Trimi, heroi, çlirimtari ose komandanti në përkufizimin e njohur etikë dhe metaestetikë

Opinione

Trimi, heroi, çlirimtari ose komandanti në përkufizimin e njohur etikë dhe metaestetikë

Nga: Agron Shabani Më: 2 shtator 2023 Në ora: 13:52
Agron Shabani

Faton Klinaku, si duket, pasi që e pa qiellin në deti dhe peshqit në qiell, tha: "Me parë i bij' vetit ose Albin Kurtit plumb, se sa iku ose e lëshojë Kosovën!"

Nuk munguan edhe elozhetë, dituramet, elegjitë, antologjitë dhe këngët e zjarrta patriotike për z. Klinaku.

"U dogja dhe kalla flakë edhe unë i shkreti në moshën e tretë", i cile me tepër se 2/3 e jetës time, ia kam kushtuar çështjes së kombit dhe atdheut, jo me pak vuajtje, mundime dhe sakrifica të ndryshme.

Se këndejmi, ka kohë që kur në Kosovën e pasluftës, kanë filluar ndarjet, leçitjet ose diferencimet e ndryshme Kosovë-diasporë. E sidomos në kampin (bllokun) çlirimtar, patriot dhe dezertor.

Ndonëse, edhe lozët e pocërrkave, janë ngjitur dhe kanë hypur mbi lisa.

Luajt janë bërë lepuj dhe lepujt luaj.

Ndërkaq, mua edhe sot e kësaj dite, gjithënjë me sillët në kokë historia e Talësit (Talit), të cilin në atdheun ose vendlindjen e tij (në Milet) thuhet se e quanin të huaj, ndërsa në Egjipt dhe gjithandej, e quanin turist ose ardhacak. 

U mor vesh se trimi, heroi, çlirimtari, komandanti ose strategu i njohur ushtarak ose luftarak, nuk shajnë, nuk ofendojnë, nuk përçajnë, nuk përjashtojnë dhe nuk kërrcnojnë askënd.

Në jetën, shpresën, besimin, lumturinë, gëzimin, nderin, moralin, mburrjen, krenarinë dhe lirinë e tetritrit, ata i shohin, gjejnë ose zbulojnë nderin, moalin, mburrjen,, kranarinë, famën, lavdinë dhe lirinë e tyre objektive dhe subjektive.

Ndërkohë që rasti eklatant, ekstrem ose radikal i ofenndimëve, kërrcnimëve ose fjalëve të pamatura të Faton Klinakut, nuk përbën vetëm komoditetin e një relativizmi ose instrumentalizimi politiko-epistemologjik të lirisë, autoritetit, diktatit, primatit, monopolit, kompetencave dhe ingerencave totale ose absolute të personave ose individëve të caktuar mbi jetën, lirinë dhe të drejtat themelore ose elementare të popullit ose kolektivitetit. Por, paraqet edhe një rast ekstrem, radikal ose eklatant, i cili kërkon studime, analiza, anamneza ose ekzaminime të thella shkencore, juridike, mentale ose psikologjike.

Kjo për faktin se personat ose individët e mesipërm, mendojnë, besojnë dhe janë të bindur në menyrë të verbër dhe fanatike si janë dominant ose absolut mbi të tjerët! Në rastin konkret edhe mbi Kryeministrin e Kosovës, si dhe mbi diasporën ose emigracionin e madh shqiptar nga Kosova, të cilët sipas tyre nuk ia vlejnë fare.

Kërkojnë të njihen, pranohen, kuptohen dhe respektohen nga tjerët, edhe pa vlerat, atributet, prerogativet, afinitetët dhe meritat paraprake. 

Kanë "stilë" të padurushëm, violent, infantil dhe psikopatologjik në raport me të tjerët. 

Derdhën ose ejakulojnë shpejt, duke u bërë të egër dhe tepër brutal, rixhid, violent, infantil dhe patologjik kur ua identifikon, deshifron, deskripton, qorton ose kritikon dikusht të metat ose dobësitë e tyre objektive dhe subjektive.

Aty janë edhe njerëzit e fortë të politikës, medias së shkruar dhe elektronike, bisnesit, kapitalit dhe opozitës kosovare që kanë ndikime, influenca, reflektime ose interferime të fuqishme në qarqët, strukturat, grupimet ose rrjetët e ndryshme politike, parapolitike, vicioze, biocenoze dhe të tjera. 

E sidomos në rrjetët, degëzimët, rrethet (qarqet), proviniencat ose reminishencat e ndryshme vicioze ose biocenoze të bisnesit dhe interesit të përbashkët që e bëjnë akoma më të vështirë jetën dhe botën e njerëzve, liderëve ose politikanëve të ditur, intelektual ose intelegjentë. 

Këtu zatën ndodhën të fshehura ose maskuara edhe "sekretët" e ndryshme të dihotomisë së zorshme ndarëse ose identifikuese në mes gjenialitetit, budallallëkut, paranojës, skizofrenisë, psikopatologjisë dhe kështu me radhë. Mbase, në egot, libidot, alteregot, antiegot ose superegot e ndryshme iracionale ose negative të personit ose individit.

P. S. Dy shëmbuj konkret, sublim dhe relevant nga e kaluara që flasin vet:

1. Çfarë mund të bëj pë ju?  E pyeti njëherë Aleksandri (Leka) i Madh-Diogjenin, pedagogun dhe filozofin e shquar grek, dikund në një shesh të Athinës.

"Të mos me zëshë më diellin."iu gjegj Diogjeni.

Ndërkaq, Leka i Madh, në stilin dhe cilësinë e lartë të një strategu dhe komandanti të madh ushtarak ose luftarak, si dhe të studentit të shkëlqyer të Aristotelit, iu gjegj me një buzëqeshje të lehtë: "Sikur të mos isha Aleksandri (Leka) i Madh, me gjithë deshirë do isha Diogjeni." Duke u bërë aty për aty mik i përjetshëm me Diogjenin.

Se këndejmi ,Aleksandri (Leka) i Madh: Në frontin e luftës ose fushèn e nderit, i mundi shumë komandant të shquar ushtarak ose luftarak, mbretër dhe perandorë, por nuk e vodhi (plaçkiti), nuk e nënçmojë dhe nuk e poshtërojë askënd. Dhe, lërë më ti shokët, bashkëluftëtarët, njerëzit ose popullin e vet. 

Sepse, Aleksandri (Leka) i Madh, nuk ishte pirat, llaskuc, matrapazë ose profiter lufte, por ishte luftëtarë i vërtetër dhe komandant, i cili si thoshte edhe vet, jetën, shpirtin dhe trupin, ua kushte borxh Zotit dhe prindërve të tij, ndërkaq, edukatën, kulturën, nderin (moralin), karakterin, aftësitë ose shkathtësitë e njohura ushtarake dhe politike, ua kushte borxh Aristotelit dhe mësuesve të tjerë në Akademinë e Platonit dhe Aristotelit në Athinë.

Thonë se i mërzitur dhe pikëlluar shumë me rastin e rënies së një bashkëluftëtari ose bashkëkomandanti të tij në fushën e nderit: Aleksandri (Leka) i Madh asokohe i tha edhe këto fjalë madhështore në varrimin e tij: Trupi ytè v'lla do pushojë këtu në tokën e Zotit, ndërsa jeta dhe vepra jote do na bëjnë dritë në qiell, prej nga gjithëkah dhe gjithandej. Lavdi! ", fund i citatit. 

Ndërkaq, dikur më vonë, i ndodhur në shtratin e vdekjës, Aleksandri (Leka) i Madh u tha bashkëluftëtarëve ose bashkëkomandantëve të tij: Mbajeni çelësin e fitorës fortë në duart tuaja, duke besuar se nuk do mi bëni nderimet e fundit me armë ose shpata të kthyera kundër njeri tjetrit!' 

Ndryshe nga kjo, shoqëria athinase asokohe ishte shumë e fokusuar tek të pasurit, aristokratët dhe politokratët e ndryshëm. 

Ndërkaq, me tepër se 8O % e athinasve nuk kishin të drejtë vote as pune. 

Kështu që "polisi" (shteti) i Athinës asokohe ishte i ndarë në të varfër dhe shumë të pasur. 

Kjo deri me rastin e një intervenimi spektakular ose tepër enërgjikë të Aleksandrit (Lekës) të Madh i cili ua konfiskoi pronën ose pasurinë aristokratëve të lartët të Athinës, duke ua shpërndarë shtresave ose kategorive të varfëra, si dhe duke i burgosur, përndjekur ose internuar të gjithë të gjithë të korruptuarit ose abuzuesit e ndryshëm me pronën ose pasurinë e shtetit së bashku me ata që çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra e disfata fatale.

Aleksandri (Leka) i Madh qëlloi edhe më fat kur prindërit e tij e dërguan në  Shkollën ose Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit në Athinë.

2. Gjergj Katrioti-Skënderbeu, kryetrimi dhe kryeheroi ynè legjendar, i cili tërë jetën dhe personalitetin e tij ia kushtoi një qëllimi ose ideali të vetëm: T'u ndihmonte kombit dhe atdheut, kur ata e kishin mëse vështiri dhe kur kishin nevojë. 

Se këndemi, Gjergj Kastrioti, ishte tepër i veçantë dhe shumë i vështirë për t´u përshkruar ose deshifruar me pak fjalë. 

Ai gjithëmonë ishte fjalëpak dhe tepër modest.

Nuk fliste shumë për jetën, veprën dhe personalitetin e tij, nuk i nënçmonte kurrë të tjerët, qofshin ata edhe rivalë, kundërshtarë ose armiq të ndryshëm në vijen e parë të frontit. 

Nuk ishte shpirtëshitur, shpirtëzi, xhelozë, prepotent, megaloman, supersticiozë, komplotistë, hakmarrës, dinastikë, konformistë, demagogë, hipokritë ose dogmatikë si mbretërit ose komandantët tjerë.

Nuk fliste as nuk mendonte nga konteksti i atyre "ideve" që i fliste ose mendonte turma. Jo. Dhe, aq më pak mbi ato gjëra që nuk i qëndronin arsyes dhe gjykimit tè shëndoshë ose racional.

Nuk ishte i dashuruar në 'egon' ose vetvetën e tij.

Nuk hidhej në fjalime, veprime, reagime ose vendime të ndryshme mbi bazën e asgjësë për asgjë.

Ai gjithmonë fliste, mendonte, vepronte, vendoste ose reagonte më shumë mençuri dhe maturi maksimale.

Nuk i shiste dhe nuk i tradhëtonte kurrë interesat dhe idealet e njohura të miqve, bashkëpunëtorëve ose bashkëluftëtarë të tij. Dhe, aq me pak interesat e larta të kombit dhe atdheut. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat