Veteranët e vërtetë të distancohen nga Faton Klinaku dhe Nasim Haradinaj

Opinione

Veteranët e vërtetë të distancohen nga Faton Klinaku dhe Nasim Haradinaj

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 1 shtator 2023 Në ora: 20:58
Foto ilustrim

Veterani i vërtetë i UÇK-së asnjëherë nuk është trajtu dhe respektu siç e meriton.

Vazhdimisht është keqpërdorur nga ata që duhet të mbronin edhe me ligj imazhin dhe dinjitetin e tij.

Nga ata që ishin në krye të sindikatës, buxheti i saj është keqpërdorur në mënyra të ndryshme, në emër të veteranëve është keqpërdorur me të madhe paraja publike.

Në këtë kuptim, duhet theksuar se afro 60 mijë veteranë po vazhdojnë të marrin pagat e tyre me rregull dhe nga buxheti i shtetit të Kosovës, ani pse shpenzime marramendëse ka për pagat e tyre.

Edhe pse dihet botërisht se nuk janë 60 mijë veteranë të vërtetë. Kështu janë dëmtu veteranët e vërtetë, dhe në anën tjetër shteti është dëmtuar.

Vetëm për 6 muajt e parë të çdo viti, veteranët kanë shpenzuar 38 milionë e 435 mijë e 385 euro nga buxheti i shtetit.

Kështu edhe po deformohet historia.

Veterani i vërtetë është përfaqësu nga soji i Basim Haradinajt, i cili në vend se të merrej me gjendjen e veteranëve hidhte një varg akuzash për presidentin e ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Nasimi shkonte aq larg sa Rugovën e akuzonte për tradhti. "Sa ishte Rugova, (Sllobodan) Millosheviqi ka hequr prej punës krejt klasën punëtore, ka hequr shtypin, ky t’ia ruajë qetësinë, unë nuk di argat më të mirë që i ka bërë dikush Milloshit, për mua asnjë emër tjetër nuk ka, veç tradhti”, ishte shprehur Haradinaj. Hiç më në hajr se Nasimi doli të jetë u.d së shoqatës së veteranëve të luftës, Faton Klinaku me kërcënimin me vrasje ndaj kryeminstrit Albin Kurti.

Të dy i kanë hedh hije të keqe veteranit, të atyre që meritojnë respektin dhe vlerësimin më të madh.

Veteranët e vërtetë të distancohen nga argatët e PDK-së, ndryshe janë edhe ata përgjegjës për deklaratat dhe qëndrimet armiqësore dhe kërcënuese të tyre ndaj themeluesit të shtetit Ibrahim Rugova dhe njeriut që po i jep dinjitete shtetit Albin Kurtit.

Veterani i vërtetë s’duhet të hesht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat