Serbia kërcënon, bota heshtë!

Opinione

Serbia kërcënon, bota heshtë!

Nga: Ejup Berisha Më: 22 gusht 2023 Në ora: 14:55
Ejup Berisha

Serbët edhe kur kërcnojnë me luftë bota heshtë, shqiptarët edhe kur duan të bëjnë diçka të mirë për vetveten bota zgjohet në këmbë dhe i çorton

Serbia përditë po kërcenon me lufte dhe askush nuk ndërmerr asgjë për ta zbrapsur apo dhe për ta sankcionuar ate, Nëse vetëm thirrja për luftë është qështje e sankcionueshme atëher edhe kërcënimi direkt me luftë duhet të sankcionohet pa kurrfar hamendje dhe dyshimi. Nga ana tjetër nëse një shqiptar shpreh vetëmse ndjenja patriotike për tu rritur memedheu e gjithë bota i madh e i vogël ngriten në këmbë dhe e dënojnë ndjenjën legjtime shqiptare.

Serbia para dy dite publikisht i kërcënoi shtetet e rajonit si Malin e Zi dhe Maqedoninë e veriut me luftë dhe këtë e bëri Ministri serb i mbrojtjes dhe kjo gjë nuk ngjalli kurfar reagimesh në opinionin ndëtkombëtar, pra një gjë e tillë kaloi sikur të mos ketë ndodhur fare. Do të thotë se shtetet e botës janë duke i përkëdhelur Serbinë dhe serbët së tepërmi e nga ana tjetër vetëm nëse një shqiptar shpreh ndonjë dëshirë patriotike për kombin dhe shtetet e tyre me javë e me muaj reagojnë rajoni dhe bota.

Serbinë bota po e përkedhel e kjo nuk është në të njejtin tabor me shtetet Perendimore si SHBA-të dhe BE-ja apo e njëjta ia mba më shumë anën lindjes dhe Rusiseë ndërsa shqiptarët janë përkushtuar fuqishëm të jenë në të njëjtin tabor me sheetet Perendimore dhe të gjitha këto shqiptarët i çortojnë dhe i dënojnë pse këta e duan veten, shtetet, kombin dhe gjuhën e tyre.

Atëher SHBA-të dhe BE-në dua ti pyes se pse po e përkëdhelin kaç shumë Serbinë armikun e përbetuar të shqiptarëve dhe të Perendimit dhe për pak punë legjitime i çortojnë dhe i sankcionojnë shqiptarët. Dhe nëse Serbia nuk çortohet nga opinioni ndërkombëtar ajo pas kërcnimeve me luftë të shteteve të rajonit do të merr guxim die do të trimërohet që ti kërcënon me luftë edhe SHBA-të edhe BE-në por edhe botën në përgjithësi. Nuk është mirë të përkedhelet derri i egër e të çortohet qenxhi i butë çortimet dhe dënimet duhet përher ti drejtohen derrit të egër i cili din të jetë tërë kohës destruktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat