Esenca e ndëshkimeve ndaj Kosovës, pse Serbia nuk dëshiron të kuptoj realitetin, është dyftyrësi politike në dëm të Kosovës!

Opinione

Esenca e ndëshkimeve ndaj Kosovës, pse Serbia nuk dëshiron të kuptoj realitetin, është dyftyrësi politike në dëm të Kosovës!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 2 shtator 2023 Në ora: 13:18
Hamdi Rafuna

Si është e mundur të rrugëtoj dinakëria e politikës pansllave me trenin demokracisë Europerëndimore? Një unitet i aprovimit unanim të Perëndimit që në emër të demokracisë të mbyllen sytë përpara shëmtive të t’merrshme serbe dhe drejtë një barazie në mes të viktimës dhe kriminelit është kulmi!

A nuk është kjo një ngjajshmëri e përkryer me kërcënimin e Macronit, (si të ishte një hije e zezë e opozitares, Marine Le Pen?

Në emër të cilës demokraci ujitet dhe ledhatohet djalli serbosllav i kamufluar si një “shenjëtor i demokracisë”?

Loja e pistë e Serbisë, sikur duartrokitet dhe ndihmohet nga një refer i keq, i njëanshëm me investime kapitale në Serbi dhe lëvizje të lirë për njerëzit e tyre!
Në vend që të ishte ndëshkua krimi dhe gjenocidi nga mbrenda dhe nga jashtë, për të gjitha të bëmat,  u bë e kundërta, dhe bishat u  këndellën nga plagët e merituara.

Sot kërcënojnë me luftë, sa herë që Kosova provon të veproj si shtet!

Kalkulimet e Euro-perëndimorëve ndaj ndjenjave të politikës serbe janë mëkat për demokracinë dhe pushkatim i heshtur i lirisë dhe gjakut të derdhur në këtë vend. U ndihmua Serbia në emër të demokracisë, por pa kushtëzime drejtë qështjeve ndërkombëtare, për të cilat nuk ndjehet fare e obliguar, falë sistemit t’vet kushtetues! Atëherë, çfarë  kuptimi kan kërkesat qorre për njohje të Kosovës nga ana e Serbisë, kur kjo ende e mban Kosovën në kushtetutën e vetë? Pse ndërkombtarët e pengojnë Kosovën që të veproj si shtet ndaj Serbisë?

Ndoshta do të ishte mirë që njohësit e kushtetutës dhe ligjeve ndërkombëtare të shtetit tonë të propozojnë ndërrimin e emrit të shtetit tonë, Kosovës, dhe pastaj Serbia të ngushllohet me emrin që e mban në kushtetutë! Kosova nuk mundet me e detyrue Serbinë që të demokratizohet dhe të pranoj krimet dhe gjenocidin, të respekton të drejtat e shqiptarëve që banojnë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Këto “cikrrima” kalojnë në heshtje, kurse në anën tjetër janë serbët që për hiq gjë, thërrasin mbledhje edhe në Këshillin e Sigurimit! Kosova nuk është atje, por edhe pse Shqipërinë e kemi në vend, ajo është e heshtur për këto probleme, sepse frigohet nga akuzat për Shqipëri të Madhe!! Serbët përherë i bëjnë mizat buaj, kurse ne e bëjmë të kundërtën!

Esenca e ndëshkimeve ndaj nesh, pse Serbia nuk dëshiron të kuptoj realitetin, është dyftyrësi politike dhe në dëm të shtetit tonë.

Kur nënat dhe motrat tona, edhe sot e pas dy dekadave mallkojnë dhunën dhe trishtimin, kur prindërit tanë vajtojmë në secilin përvjetorë për fëmijët e tyre të vrarë dhe të zhdukur, në Serbi thuren intriga dhe festojnë dhimbjen tonë!

Për të vërtetuar këtë fjali, më ra ndërmend një shkrim nga ish Atasheu norvegjez në Beograd, Jon Kvaerne, i cili më  bëri një përshtypje të sinqert, në të kuptuarit e qështjes dhe të vërtetës rrethë krimeve gjenocidiale të Serbisë! Ai e fillon shkrimin me një dyshim të madh për qeveritarët e  Serbisë, me pyetjen;

A mund të sundojnë një vend duke u ngatërruar me skeletet e së shkuarës si kukulla në teatrin e kukullave, përderisa të gjitha viktimat i kanë ç’varrosë dhe i kanë varros në msheftësi për të mbulue krimin?

Varrezat kolektive të shqiptarëve tanë janë kamufluar mirë nëper pyje, lumej, nën themelet e ndonjë fabrike të rindërtuar, shumë sish edhe janë djegë nëpër furrat e shkritoreve në Kosovë dhe Serbi, ose  janë bluar dhe janë përzjerë me asfalltin e rrugëve nëpër të cilat ndoshta edhe shqiptarët drejtojnë veturat!

 Edhe pas dy dekadave, politikanët serb mbajnë skeletet e shqiptarëve në “dollapet e turpit”, si valutë për të qeverisur në vend”! Kush e merr guximin të tregoj diçka në lidhje me të zhdukurit, dënohet rëndë!

Jo vetëm në kuptimin figurativ, por “skeletet” lidhen me dhunën dhe vdekjen reale, prandaj nuk është krejtësisht e pavend që të përdoren këto shprehje në këtë tekst”!
Pastaj, atasheu vazhdon me skeletet e Srebrenicës….

 “Derisa ato u nxuarrën nga toka, me vrima plumbash në kafkë, në Beograd kërcyen dhe vallëzuan duke nderuar xhelatin,Mlladiq me një mural në zonën më elegante të qytetit me mbishkrimin: (Faleminderit nënës tënde, gjeneral”, thuhet në të, falënderojnë se ajo lindi një djalë që i ktheu boshnjakët në skelete…)

Pse është ende kaq e rëndësishme për autoritetet serbe të mbrojnë atë që nuk mund të mbrohet as një herë? Pse të mos bëjnë paqe me të kaluarën dhe skeletet të prehen në qetësi Përgjigja është dekurajuese, sepse diskursi i përjetshëm në Serbi për të gjitha luftërat e viteve '90 - si dhe të gjitha luftërat e tjera në të cilat Serbia është përfshirë - nuk ishte një përpjekjeje për t’u pajtuar,ajo ishte një strategji drejtë botës serbe!

Duhet të vërejmë edhe këtë se, liderët e Serbisë identifikohen gjithnjë e më shumë me një flamur të zi me një kafkë dhe kocka të kryqëzuara mbi të, kjo është “skeletokracia" e shtetit serb, shkruan atasheu”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat