Kur historiani Schmitt me eufemizëm poshtëron përsëri shqiptarët në Konferencën e Prishtinës

Opinione

Kur historiani Schmitt me eufemizëm poshtëron përsëri shqiptarët në Konferencën e Prishtinës

Nga: Prof. Pirro Prifti Më: 22 gusht 2023 Në ora: 10:25
Prof. Pirro Prifti

Seminari i 41 ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare nga dt.14-25 gusht në Prishtinë i organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Tiranës moren pjese edhe shume te huaj. Numri më i madh i tyre ka ardhur nga Polonia, Austria, Gjermania, Bullgaria, Danimarka, Spanja, Rumania, Serbia, Britania e Madhe dhe Greqia. Marrin pjesë edhe disa arbëreshë të Italisë.

Përsëri Schmitt merr në dorë historinë e shqiptarëve duke qënë një sllavofil. Cfarë mund të dalë për Shqipërinë e Kosovën nga një historian sllavofil?

Që nga fjala historianit austriak Oliver Shmid me prezantimin etij ``Kosova dhe Shqipëria, dy rrugë të ndryshme të historisë shqiptare 2012-2023`` në ligjëratën e tij, historiani Scmitt krahasoi zhvillimit politike, historike e sociale të shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët ai quante si shqiptarë perëndimorë dhe ata të ish- Jugosllavisë (edhe Kosovës) shqiptarë lindorë. Historiani Oliver Schmitt i lindur në Zvicër. Ka studiuar për bizantinistikë, neogrecistikë dhe histori të Evropës Lindore në Bazel (Zvicës), Vjenë (Austri), Berlin dhe Mynih (Gjermani). Dihet se deri më tani Schmitt ka botua një sërë monografish e punime shkencore për historinë shqiptare. Ndër veprat e tij me rëndësishme janë “Arbëria venedikase 1392-1479”, “Kosova – Histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”, “Skënderbeu – Aleksandri i ri nga Ballkani”, “Shqiptarët. Një histori midis Lindjes dhe Perëndimit”,

Sipas tij ai shkruan se: ``..derisa shteti shqiptar ia doli të etablonte projektin e një nacionalizmi sekular, Jugosllavia, nën kontrollin serb, promovoi islamizmin dhe strukturat osmane.Kjo bëhej me qëllim të parandalimit të lindjes së nacionalizmit sekular siç po ndodhte ndër shqiptarët perëndimorë”,

Sipas tij përsëri thotë: ``Me kufijtë e ravijëzuar përgjatë Drinit që më 1913, janë të përligjur së paku teknikisht termat “shqiptarë perëndimorë” dhe “shqiptarë lindorë”. Megjithëse prej 24 vjetësh, kufiri më tepër afron e bashkon sesa ndan, kjo përvojë e re solli edhe nevojën për ta rimenduar të kaluarën dhe gurët miliarë që shenjëzuan momentet kryesore të veçantive identitare``.

Ndërsa islamisti i moderuar Olsi Jazexhi kritikon Schmitt, në Facebookun e tij- me titull ``Sulmi pervers kunder Oliver Shmidit dhe islamit nga media e Veton Surroit` `,- se prezantimi i Shmidit tregoi sesi ne Shqiperi dhe Kosove u zhvilluan dy identitete te kundërta shqiptare. Njeri qafir ne Shqiperine komuniste dhe tjetri musliman ne Jugosllavi.

Njihet historiani Shmitt duke qënë pro-sllav e etiketoi Skënderbeun si ` serb`, me opinionin e tij pervers në librin e tij për Skënderbeun. Ky absurditet u kritikua që atëhere nga Profesor Kristo Frashëri i cili hodhi poshtë hipotezat e Shmitt se `… Miti i Skënderbeut ishte krijesë të regjimit komunist`, dhe se ky argumentim bie poshtë shkruante Prof. Kristo Frashëri, sepse edhe qarqet antikomuniste shqiptare dhe ndërkombëtare qofshin shqiptarë, qofshin të huaj, e përkujtuan me përkushtim më 1968 Skënderbeun si Hero kombëtar të shqiptarëve, me rastin e 500-vjetorit të vdekjes, njësoj siç e përkujtuan edhe historianët që jetonin në Shqipërinë komuniste.

Edhe në prezantimin e tij në këtë Konferencë të nderuar, Shcmitt u orvat të nënvlerësojë dhe të baltosë identitetin shqiptar nëpërmjet diskursit të tij duke thënë përafërsisht se shqiptarët e Kosovës janë lindorë kurse shqiptarët e Shqipërisë janë perëndimorë dhe se diktatura përdori nacionalizmin secular kurse Tito i Jugosllavosë promovoi islamizmin dhe strukturat osmane në shqiptarët e Kosovës. Apo sic shkroi z. Jazexhi se Schmitt i bëri shqiptarët e Shqipërisë `qafira` dhe shqiptarët e Kosovës msylimanë.

Është e vërtetë së gjatë diktaturës PPSH u përpoq të krijonte `njeriun e ri ateist`, kurse në Kosovë Tito për të hequr etninë shqiptare një popullatë në rritje në Jugosllave që kërkonte liri, përdori termin `kombësi myslimane`, por në të dy rastet Schmitt politizoi karakterin e shqiptar në të dy anët e kufirit si: shqiptarë lindorë dhe perëndimorë, gjë që nuk është e vërtetë.

Nëse do të ishte e vërtetë, NATO dhe SHBA nuk do ta ndihmonin Kosovën të shkëputej nga Serbia në emër të mbrojtjes së lirisë dhe të drejtave të njeriut, dhe të së drejtës që një popullsi e caktuar ka të drejtën e vetvendosjes, por e çliroi.

Dhe shqiptarët e Kosovës, nëse e ka vënë re Shmitt, kanë në Prishtinë dy buste një i Skënderbeut jo-serb, dhe bustin e ish Presidentit Clinton një udhëheqës i demokracive perëndimore; por ka edhe bulevard me ermin e ish Presidentit Klinton si dhe një rrugë me ermin e ish Presidentit Bush. Ku është në këtë rast tog-fjalëshi `shqiptarë lindorë`?

I njëjti përkufizim mund të përdoret për Shqipërinë që Schmitt i quan shqiptarë perëndimorë, në një kohë kur për 45 vjet Shqipëria ishte nën një drejtim lindor komunist, por populli e hoqi këtë zgjedhë pas viteve `90 për tu drejtuar kah demokracitë perëndimore.

Duke qënë një Konferencë profesionale është për të ardhur keq kur një historian pro-sllav deklaron kësi idesh aspak të vërteta, dhe kjo duhej kritikuar nga vetë Konferenca e cila po vazhdon.

Së fundmi mund të përmëndim Schmitt është anëtar i jashtëm i Akademisë së Kosovës, por asnjë historian apo `researcher` Kosovar nuk e ka kritikuar z. Scmitt për pasaktësitë e tij, qoftë edhe për ta debatuar, por si zakonisht edhe kosovarët janë në fazën e `bërjes teslim` ndaj të huajve dhe çfarëdo që të thonë ata, madje edhe duke sharë e kritikuar shqiptarët- asnjë nuk reagon por dëgjojnë me gojë hapur sofizmat e të huajve.

Kjo gjë ndodh edhe në profesorët shqiptarë të akademisë të cilët gjithashtu i marrin si të `shënjta` çdo fjalë të ndonjë të huaji që vjen e bën ndonjë prezantim në Shqipëri, duke mos e diskutuar apo edhe debatuar çdo gjë anti-shqiptare, por dhe tek politikanë shqiptarë që e kanë mëndjen tek aktivitetet korruptive .

Pavarësisht botimit të ri të katër volumeve të Historisë së Shqipërisë, ka ardhur koha që historianët shqiptarë dhe `researcher-at` shqiptarë sidomos ata të rinj, të hulumtojnë të vërtetat e fshehura dhe të harruara të cilat edhe akademitë fqinje i kanë deformuar apo dhe i kanë fshehur, por akoma, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë, akademikët e mykur të të dy vëndeve ( sigurisht ka dhe ndonjë tek tuk akademik serioz) vazhdojnë me servilizmin e tyre të dëmtojnë Historinë e vërtetë të trojeve dhe popullit shqiptar por e lënë në dorë të Schmitt-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat