Kosova një mozaik tokësor e hyjnor

Opinione

Kosova një mozaik tokësor e hyjnor

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 14:33
Dedë Preqi

Kosova në të vërtetë i përngjanë një mozaiku tokësor, të cilin mund ta quajmë edhe hyjnor, e përbërë prej një mori peripetish dhe rrethanave të jashtëzakonshme deri te shteti i pa varur dhe sovran, në një pikpamje tjetër strukturore e politike, përbëhët prej një morie shtigjesh dhe përrockash politike, të cilat duke u derdhur në një shtrat të përbashkët e formojnë edhe të ardhmën e këtij vendi.

Kuptohjet dhe diehet fare mirë se me ndihmën e Aleancës Veriatlantike të NATO-s, dhe me ndihmën e luftëtarëve të denjë të UçK-së, Kosova arriti lirinë dhe sovranitetin e saj, mirëpo edhe pasi që Kosova, mbas fushës së betejës duhej të kthehej në një plan tjetër, në planin thellësisht njerëzor dhe institucional, duke e kërkuar nevojën e pjesëmarrjes së  Misioneve Ndërkombëtare, që të ndihmohet edhe në kohën e paqës, përmes misionit ushtarak të KFOR-rit, poashtu edhe përmes misioneve ndërkombëtare  UNMIK, dhe më vonë EULEX, të cilat marrin një rrol të rëndësishëm dhe kyq në sistemin  e drejtësisë dhe disa kopetenca tjera në Kosovë.

Në radhë të parë duhet të dallojmë KFOR-in, si pjesë ushtarake e NATO-s, i cili e ka rrolin e vet ushtarak në mbrojtjen teritoriale të Kosovës, dhe menagjimin e kufinjëve të saj, dhe i cili që prej vitit të prezencës së tij dhe deri me sot, e ka rrolin e vet ushtarak dhe mbrojtës në Kosovë, pa dallim, edhe nëse kemi ndonjë vërejtje në rrolin e pjesëtarëve të pjesëmarrësve të KFOR-IT, franqez, do të mbetët në ndërgjegjën e tyre, ku gjejmë rrole të tyre të një anshme në favor të palës kriminale serbe, në formën e një kuptimi të dyshimtë dhe të dëmshme për palën shqiptare të këtij vendi si shumicë.

 Misioni i UNMIK-ut, i cili e kishte rrolin në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë së brendshme të Kosovës, ka mundur të jetë më i suksesshëm dhe më i kujdesshshëm, për ta kryer rrolin e vet, sidomos në ligjet e drejtësisë dhe disa aspekte tjera, apo nuk i ka kryer fare dhe jo korekt, duke i vazhduar EULEX-i, deri në ditët e sotme, të cilat tani më janë shumë gjëra të pa kryera dhe të dyshimta dhe diskutabile.

Mund të thuhet se qeveria e Kosovës, gjatë kësaj periudhe të pasluftës ka qenë e pa suksesshme, sidomos në zbatimin e ligjeve të drejtësisë, të cilat kanë ndikuar shumë në ecjen përpara të këtij vendi, poashtu edhe në ekonominë e saj, nga vetë fakti tregon se një çështje e tillë, ka krijuar edhe shumë mangësi tjera në gjitha poret e jetës, kur vetë populli nuk ndjehët i kënaqur me udhëheqjen e politikave të vendit dhe qeverisjen e puahteteve të saj, duke veçuar  udhëheqjen e PDK,LDK dhe AAK,  me  klanet e tyre të korruptuara deri në fyt, të cilat ia dhanë të mbrapshtën këtij vendi.

Në këtë kuadër të qeverisjes shumë pak  gjejmë mbështetje në njëri-tjetrin, sidomos kur bëhët fjalë pozitë-opozitë, dhe si të tillë, të ndarë e të përçarë në pozicionet e tyre partiake dhe vetiake, duke realizuar qëllimet e tyre në favor të interesave dhe politikave që nuk kanë të bëjnë  në interesin e shtetit dhe popullit të këtij vendi.

Atëherë pse nuk do funksiononte si duhet shteti i Kosovës,  ashtu sikur duhet të fuksionojë  një shtet normal demokratik, që të plotësojë nevojat e qytetarëve të vet , në mënyrë që  ky popull të ketë një mirëqenje me standarte  dhe kushte normale.

Sikur ne do mundohemi kot, edhe nëse i sjellim ligjet e Amerikës, apo të shtetëve perëndimore më të zhvilluara në Kosovë , do e kemi kot, sepse ato nuk fuksionojnë në kushtet tona, në të cilat gjendet sot Kosova dhe punon qeveria e saj, të cilat herë duket sikur kryejnë një funksion të caktuar në dobi të saj, e herë ato e nxisin ndjenjën e dyshimtë, nëse nuk kemi një harmoni dhe përspektivë të unisuar në mes pozitës dhe opozitës së këtij vendi.

Prandaj, asgjë nuk është e qëndrueshme nëse niset nga efektet jo parimore, që kanë bërthamën e  gënjeshtrave dhe kurthave të saja, e cila mund të shpaloset nga rrokullisjet e shthurjes së kohës, kapitujt e një politike që më shumë se nga askush dhe nga asgjë tjetër , bëhët shkak i vetë shkatërrimit të saj, duke u zhveshur një ditë me gjithë anakronitetin dhe maskën  e saj të ndyer. 

Kujna po i shërbejnë këto ndasi dhe përqarje politike në mes partive dhe grupeve të ndryshme në shtetin tonë, të cilat nuk mund të thuhet se rrjedhin nga një shoqëri e shëndoshë dhe demokratike, por kanë diagnozë me siptome të sëmuara politike dhe egoiste, apo si të tilla janë të kundërta me interesat e vendit dhe shoqërinë tonë kosovare.

Pse po stagnon sot Kosova në shumë aspekte ekonomike e sociale por dhe të tjera, kur asnjëherë në jetën e vet  dhe gjatë periudhave historike nuk e ka pasur këtë pozicion më të favorshëm, që të zhvillohet dhe të pozicionohet në mesin e vendeve të zhvilluara të rajonit dhe Europës, megjithse edhe BE-ja, nuk e ka treguar vullnetin e saj serioz dhe të sinqertë ndaj palës së Kosovës.

Nuk është e lakmueshme sot lëvizja e rinisë tonë që shohim rreth e rrotull vehtës, që është shumë inkurajuese dhe intelegjente, mos të thëmi e bezdishme, e cila mund të krijojë  një klimë të re dhe të vrullshme pune,  jo vetëm për vetëvetën, por dhe në shërbim të popullit të vet, e që për fat të keq, ajo sot përjeton vetëm një dozë të vogël të përspektivës që i takon, prandaj, nuk duhet ta lejojmë këtë boshllëk në mesin e rinisë tonë, por duhet ta mobilizojmë dhe t’ia  plotësojmë kushtet dhe aspiratat e saj, për të krijuar një të ardhme më të mirë.

Liderët politik të Kosovës, duhet ti hapin sytë dhe të mendojnë më shumë se, kjo metodë e tyre e udhëheqjes është e pa përshtatshme dhe e dëmshme për shoqërinë tonë, duke bërë vetëm propaganda të cilat opozita po i kultivon si dështim i kësaj qeverie, ndërsa vetë është shumë pasive dhe arrogante në rrolin e saj, sepse preokopimet dhe ankesat e popullit janë barometri më i mirë që masin suksesin e sëcilit udhëheqës në vend.

Korrupsioni, tani më është më i ulët në Kosovë, duke e krahasuar me pushtetet e kaluara edhe pse kot flitet për ta parandaluar dhe penguar zhvillimin e këtij elementi  të rrezikshëm në këtë shoqëri, sidomos në ato vende ku ato janë të instaluara nëpër shumë prekurori e gjygjësor të këtij vendi, të cilat edhe sot e luajnë një rrol kyç, në favor të klanit PRONTO dhe lidhjes me „bosët“  kryesor të pushteteve të kaluara, që i kanë ende kanalet aktive të këtij elementi.

Nuk do të thotë çmenduri, nëse këto fenomene të dobëta dhe të tjerat duhet ti zhdukim vetë, tjetër kush nuk mundet, sepse ne jemi ata që i krijuam këto elemente negative në shoqërinë tonë, përderisa të tjerët mundën vetëm të na këshillojnë për ndonjë vizion më të qartë, por aq më pak një gjendje e tillë do të përmirësohet, nëse ne vetë e përjashtojmë vizionin e një opsioni dhe optimizmi shpresëdhënës, për të ndërtuar dhe zhvilluar vendin tonë.

Por, është pak e çuditshme, kur sot Kosova ka aq nevojë dhe Kosova ka aq shumë probleme të mëdha dhe shumë mangësi politike e strategjike në hamoninë dhe qeverisjen e saj, të tregohet e pa aftë të menagjojë vetën në mënyrën e duhur dhe të mundshme të saj, atëherë kujna ti ankohemi, nëse vetë jemi fajtorët kryesor, apo faktorët dhe shkakëtarët e kësaj gjendje të palakmueshme ti shpalojmë së bashku, edhe ata gjatë luftës dhe të pasluftës, kush janë korruptorët dhe peshqit e mëdhenjë  të këtyre lojrave të ndyta, dhe kush janë abuzuesit e këtij shteti dhe këtij populli, duke e mos  merituar një përkrahje dhe mbështetje të tillëve, të cilët po i përkrah dhe mbronë opozita e sotme, në krye me PDK, LDK dje AAK.

Sepse, të gjithë këta që i njeh i tërë populli i Kosovës, me kontributet e tyre të abuzimeve ndaj këtij populli dhe shteti, që jetojnë e punojnë edhe sot në institucionet e këtij vendi, dhe ushqehen e pijnë në shtetin e Kosovës, të cilët shumica e tyre e «kullosin « akoma këtë vend, shumë pak do e kemi  interesin e përbashkët në këtë mënyrë, por duhet vequar dhe akceptuar më mirë dhe më më kujdes të ardhmën e këtij populli, që akoma vuan nga plagët dhe pasojat që ka lënë fashizmi i kohës, duke e ndihmuar sot mbeturinat kundërmuese shqipfolëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat