Letër pa adresë!

Opinione

Letër pa adresë!

Nga: Agron Shabani Më: 31 gusht 2023 Në ora: 13:10
Agron Shabani

I dua dhe çmojë shumë SHBA-s, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, Kroacinë, Austrinë dhe shtetët tjera perëndimore, e sidomos historinë, kulturën dhe traditat e tyre të shkëlqyera ose brilante në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, humanizmit, renesanses dhe kështu me radhë. Sepse kam gjak, gjene, origjinë dhe gjenaologji shqiptare. Gjaku nuk bëhet ujë.

Nuk rrojë as në erë, as në re dhe as në qiell, por kam lindur në atë tokë (truall) që dikur  quhej Dardani ose Ilirii.

Midis atij populli ose atyre njerëzve që janë shqiptar.

Ndaj, gjaku shqiptar që me vlon ndër dej, shpirti shqiptar që me frymëzon fjalën dhe mendimin, rrethi shqiptar, ambienti dhe traditat shqiptare që, duke ma përshkuar anëmbanë jetën dhe botën time mendore e shpirtërore, shpërthejnë ndër hove të shpirtit, ndër ndjenja dhe zakone, nuk mund të zhduken prej meje, mesa mund të zhduken prej nesh Zoti dhe natyra!

Të nderuar!

Atdhetarizmi ose patriotizmi, është një ndër vlerat dhe idealet kryesore të iliro-shqiptarëve.

Ndaj, nuk mund të jemi të shqiptarë të mirë, pa qenë njerëz të mirë dhe patriot (Preludim nga vepra monumentale e At (Patër) Anton Harapit : "Njisimi kombtar dhe ideali kombtar" si preludim elokuent ose interaktive ndaj tematikës në fjalë.)

Se këndejmi, parimi i lirisë së ndërgjegjes dhe besimit, i cili përbën gurin themeltar, mbi të cilin qëndron madhështia e vërtetë e çdo kombi, tek shqiptarët vlerësohet si gati i shenjtë. 

Ndaj, kur e tërë lënda e pasur e librave shqiptare, do të dalë në dri­të, do shohim se, ndikimi i kulturës shqiptare në qytetërimin dhe historinë europerëndimore ose oksidentale, ka qenë shumë më i madh se sa është ditur dhe shkruar deri më sot. 

Edhe përngjasimet ose analogjitë e ndryshme në mes Pjetër Bogdanit dhe Shën Tomës ose Augustinit, duhet studiuar, analizuar dhe kuptuar në hollësi dhe brendi, dhe jo si jo të rastësishme. Sidomos dëshira e njëjtë ose identike, për të pajtuar luftën çlirimtare dhe patriotike me filozo­finë dhe teologjinë etj.

Në vazhdim me duhet cekur prap se: "Shqiptarët kanë kodin e vet moral, luftarak dhe patriotik, dhe janë të besueshëm e patriot- deri në vdekje!", siç do thoshte dikur H. Charles Woodsi.

 Shqiptarët janë popull (komb), kulturë dhe civilizim i veçantë. Edhe guha, kultura, lufta dhe historia e tyre është e veçantë ose specifike.

Shqiptarët janë popull trim, tolerant, bujar dhe tepër fisnik, të cilët edhe në kohë lufte ose konfliktësh dhe armiqsishë të ndryshme me të tjerët, ua njohin, ua ruajnë (mbrojnë) dhe respektojmë varret, flitë, hyjnitë, ritualet, kishat, manastiret ose objektët e ndryshme të kultit, fesë (religjionit), nderin, moralin, traditën dhe kështu me radhë, njerëzve dhe popujve të tjerë. Thuhet se edhe gjatë kohës së luftës së fundit, dhe pas luftës në Kosovë, shqiptarët nuk e dogjën, nuk e prishën ose nuk e shkatërruan asnjë kishë ose manastir serb në Kosovë. Nuk e prishën ose rrënuan asnjë varrë të tyre etj. Absolutisht jo! 

Bile, fisnikët ose trimat e njohur shqiptar, edhe gjatë luftërave të mëdha botërore ose ballkanike, thuhet se i kanë marrur në besë, strehuar, mbrojtur dhe shpëtuar serbët dhe të tjerët. 

Nga kjo rezulton se fizionomia, identiteti, dinjiteti (digniteti), autenticiteti, ekskluziviteti, sovraniteti dhe integriteti i njeriut ose popullit (kombit) shqiptar, në esencën ose substancën e tyre, konsistojnë në lirinë, nderin, moralin, respektin dhe konsideraten maksimale ose optimale ndaj palës tjetër.

 Është në nderin, moralin, kultutën dhe traditën e njohur të Gjergj Kastriotit dhe Lek Dukagjinit që të mos merrët gjak, ose të mos vritët hasmi ose gjakësori, nëse e ka një grua (femër) ose femijë (kalama) të vogël me veti. Apo, nëse femijët dhe familja e tij, nuk kanë miell në maxhe ose bukë në sofër.

Ndërkohë që shqiptarët e vërtetë përveç Zotit (Hyjit)-nuk i njohin "figura supreme" ose "madhështore" që i "zotërojnë" ose "komandojnë" edhe “mbretëritë e yjeve” së bashku me gjëmimet e motit ose bubullimat e qiellit! Shqiptarët e vërtetë dhe patriot, nuk i njohin dhe s'i pranojnë kurrë kokat e përulura dhe fare bosh që nuk i pren kurrë tehu i shpatës së mbretit ose sulltanit!  E sidomos kokat e përulura ose nështruara, ku zgjatet ose shtrihet qafa e tyre jokurrizore, poshtë krahut të së cilës prehën tabelat e ligjëve së bashku me gjeometrinë ose gjeografinë e stisur të varrit dhe natës së fundit mbi tokë. Jo kurrë e kurrës. Absolutisht kurrë! 

Shqiptarët i kanë njohur, përjetuar dhe kuptuar me kohë ngjarjet, mesazhet, fytyrat, figurat, portretët ose fotografitë e heronjve, aktereve ose protagonisteve të njohur dhe kryesor të ngjarjeve, ndodhjeve, figurave dhe personalitetëve kryesore ose monumentale të historisë së tyre kombtare. 

Në të kundërten, askush prej tyre nuk është aq i marrë, stupid, nebuloz, cinik ose injorant, sa për të mos i parë, dëgjuar, lëxuar, njohur dhe kuptuar mesazhët (porositë), ngjarjet, zhvillimët, kërkesat, fytyrat, figurat, autoritetët dhe zërat e kohës, shpirtit dhe historisë së njohur shqiptare!

 Ndonëse, dikush duke u munduar ose përpjekur për t'i shërbyer euharistisë (falënderimit), epifanisë ose theofanisë (dukjes ose shfaqjes së Zotit Hyj) me shkrimët, vargjet, ose artin e tij vizatimor, letar, fetar, kulturor, politik, diplomatik, analitik, gazetaresk ose publicistik, si padashur dhe kujtuar as vet, i shërben blasfemisë ose apostazisë! Pse (përse) ndodh kjo? Sepse, populli ose opinioni i gjërë publik, me tepër janë fetar ose laik, se sa auditorial ose audicional. 

 "Të lirë, të lumtur, të mençur (ditur), urryer dhe xhelozuar, apo të falur, gjykuar, denuar dhe të mjerë...?! Kjo është dilema. 

Dorën në zemër, që nga vdekja e Dr. Rugovës dhe dorëheqja e imponuar e Ramush Haradinajt nga posti ose funksioni i Kryeministrit të Kosovës: Në Kosovë e kemi (keji) një turqizim ose neootomanizim enorm ose alarmant në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme!

E sidomos në kohën e qeverisë ose pushtetit të z. Kurti dhe znj. Osmani.

Dhe, kjo është për të ardhur keq para vetvetës ose vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të fesë kristiane ose katolike. E sidomos para miqeve dhe aleatë tanë në Perëndim që na ndihmuan dhe na u gjendën pranë kur e kishim mëse vështiri dhe kur ndodhëshim në rrezik.

 Sidoqoftë, edhe feja (relegjioni), edhe arti, edhe kultura, edhe letëtsia, historia, filozifia dhe disciplinat tjera, mund të vdesin ose shkatërrohen një ditë pa fjalët dhe mendimet e njohura shkencore dhe humaniste që nuk u thanë dhe s'u shkruan kurrë si duhet, ose siç janë në të vërtetë nga njerëzit e mençur, të ditur, profesional dhe intelegjent.

 Në të kundërten, përdorimi më i bukur i fjalëve, nganjëherë të duken hosteni, metafora, humori, elokuenca ose heshtja, nëse nuk keni asgjë të mençur, konkrete ose relevante për të shkruar ose për të thënë. E sidomos në fe (religjion), kulturë, informim, politikë të lartë ose diplomaci etj.

 Heshtja dhe buzëqeshja, janë dy fjalë ose arte të fuqishme në jetën ose përditëshmerinë tonë: Buzëqeshja është arti ose menyra për të zgjidhur ose tejkaluar shumë sfida ose probleme të ndryshme objektive dhe subjektive, ndërsa heshtja për t'i shmangur ose injoruar ato. Ndaj,"mos koleksiononi dhe fiksoni gjëra të kota ose fare boshe! Zgjidhni dhe koleksiononi çaste dhe momente të këndshme në jetën tuaj...Fytyrën dhe sytë e bukur, trupin dhe shpirtin e dashur të atyre që i doni (duani) mëse shumëti...Flegërat e buzëve së bashku me buzëqeshjet që shpërthejnë në një çast ose moment kulminant. (Claudia Marangoni)

 Me fjalë tjera, filoturqizmi ose neootomanizmi, nuk kanë asgjë të përbashkët me historinë, traditën, gjenealogjinë, origjinën dhe kulturën autoktone ose autentike të iliro-shqiptarëve?

Nuk është mirë dhe aspak e ndershme (dhe aq me pak burrërore) me i përqeshur, injoruar, stigmatizuar, demonizuar (satanizuar), skizmatizuar ose denigruar figurat ose personalitetët monumentale, epokale ose emblematike të kombit, lavdisë dhe krenarisë sonë si Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Shën Tereza etj. Na mallkojnë Zoti, populli (kombi) dhe atdheu! Gjaku i heronjve ose deshmorëve të kombit dhe vuajtjet ose sakrificat e panumërta biblike ose mesianike të iliroshqiptarëve den baba den...Na ndëshkon historia.

"Nderi, morali, ideali dhe virtyti kanë vetëm një vello, një pamje dhe fytyrë, ndërsa cemi, vesi i keq, mashtrimi, rrena dhe tradhëtia, kanë shumë fytyra dhe shumë maska.", tha dikur Viktor Hygo.

Në të kundërten, në një shtet, pushtet ose sistem jo të lirë, joqytetar ose pseudodemokratik, ti mund të linçohesh, izolohësh, qortohësh, vritësh ose denohësh edhe përmes humorit, hostenit, sarkazmës ose ironisë. E sidomos aty ku ka konfuzion, kaos ose anarki mendimësh ose opinionësh të ndryshme 'pro & contra'!

 Në instancë të fundit, sipas Orvelit dhe Kolakovskit, edhe shoqëria hierarkike, monarkiste, centraliste, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe patologjisë individuale dhe kolektive të një shteti, populli ose kombi të tërë. 

Ç'është e vërteta, trimat, burrat, intelektualët dhe patriotët e mirëfillët dhe ekselent, nuk i shajnë, nuk i përqeshin dhe s'i injorojnë kurrë pjesën monumentale dhe emblematike të kombit dhe atdheut.

Apo,  "Anton! Aq shumë më ke nervozuar saqe, po ta kisha revolen me vete, do të vrisja!” – do ngutej dikur një kolegu i tij mistrec ose malicioz- para Anton Pashkut të Madh, i cili nuk pajtohej me qëndrimet e larta profesionale dhe metaestetike të Anton Pashkut. Përderisa, Anton Pashku do i injoronte fjalët e pamatura te "kolegut" stupid, nebuloz, analfabet, demagog dhe hipokrit, me gjakftohtesi, elegance dhe idiference te larte intelektuale dhe profesionale, duke i thënë: "A e ke me leje, a pa leje atë revole?!” Duke mos iu dhënë kurrfarë rëndësie fjalëve dhe nervozes së kolegut mistrec, kompleksiv, malicioz, prepotent, cinik, injorant, intrigant, megaloman, prepotent, komplotist, konspirativ ose dekonspirativist. Si dhe duke mos e ngacmuar ose provokuar më asgjë. 

Thonë se burrin, popullin (kombin) dhe shtetin, me tepër i ruajnë dhe shquajnë fjalët e matura, urtësia dhe mençuria, se sa fjalët e nxehëta, rutina, ngutia etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat