Shtator, ri-dialogu Kosovë – Serbi

Opinione

Shtator, ri-dialogu Kosovë – Serbi

Nga: Milazim Maraj Më: 2 shtator 2023 Në ora: 15:49
Milazim Maraj

Rikthimi i dialogut Kosovë –Serbi. Po,  do të rifilloj më 14, shtator, pas rifillimeve, ndërprerjeve, acarimeve, uljeve të tensioneve dhe pastaj përsëri ngritjeve të tyre dhe kjo e tera si një kompleks aktivitetesh më peshë sa për paqe aq edhe për luftë. Kjo skenë politike që i përngjanë një fizkulturë, imagjinatash të përshkuara me atavizma mesjetare në emër të patriotizmit dhe interesit të popujve të Gadishullit Ilirik, por gjithsesi  kundër tij.

Në këtë atmosferë teje  të mbarsur me interesa nga ato personale e grupore, nacionale dhe nacionaliste, deri të ato gjeopolitike dhe gjeostrategjike. Në këtë gjendje shumë delikate për ne; skena politike është stërmbushur me  amalgamë interesash të huaja dhe tona, vjetra dhe  te reja duke nxjerr në treg,  secili interesin e vet të paketuar në pakon e “humanizmit dhe demokracisë”. Rusia kërkon botën ruse.

Serbia botën serbe që është metastazë e të parës. Kurse demokracitë tjera janë të hutuara nga se nuk e kanë shumë të çartë sa rrezik dhe sa interes sjell për to njëra apo tjetra, çoftë të ndara qoftë të bashkuara. Shqiptaret janë gjithashtu të hutuar nga ajo që ndodhi në prani të KFOR-it francez në vitin 2000, kur nga këto komuna tani të emëruara” me shumicë serbe u vranë 10 shqiptarë civil të pafajshëm u plaguan disa qindra dhe u dëbuan nga shtëpitë dhe tokat e tyre 13.000. Tani skena kur kriminelet serb plaguan rëndë e lehtë ushtarë të KFOR-it, gazetarë, policë dhe shqiptarë kalimtarë të rastit në rrugët e Mitrovicës dhe pas krejt kësaj ndëshkohet Kosova dhe jo Serbia. Pse u larguan shqiptaret nga kjo hapësirë? Pse u ndërtuan shtëpi për ri kolonizimin e Kosovës? Pse po armatosën serbet e Kosovës? Pse erdhën forcat e Wagnerit? 

Bota demokratike jo vetëm heshtë, por vazhdoj ta lutë, për të ardhur në tavolinën e bisedimeve si palë e barabartë Komandantin e të gjitha krimeve në këtë gadishull  gjatë dhe pas luftës; me viktimën që po vuan sa shekuj nga këta kriminel. Në këtë kohë lufta për pushtet sa vije dhe merr zjarr ,pa i krahu  fare prioritetet tona kombëtare para atyre grupore dhe personale. Shqipëria sillet sikur nuk kupton shqipen e Kosovës. Tre kryeministra shqiptarë për fat të tre shteteve në këtë gadishull deklarohen me kryeneçësi se janë sovran dhe kanë pikëpamjet e veta. Përsëritje e historisë në kohën e mbledhjes së Berlinit.  Nga marrëdhënie të tilla shqiptare morëm vendimin e dhimbshëm një Shqipëri  me territorin e saj të zvogëluar tmerrësisht dhe popullin shqiptarë të masakruar dhunuar e përndjekur nga trojet e veta. Një shekull i ri me vuajtje të përsëritura nga i njëjti diktator dhe kriminel.  Marrëdhëniet e tashme  kështu si janë, ndër shqiptarë na sjellin projekte me  kompromise të dhimbshme. Kompromiset janë të dhimbshme për shqiptaret nga se Serbia përsëri fiton atë që nuk është e saja.

Insistimi i BE dhe SHBA për bashkësinë e Komunave Serbe dhe serbet që kanë vetëm 10.000 serb kolon dhe shki. Por asgjë nuk ju premtohet dhe as që merret me fatin e 130.000 shqiptarëve që janë padrejtësisht të okupuar nga Serbia dhe publikisht kërcënohen për  të mos kërkuar të drejta  e tyre elementare, që duhet të i gëzojnë sipas konventave ndërkombëtare por kërcënohen nga aparati shtetëror serb.  Mjaftë e kanë që nuk po i vrasim” dhe  Bernabiq. As për këtë nuk  reagon askush nga Shqipëria mëkat i madh. Tani,  a duhet të gëzohemi që Shqipëria po merr mandatin e udhëheqjes së KS. OKB?  A do të na përsëritet porosia e Fatos Nanos nga Kreta në takimin e me kriminelin Millosheviq. Nuk para preferojnë politikanët dhe misionaret të sanksionojnë apo akuzojnë kriminelet dhe kërcënimet e tyre ndaj shqiptarëve. Dialogu po rifillon, por nëse Serbia nuk nënshkruan kjo do të quhet dështim i dialogut dhe ndoshta Kosova do të sanksionohet përsëri, sepse nuk e ka bërë Serbinë të jetë e kënaqur.  Bazuar në historinë  e kaluar dhe qëndrimet serbe ndaj BE dhe SHBA sot dalin mjaftë konkluzione alogjike. Misionaret ndërkombëtar që lobojnë për serbet vlerësojnë; së serbet  janë lodhë duke pritur për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga Kosova.

Por nuk e qanë hallin që 130.000 shqiptarë vuaj pa asnjë të drejt në Komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.  BE bashkësi e shteteve të lira dhe 30.000 shqiptarë vuajnë nga viti 2000 për tokat dhe shtëpitë e tyre të larguar me dhunë nga kriminelet serb të komanduar nga Oliver Ivanoviq. SHBA fuqia më e madhe në botë, demokratike dhe mbrojtëse të demokracisë botërore, e duan Serbinë kriminale në BE. Ta kesh Serbinë në BE, a nuk do të thotë te fusësh një metastazë kriminale ruse në mesin e botës demokratike? Shqiptaret e çakërdisur para  çdo dialogu pas vdekjes së Presidentit Rugova po marrin projekt propozime për kompromise të dhimbshme.

Ballkanin e hapur, “mini shengenin”, projektin” Franko-gjerman” dhe të tjera që e tkurrin shtetësinë e Kosovës që gjatë një rruge jo të gjatë me tutje  të humbin pjesët me vitale të sajë Ujimanin dhe Trepçën pa të cilat Kosova është termë gjeografik i pa rëndësi dhe pa kuptim.  Këto janë pasoja të mungesës së unitetit tonë kombëtarë. Këto duhet të ua shpjegojmë shumë çartë gjeneratave tona të reja. E vetmja  dhunti që po na mungon është dhuntia e bashkëpunimit dhe e respektit për veti dhe nëmës veti. Për këtë të kontribuojmë, lutemi dhe urojmë që ta bëjmë sa më shpejtë. Këtë nuk na e bënë askush, por do të na e bëjnë të kundërtën. Përplasjen, përçarjen, vëllavrasjen, mos durimin, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Për këtë janë angazhuar armiqtë tonë në të gjitha format. kulturore, fetare, spiunazheve, kishave, xhamive, ambasadave dhe qendrave tjera spiunazhi të vendosura në këtë udhëkryq  të shtrenjtë.

2.9.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat