Takimi Rama-Kurti në Slloveni: Buzëqeshja fallso e Edit, Albini triumfues

Opinione

Takimi Rama-Kurti në Slloveni: Buzëqeshja fallso e Edit, Albini triumfues

Nga: Faton Mehmeti Më: 29 gusht 2023 Në ora: 12:04
Faton Mehmeti

Prania e kryeministrit Edi Rama dhe Albin Kurtit në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit që po mbahet në Slloveni, solli në vëmendje raportin e tyre.

Si kurrë më parë kanë qenë të komentuar raportet mes dy kryeministrave shqiptarë, në normalitet s’ka pse diskutohet.

Për faktin se s’janë normale, me datimin e "Ballkanit të Hapur" të cilin e varrosi me duart e tija, Rama nuk ndaloi veprimet në dëm të Kosovës.

Mirëpo, mospajtimet e dy udhëheqësve kulmuan më 6 korrik, kur Kurti refuzoi të takonte Ramën, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në Prishtinë.

Pas kaq kohe të dy kryeministrat u takuan në mesin e të cilëve pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre edhe Edi Rama, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë.

Qeveria sllovene organizatore e forumit thotë se i 18 forum strategjik i Bledit synon të ndërtojë qasje të përbashkët mes komuniteteve globale në të ndërtuarin e shoqërive të qëndrueshme bazuar në solidaritet.

Duket se ky takim rezultoi pozitivisht, pasi edhe kryeministri Albin Kurti do të jetë pjesë e samitit të 16 tetorit në Tiranë.

Pavarësish të gjithave, Rama duhet të kthehet në rrugën e drejtë të bashkëpunimit me kryeminstrin e Kosovës, pavarësisht se kush është në rastin konkret.

Kosova kurrë nuk i harron ata që punojnë për dhe kundër Kosovës, fatkeqësisht kryeminstri Rama me veprimet e tija më shumë ka ndihmuar Serbinë se Kosovën.

Me verpimet e tija ka ndikuar në përpjekjet e Vuçiqit për të rehabilituar imazhin e tij të damkosur që nga koha e ish argatit të Sheshelit dhe Millosheviqit.

Nëse kryeministrat e më hershëm të Kosovës janë bërë vegël e Ramës, Kurti nuk pranoi asnjëherë të luhet me fatin e Kosovës dhe të ardhmën e saj.

Raportet mes dy kryeminstrave shqiptarë sduhet të jenë kurrë të ngrira, edhe shqiptarët kurrë sduhet votojnë ata që nuk e kanë prioritet fatin e kombit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat