Investim për luftë në emër të paqes

Opinione

Investim për luftë në emër të paqes

Nga: Milazim Maraj Më: 23 gusht 2023 Në ora: 21:42
Milazim Maraj

Nuk sigurohet paqe duke lavdëruar dhe përkrahur agresorin që ka bërë sa e sa luftëra deri tani. Ajo që duket të jetë amortizim i dhunës nuk po stimulon paqen në Gadishullin Ilirik.

Përsëri nuk po luftohet për me të mirën por për një të keqe të vogël për gjeopolitik bërësit. Fajtor tani do të mund të mbetët ai që është më i lig.

Shqiptarët në këtë gadishull nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët shqipe. Por rreshtohen herë pas armikut të provuar 12 herë që nga viti 1797 e deri sot.

Çka duhet të na ndodhë ende që të kuptojmë se uniteti shqiptarë është fillim i domosdoshëm për të dalë nga kjo krizë shekullore. Pse nuk po shikojmë pak në vitet 1990-1998 në këto vite kur ishim bashkë shqiptaret e robëruar jashtë Shqipërisë se arritëm atë që armiku jonë nuk e besonte?

Sot ku jemi? Kryeministri i Shqipërisë Edvin Rama u tregua shumë i etshëm për Serbinë, interesat serbe duke harruar interesa e mohuara të shqiptarëve të okupuar nga Serbia. U tregua i etshëm për këngën serbe edhe kur Brgoviq pas lufte këndonte këngën Kallashnikov në mes të Tiranës, edhe kur për herë të dytë u angazhuan aq shumë forca policore të uni formuara dhe civile për ta sigurua mikun e Vuçiqit dhe Putinit.

Këtë nuk e pranuan shtetet si Polonia dhe Molldavia por Edvin Rama plasi zemrat e shqiptarëve jashtë Shqipërisë që kishin humbur familjarët e tyre. Rama pa të drejt fali gjakun e shqiptarëve të Kosovës, të masakruar, dhunuar, të gjenociduar nga Serbia. Pse?!! Ftoj dhe dekoroj këngën kallashnikov dhe mikun e Putinit.

Një shqiptar tjetër kryeministër Dritan Abazoviq desh plasi deri sa e aprovojë kishën serbe në Mal të Zi, servilizëm i pa arsyeshëm apo shpirtshitur i verbër? Interesi serb ishte ai që detyrojë kryeministrin e Shqipërisë që të ndryshoj programin që gati u bë tradicional në mes të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë dhe të sjell një situatë të mbarsur me inat në mes të Evin Ramës dhe Albin Kurtit.

Kjo të përkujton historinë e dhimbshme të 300 fiseve pellazge që luftonin ne mes veti duke sjell tragjedi shekullore për fiset etyre dhe duke mundësua që të depërtojnë kriminelet rus tani(serb.

Ndërsa botën e bënë; por në mungesë të vullnetit për të korrigjuar inatit e vet, humbën vetën territoret e veta. Sollën atdheun e tyre gati kontinental në një grusht shtet dhe një grusht popull duke trashëguar inatin kronik si sëmuarje nga të parët e tyre. Kurti u ftua në Greqi, ndërsa Rama nuk u ftua Edvin Rama për shkak që Gerqia kërkon një enklavë tjetër në jug të Shqipërisë. Rama u pajtua me enklavën ne veri të Kosovës por jo edhe në jug të Shqipërisë.Në protestën pro greke në Himarë morën pjesë edhe krye bashkiaku i Athinës dhe Selanikut.

Këta nuk u penguan nga organet e sigurimit shqiptarë. Ndoshta kanë qenë të angazhuar për të i mbrojtur sikur Bregoviqin. Kjo polici nuk e mbrojti Ahmet Krasniqin, Ilir Konushevcin, Dr. Hazir Malen etj që luftonin për të çliruar Kosovën. Në Greqi Kryeministri i Kosovës mori pjesë në këtë samit. Sa ishte ky i rëndësishëm për Kosovë mbetët të shihet por sa ishte përçarës në mes të Kosovës dhe Shqipërisë u pa në fillim.

Greqia nuk i pranoj as ndihmën shqiptare për të fikur zjarrin që ka kapluar këtë shtet. Mitsotakis, duket që ka inatin sikur shqiptarë ndoshta nga origjina ka trashëguar vetëm inatin.

Në këtë samit Vuçiq u mundua që të fut një përplasje në mes të Maqedonisë dhe Kosovës. Ai përkujtoj kryeministrit maqedonas se serbet e maqedonasit janë vëllezër. Kjo pasqyron botën serbe dhe ruse në BE. Por çka janë në mes veti Edvin Rama dhe Albin Kurti? Tani në shtetet tona po bëjnë punën antishqiptare popët dhe hoxhallarët. Këta i arsyetojnë miliardat e Serbisë të investuar në Kosovë dhe miliardat e Sorosit të investuar në Shqipëri. Dritan Abazoviq gati e mori shpërblimin e përgatitur në Budvë.

Kështu shpërblen Serbia sherbëtoret, pasi ta kenë kryer detyrën ose kur nuk e kryejn. Ngjashëm me shpërblimin e përgatitur për Dik Martin!. Po të realizohej atentati do të fillonte vaji i Serbisë për këtë “Yll”. Do të akuzoheshin malaziasit dhe shqiptarët e Kosovës.

“Pas popëve vijnë topat dhe hanxharët dhe plaçkitësit e pa shpirt serb. Vuk Drashkoviq.(H.H. Gj. f.10) Kjo është rruga që po përkëdhelet nga Borel dhe Lajçak. Serbia kërkon Republikën Serbe në asociacionin e komunave të ashtuquajtura me shumicë serbe dhe në Greqi në jug të Shqipërisë me ata që e quajnë vetën grek.

Parlamenti i Kosovës është shndërruar në një qendër të grindavecëve që duke qenë kështu kanë humbur besimin e elektoratit. Njësoj është edhe Parlamenti i Shqipërisë. dalin më si kuvendar, që japin ide vizionare për të ardhmen e vendit dhe kombit. Ka mjaftë analistë por asnjë analizë shkencore, të mirëfilltë që prodhon rezultate të pritura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat