Promovimi i projektit për Serbi të Madhe dhe Emanuel Macron

Opinione

Promovimi i projektit për Serbi të Madhe dhe Emanuel Macron

Nga: Skënder Mulliqi Më: 31 gusht 2023 Në ora: 22:09
Skënder Mulliqi

Serbia dhe Vuçiqi po promovojnë rrefimet e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Kjo i ngjanë thënies “Ujki qimen e ndërron por zanatin nuk e harron”. Ky nuk është spekulim por është karakteristikë e sjelljeve dhe veprimeve të presidentit serb. Për t’i shpjeguar tezat e tilla, më së miri është të kthehemi pak në biografinë kriminale të Vuçiqit, i cili po përkëdhelet nga BE-ja. Ai ka qenë anëtar i Partisë Radikale Serbe të kriminelit të luftës, Vojsllav Sheshel. Moti që të dy këta së bashku më Millosheviqin kan promovuar projektin për Serbi të Madhe.

Në këtë Serbi të skicuar moti ishin përfshirë: BH-ja, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Në gjithë këtë mesele serbomadhe ka lidhshmëri tradicionale Rusia me Serbinë. Qysh nga luftërat ballkanike e deri më sot, Rusia është paraqitur si vëllai i madh i Serbisë. Rusia dhe Serbia janë ato që po i rritin tensionet politike të shoqëruara më dhunë në rajon, e veçmas në Kosovë. Edhe propagandimet e medieve i kanë të përbashkëta. Ndikimi i mediave ruse është rritur shumë në Serbi, posaçërisht pas shpërthimit të luftës në Ukrainën sovrane.

Nje tjetër aleat i Serbisë ka mbetur duket Franca, e sidomos kjo e Emanuel Macronit. Presidenti francez ishte ai që e vonoi edhe ashtu të vonuar liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, edhe pse u plotësuan kushtet e kërkuara nga BE-ja. Deklarata e tij e fundit, se ka mundësi që Kosovës nën sanksione shumë të padrejta t’i ndalohet edhe liberalizmi tashmë i konfirmuar është apsurditet i llojit të vet. Kjo deklaratë e Macronit, shpërfaqi aleancat e vjetra më shtetin serb. Tjetër. Ky gjoja bëhet sikur i kërcënon Kosovën dhe Serbinë, por në fakt këtu bëhët fjalë vetëm për Kosovën që është më shumë se skandaloze.

Serbia liberalizimin e vizave e ka moti, ndërsa Kosova me shumë peripeci e pikërisht nga makinacionet politike të Makronit, e fitoj të drejtën e levizjes së lirë këtë vit. Serbia nuk është nën masa të sanksioneve ekonomike dhe politike, pikërisht së për këtë po kujdeset Franca. Dhe, natyrisht se as qëndrimet politike të dy ndërmjetëseve te BE-së, në bisedimet Kosovë-Serbi, Borrel e Lajçak, nuk ka mundësi të jenë ndryshe, veç qëndrime proserbe. Serbia dhe Rusia gati që nuk e kanë futur Ballkanin në luftë, e Vuçiqit si protagonistit kryesor nuk po i mungon as një qime e flokut.

Po ndëshkohet Kosova e vogël e cila po mbron sovranitetin, për apetitet serbomëdha, kurse Serbia po ledhatohet. Serbia me strukturat kriminale në veri, krejt pas luftën nuk pushojë së vepruari më aksionet subversive e shumë të dhunshme për të ndarë Kosovën. Kësaj fryme të destabilizimit i kontribuan Lajçak, Borrel, Eskobar, Macron të cilët përkrahen bandat serbe, e akuzuan Kosovën për ngjarjet e fundit destabilizuese në veri të Mitrovicës. Është për çdo lavdatë edhe për të parën herë, që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani të reagon ndaj deklaratës amatoreske politike e hileqare ndaj Kosovës, të Emanuel Macronit.

Nëse Macron po kërkon më çdo kusht dhe në dëm të Kosovës të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë përmes bisedimeve, duke e kushtëzuar Kosovën, Vjosa ia bëri më dije së nese ndodhë ashtu siç ka deklaruar presidenti francez, bisedimet duhet të ndërpriten. Dhe, zatën këto bisedime kurrë nuk kanë pasur kuptim as të zhvillohen. Pse? Serbia nuk ka kërkuar kërkim falje për gjenocid ndaj shqiptarëve, nuk e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, nuk e ka hequr nga preambula kushtetuse Kosovën si pjesë përbërëse e Serbisë, nuk i ka paguar dëmet e luftës, dhe as që ka bërë gjë për të pagjeturit shqiptarë si pjesë e marrëveshjes që është.

Edhe diçka për në fund të këtij shkrimi.

Nga perspektiva e shteteve perëndimore, është që mos të bashkëpunohet më ish kriminelët e luftës, siç është Vuçiqi.

Tolerimi i regjimit autokratik e shovenist të Beogradit, nuk e dërgon rajonin në paqe dhe prosperitet, dhe as që i ndihmon proceset demokratike. Strukura politike e BE-së i ka të gjitha instrumentet konkrete për t’i bërë presion Serbisë. Por, me deklarime të tilla të deritashme të Borellit, Lajçakut dhe Macronit, nuk do të arrihet paqja në rajon, dhe Zoti e di kur do të kemi normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat