale të UÇK-së dhe forcave të Natos-kundër soldateskës dhe njësitëve të tjera kriminale dhe gjakatare të Millesheviçit.

Apo....!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat