Të ndërrohet qasja në problemet tona

Opinione

Të ndërrohet qasja në problemet tona

Nga: Milazim Maraj Më: 28 gusht 2023 Në ora: 00:18
Milazim Maraj

Qasje krejt e gabueshme e trajtimit të problemeve të brendshme të Kosovës. Besoj që gabimet janë në strategjinë e dialogut me Serbinë. Me Serbinë mund të bisedohet vetëm si me një shtet fqinjë, por jo si me të gjitha shtetet fqinje. Nga se kjo duhet të përgjigjet për gjenocidin që i ka bëre Kosovës. Sa për dorëheqjet policëve të vjetër serb, kjo ka qenë shumë mirë për PK. Nga se Kosova nuk ka mundur të funksionoj mirë me policë të ngarkuar me krime të luftës dhe pas luftës. Për dorëheqjet e policëve të rij nuk ka pse politizohet kjo çështje fare. Kosova u ka krijuar kushte shkollimi këtyre të rinjve.

Pastaj kushte punësimi sikur të gjithë policëve tjerë të Kosovës, pa i studiuar mjaftueshëm nga çfarë familjesh vijnë. A është familja e tyre e ngarkuar më krime të luftës apo të pas luftës dhe përcaktimin e tyre për të mbrojtur ligjin dhe kushtetutën e Kosovës. Nëse e kanë lëshuar punën nga PK. kjo nuk është fare problem i institucioneve të Kosovës. Me këto dorëheqje të merren EULEKS-i dhe KFOR-i. Të merret Z. Borell dhe z. Lajçak që po e përkëdhelin dhe miklojnë një shtet kriminel, presidentin kriminel dhe strukturën e tij kriminele. Të mirën me ata që i kanë kërcënuar, ose të i thonë Ministrisë së Kosovës të mirët me ata që kërcënojnë policët tonë. Kosova nuk duhet të pranojë fare të takohet me Petar Petkoviqin. Kush ai për Kosovën? Çfarë institucioni për Republikën e Kosovës është zyra e tij? Takimi me te është ofendim për Kosovën.

Asnjë rëndësi asnjë arsye nuk ka për të u takuar më te. Ky llastim që ju bë gjatë periudhës së pas luftës shtetit kriminel që duhej të përgjigjej sipas ligjeve ndërkombëtare për gjenocid dhe zhdukje të popullatës në masë është burim i të gjitha të këqijave, pengesave dhe burimeve të tensioneve në Kosovë, Mal të Zi, Bosnjë dhe tani edhe në Maqedoni do të jetë bombë me telekomandë ruse. Shqipëria e udhëhequr nga Edvin Rama është shndërruar në një marionetë të përbuzur nga Serbia dhe Greqia. I dënohen familjet shqiptare për shkak se një fëmijë e ka bartur flamurin kombëtarë shqiptar të veshur derisa po kalonin transit nëpër Serbi; torturohet me ditë familja si dhe dënohet të mos e kaloj transit nëpër Serbi për një kohë të gjatë.

Cili shtet në Evropë e bënë këtë?. Ndërsa shërbimet sekrete serbe i lëshojnë në dorë Rita Orës flamurin serb, nën të cilin janë kryer masakra në popullin e saj. Këso provokimesh ka në çdo veprimtari të shtetit serb. Në kulturë, në sport, në film që nuk ju lejua shqiptarëve të Kosovës lindore të shfaqën, përsëri heshtë Shqipëria jonë e dashur, ndërsa Serbia përcjell në OKB paketa me gënjeshtra e sajime kundër shqiptarëve. Për këto asnjë notë, proteste nga Shqipëria në ambasadën e Serbisë në Tiranë e cila po të kishte pasur pak moral kombëtarë në Shqipëri kjo do duhej të largohej në vitin 1999. Asnjë reagim i Shqipërisë në instancat e larta të BE, dhe në samitet ku merr pjesë ky shtet që ka moshën e pavarësisë mbi 111 vjet. Për gjatë këtyre viteve shqiptaret largohen nga trojet e veta, vriten , masakrohen, ju mohohet çdo e drejt elementare dhe ju behët presion që të asimilohen ose të lëshojnë vendin e vet, kurse Shqipëria heshtë. Serbia ndërhyn dhe pretendon që të ketë ndikim si më Republika serbe në Bosnjë, me kisha serbe duke mohuar autoqefalin e kishës malaziase, ndërsa në Kosovë përveç kishës serbe të vendosura në kishat tona ortodokse, kërkon AKS, që të jetë edhe një qendër për mes të cilës do të funksionoj krimi serb dhe pengimi i pa ndërprerë i funksionimit të Republikës së Kosovës. Serbia në kishën e Deçanit pranoj spiunet e vet, u fotografua me ta , hëngrën drekë bashkë në emër të Kishës Ortodokse. Por priftin Ortodoks Shqiptarë Nukollë Xhufka e përzunë nga Kisha, duke e kërcënuar.

Ky ishte prift i kishës ortodokse por nuk ishte spiun serb as rus. Në këto aktivitete ka pandërprerë përkrahjen ruse për të përfunduar projektin e Botës ruse. Ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçeviq haptas kërcënohet Mali i Zi dhe Maqedonia që e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës. Kështu që Ministri fashist me këto kërcënime ju përkujton luftën në Ukrainë që po e bënë Rusia. Ky është kërcënim që vjen pikërisht nga përkëdhelja diplomatike e Z. Josef Borrell dhe Mirosllav Llajçak. Serbia kërkon që Kosova të i largojë policinë speciale nga veriu i Mitrovicës. Çfarë të drejte ka ky shtet që Kosovës i ka kaq shumë borxh të kërkoj ku do të i mbaj Kosova policinë? Ndërsa dërgon grupe kriminale për të sjell armë e municion në këtë pjesë të Republikës së Kosovës. Këtë e kërkojnë të ashtuquajturit ndërmjetësit për lehtësimin e dialogut. Serbia nuk respektoj asnjë marrëveshje të nënshkruar më Kosovë. Mori pjesë në Ohër dhe u pajtua me për projektin Franko Gjerman por nuk e nënshkroi dhe posa doli jashtë dhe një konferencë për shtyp. “Unë asgjë nuk kamë nënshkruar” që do të thotë se nuk ka obligim të respektoj asnjë pikë të kësaj marrëveshje ose vetëm pikat që i konvenojnë. Pse duhet të kemi dialog me Serbinë për funksionimin e shtetit tonë.

Në Kosovë. Serbia vrau Ivanoviqin i cili ishte njësoj kriminel si këta. Kjo po i funksionon tani për të i kërcënuar serbet e Kosovës që duan të jetojnë të lirë në vendin që ju ka dhënë amnisti të pa merituar. SHBA duhet të na përkrah që kjo qasje të ndërrojë me. Nga se për deri sa kështu të lutët dhe përkëdhelët Serbia, jo vetëm Gadishulli Ilirik por e tërë Evropa do të ketë tensione dhe rrezik të shpërthimit të luftës. Këtë Serbia e ka vërtetuar disa herë deri tani. Kërcënimet me ushtri, manovrat e ofrimit të ushtrisë në kufi me Kosovën, shantazhet për mes të shërbimeve sekrete serbe dhe ruse nuk do të pushojnë, në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni, Bosnjë dhe më vonë edhe në Kroaci e më gjerë. Të drejtat që i kanë serbet në Kosovë nuk i kanë asnjë Serbi dhe nuk ka asnjë minoritet, por këta nuk duan të drejta por duan tokat tona sikur që i kanë okupuar deri me tani. SHBA ka përvojën e lutjeve që i kanë bërë Sllobodan Millosheviqit dhe ai nuk i ka pranuar deri sa i njëjti pajtohet me marrëveshjen e Kumanovës.

Por a duhet të kemi përsëri luftë, masakra, djegie të njerëzve të gjallë kjo është në dorë të Z. Borell, Z. Lajçak dhe Z. Eskobar etj. Deri sa nuk ulet Serbia në tavolinën e shtetit kriminel dhe të përgjigjët e ndëshkohet nuk ka paqe në BE dhe më gjerë. Shqiptaret krijues të Evropës, populli me i vjetër në Botë, e do Evropën por Evropa nuk na do neve, kështu shihet që dy dekada pas lufte. SHBA e kanë të çartë se ne jemi populli më pro amerikan dhe falënderues gjithmonë që ka shpëtuar qenien tonë biologjike, kërkojmë që të mos e lutë më gjatë Serbinë, por të na ndihmojë të armatosemi dhe aftësohemi për mbrojtje kështu në garantojmë paqe në këtë gadishull. Serbia të dërgohet në gjykatë ndërkombëtare si shtet kriminel dhe të dënohet kështu bota do ta kuptojë seriozitetin e shteteve demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat