Në Hagë nuk janë vetëm komandantët e UÇK-së, por e gjithë lufta e popullit tonë

Opinione

Në Hagë nuk janë vetëm komandantët e UÇK-së, por e gjithë lufta e popullit tonë

Nga: Ylli Mece Më: 30 gusht 2023 Në ora: 09:11
Ylli Mece

Cila ishte arsyeja e vërtete e gjykimit të luftëtarëve të lirisë së UÇK-së prej Gjykatës Speciale të Hagës?

Le të kalojmë pak në retrospektivë ose më saktë në një shikim të së kaluarës mbi qëndrimin e Evropës para luftës çlirimtare, pra që lidhet me kohën përgatitore të situatës së popullit shqiptar te tokës ton Dardane e cila manifestohet me një zemërim të madh mbarë popullor.

Shqiptarët e Kosovës kurrë nuk e ulën kokën, por luftërat e zhvilluara dhe shkëputjet prej RFJ të Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës etj e ndezën dhe me shumë shpirtin e shqiptarit se me luftë të organizuar ata mund t’ia dilnin dhe të fitonin. Por ç’ndodhi në fakt dhe si reagoi Evropa?! Ndodhi ajo që pritej. Putanat mund të ndërrojnë të mbathurat, por jo zanatin. Ja e tillë u tregua Evropa me ne?! Po si e manifestuan ata këtë egërsi ndaj dukurive të para të rebelimit dhe para përgatitjes se popullit shqiptar të Kosovës?

Menjëherë diplomacia e zuskave evropiane të frikësuara tej mase se mos flaket e kryengritjeve përhapeshin si zjarret e një verë tejet të nxehtë vrapuan duke na dhënë këshilla: Shqiptarë tregoni kujdes ! Bëhuni më të përmbajtur! Duhet të luftoni në radhët tuaja “idetë e irredentizmit dhe separatizmit” dhe t’i bindeni Jugosllavisë së mbetur, me qëllim që ju të mos jini e të mos bëheni shkaktarë duke e kthyer Ballkanin në fuçi baroti!

Ja pra qysh në periudhën apo fazën e parë kjo Evropë ishte kundër luftës për pavarësi, të asaj pjese të trungut shqiptar të cunguar qysh shumë më herët. Evropa na shikonte plot inat e mllef por dhe e tmerruar. Por ja ndodhi ajo që zuska plakë nuk e dëshironte sepse shqiptarët nuk mund ta duronin dot shtypjen dhe skllavërinë e çizmes së dushmanit serb. Dhe ky u bë një fenomen jo vetëm i domosdoshëm por dhe nga pikëpamja dialektike i pa kthyeshëm mbrapa. Po si veproi Evropa?

Ajo do detyrohej të paktën ta mbështeste dhe të hiqej tashmë si mike e shqiptarëve kosovarë, veçse me forcat e tyre që ishin në përbërje të NATO-s, nuk do hidhnin asnjë bombë mbi Beograd.(Me disa inkursione te aviacionit të tyre ata dhe ato bomba qe kishin do ti lëshonin ne Adriatik), veç kur ndërhyri Amerika, madje dhe kjo e fundit kish dhe ka interesat e veta strategjike për forcimin e influencës në Ballkan.

Idesë dhe tendencën për ta shuar sa me parë por dhe për ta mallkuar këtë luftë e për ta konsideruar si të pa drejtë ju bashkëngjit jo vetëm idetë e pacifizmit qe qarkullonin ne disa subjekte politike ne Kosove, por këtë luftë nuk e dëshironte aq Qeveria shqiptare e asaj kohe dhe çuditërisht vet Nanua në takimin e Kretës me Milosheviçin ne 27 Nëntor 1997, para se të shpërthente lufta lufta ne Kosove do të deklaronte ne media se...: "Kosova e ka kryeqytetin ne Beograd". A ka tradhti me te madhe të një çështje kaq te shenjte?!

Po kështu dhe vet Berisha i cili në media hiqej si një atdhetar i konsideronte se formacionet luftarake të UÇK-se udhëhiqeshin nga idetë e Enver Hoxhës, pra sipas Berishës aludohej se lufta kish karakter revolucionar e komunist dhe jo çlirimtar. Këto deklarata e veprime bënë që Shqipëria zyrtarisht i jepte mesazhe Evropës, (sidomos dhe kur e arrestuan Adem Jasharin në Tiranë) se ajo nuk e përkrahte këtë luftë.

Duke qenë se në Kosovë aso kohe sapo ishin formuar dhe Parti të tjera, për rrjedhojë dhe qëndrimi ndaj luftës nuk ishte tërësisht koherent e solid. Këtë qëndrim e shfrytëzoi Evropa në interes te saj.

Nuk është aspak çudi, që “argumentet” e Dick Martyt se UÇK-ja, ka qenë një formacion ushtarak terrorist, ta ketë bazën të shpifjet jo vetëm në qarqet shoviniste pro serbe por dhe njërës palë të një subjekti politik shqiptar ...ndaj palës tjetër për qëllime pushteti. Jo pa qëllim dhe ish shefi ideolog i politikës ushtarake A. Demaçi polemizoi gjatë dhe ashpër me të duke i quajtur formacionet tona luftarake të “UÇK”-se si“çlirimtarë” dhe jo “terroristë”.

Demaçi e konsideronte me të drejtë si një gjunjëzim përpara Evropës e cila favorizonte indirekt më shumë Serbinë se sa luftën çlirimtare të Kosovës dhe bijve te saj te UÇK. Rambujeja në rastin konkret favorizonte me shumë Serbinë e Milosheviçit ose më saktë Jugosllavinë e mbetur se sa Kosovën?

Dokumenti i hartuar na konsideronte sikur të ishim formacione kaçakesh terroristë që prishëm qetësinë e Serbisë ndaj Kosova duhej të konsiderohej përsëri si një krahine autonome e Jugosllavisë por me qenë se kishte de stabilitet në territorin e Kosovës, do të futeshin 30 mije trupa të NATO-s për të mbajtur rregullin e qetësinë të cilat do kishin të drejtën të kontrollonin dhe Jugosllavinë.

Në dokumentin e Rambujesë nuk flitet aspak hapur se Jugosllavia është një vend që për me shume se një shekull e mban te pushtuar Kosovën, sepse nëse do pasqyrohej kjo, direkt do legjitimohej se dhe lufta e shqiptarëve për çlirim kombëtar prej Serbie, pra rrjedhimisht ishte një luftë e drejte.

Tinëzarja Evropë e la qëllimisht të tillë dokumentin . Sikurse vërehet Kosova përsëri konsiderohej “krahine autonome e Serbisë” që do të thoshte se, “Kulla e Jasharajve” , lufta e UÇK-se ,epopeja e tyre dhe gjaku i gjithë dëshmoreve tanë nuk na qenka një simbol i kryengritjes së një vendi të pushtuar, por si një vend që po i sillte Evropës shqetësime dhe andralla. k Ja pse dhe Vuçiç ka marrë kurajë dhe deklaron haptazi ”Ne në Kosovë do të rikthehemi përsëri”. Naiviteti foshnjarak i liderëve tanë te Kosovës te kohës së luftës, jo vetëm se dëmtoi shumë çështjen tonë kombëtare

por i dha shkas dhe rrymës anti shqiptare të Evropës që të vendoste ne te njëjtën balancë si armikungjakatar mizor e pushtues, ashtu dhe çlirimtarët. Evropa për tu treguar “demokratike” dhe e pa anshme, thirri në Hagë fillimisht shumë gjeneralët te ushtrisë jugosllave që kishin bërë krime ne ish republikat e tjera dhe në Kosovë si... Milosheviçin,, Karaxhiçin, Mlladiçin e disa “viçër”të tjerë.

Për çudinë dhe habinë e gjithë botës përparimtare mbasi Milosheviçi realizoi vetëvrasjen e tij, Haga e Evropës, nëpërmjet anti shqiptares Karla del Ponte do e shpallnin atë të pa fajshëm për krime lufte dhe do akuzonin çlirimtaret e UÇK-se.

Këtu fillon realizimi i fazës së e dyte sipas platformës dhe raportit të “Dick Marty” për rolin e UÇK- i cili do të miratohej dhe nga KE e nga ku do të thirreshin çlirimtarët tanë, të akuzuar se gjatë periudhës së zhvillimit të luftës, krerët e saj na paskëshin organizuar , “krime” dhe dhunë mbi pakicat serbe, rome, rrëmbime, tortura,vrasje, zhdukje personash, trafikim organesh etj etj. Dhe cilët ? Pikërisht drejtuesit me të lartë të tyre, sikurse ishin..Thaci, Veseli Haredinaj Krasniqit, Limaj, Mustafa e dhjetëra të tjerë. Por të çosh nën akuzë më shumë se gjysmën e drejtuesve komandantë te formacioneve të UÇK-se do të thotë që në mënyre te padiskutueshme të njolloset një nder epopetë luftarake me te lavdishme të popullit shqiptar mbas luftës së dytë botërore, do të thotë as me shume e as me pak që asnjë popull nuk duhet të ngrihet në luftën e tij për çlirim kombëtar dhe shoqëror, por ata duhet të pranojnë skllavërinë të brendshme qoftë ajo dhe e jashtme.

E keqja e shqiptarëve erdhi jo vetëm nga armiqtë por ne disa raste dhe nga vet shqiptarët të cilët në Kosove aty rreth vitit 2015 na paskan ngritur një “Dhome te specializuar për krimet që mund të kenë ndodhur gjatë lufte nga ana e UÇK- (Nuk është çudi që këto dhoma te jene me porosi te Evropës por që tashmë do tu shërbenin vetëm partive politike te cilat për të ardhur ne pushtet me çdo kusht mjet e mënyre shpifin ndaj vëllezërve te tyre, apo më keq akoma kur disa pseudo juristë hetues sahan lëpirës te Hagës thurin intriga sikurse është rasti i D. Goxhaj të cilin e padisin për nxjerrje sekretesh të dëshmitarëve, kërcënim ndaj tyre etj..etj.( Desha të di nga këta lloj juristësh a ka qenë ndonjëri luftëtar i UÇK-se me armë në dore, apo gjate kësaj periudhe ata hanin pite dhe tave kosi me mish qengji rrugëve te Prishtinës te “Kodra e Diellit”?! )

Desha të di këta hajvanët që bëjnë gomarllëqe të tilla, a nuk e kuptojnë se përpara gjyqit në bankën e te akuzuarve de facto nuk vendosen thuajse tërësisht krerët e UÇK-se, por e gjithë lufta epope e popullit tonë shqiptar te Dardanisë për liri e pavarësi?

Po sikur këta lloj dëshmitaresh të jenë të instruktuar e manipuluar qysh më parë nga UDB-ja, shërbimet sekrete të Serbisë të mbetur në vetminë e madhe, pse jo dhe institucioni i padrejtësive në Hagë, me qëllim që të justifikohet” drejtësia e fakteve te Dik Martit” dhe... a mos vallë është Dritani ai që zbulon manipulimin e madh që mund të shkaktonte një “ tërmet” e që mund të shkulte nga themelet të gjithë skenarët që po luhen mbi kurrizin e shqiptarëve?... Pse Haga mbas një çerek shekulli kujtohet vitet e fundit e sidomos sot...?

Nëse Haga e shpalli Milosheviçin të pafajshëm mbas vdekjes ..( mirë që nuk e dekoruan dhe t’i kërkonin falje), kush na qenka fajtori për kasaphanën brenda përbrenda Federatës Jugosllave ? Ai , apo ato vende që kërkojnë liri e pavarësi? Mos vallë Haga u jep të drejtë atyre vendeve si Serbia, që kërkojnë t’i mbajnë popujt nën zgjedhë ?! Ose njëra, ose tjetra. Rrugë të mesme nuk ka e s’mund të ketë.

Por me sa duket në horizont, Haga kërkon që t’i japë të drejtë Serbisë dhe të shpallë luftën e UÇK-se dhe formacionet e saj si një organizate kriminale e cila nën maskën e çlirimit, na paska vrarë rrëmbyer , torturuar, zhdukur, shqyer trupat nëpër qendra spitalore klandestine

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat