Kuvendi Kombëtar i PD-së vertetoi parashikimin tim të para një viti

Opinione

Kuvendi Kombëtar i PD-së vertetoi parashikimin tim të para një viti

Skënder Kapiti Nga Skënder Kapiti Më 3 shtator 2023 Në ora: 10:00
Lulzim Basha

Kuvëndi Kombëtar i Partisë Demokratike i 2 Shtatorit 2023 shënoi fillimin e  një epokë të re në PD, atë të një partie moderne , demokratike dhe euroatlantike.

Ky Kuvend  guximshëm shënoi ndarjen e Partisë Demokratike nga e kaluara ishkomuniste dhe nga ajo e kaluara korruptive e këtyre 30 viteve të tranzicionit,. Pra,   PD sot u  nga Tranzicioni, gjë e cila ia ngarkon detyrën kombëtare Partisë Demokratike, atë që në pushtet ajo të realizojë edhe nxjerrjen e Shqipërisë nga tranzicioni , pasi sot PD tregoi fuqinë dhe potencialin e saj të vertetë si e vetmja alternativë për të bërë ndryshimin në Shqipëri.Këto janë ato të cilat presnin  nga Kuvëndi Kombëtar i Partisë Demokratike, këto presnin   demokratët e vërtetë  dhe shqiptarët. Më vjen mirë se pikërisht zhvillimet në Kuvëndin e Partisë Demokratike, ato se cfarë në shumicën e tyre  u thanë aty unë i pata parashikuar e paralajmëruar që  para një viti me 6 Gusht 2022  , në një shkrim timin me titull”

“Si duhet të jetë Partia Demokratike e Shqipërisë”?

“Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të jetë alternativë politike e Djathtë; tradicionale: si trashëguese e vlerave patriotike dhe nacionaliste, duhet të jetë moderne dhe  demokratike, duhet të jetë e lirë, e hapur dhe  transparente në zhvillim e përsosje të pandërprerë në luftë kundër autokracisë, krimit, korrupsionit dhe tradhtisë publike. Dhe tjetra si kryesore është ajo se: PD duhet të jetë partnere besnike ndaj SHBA-ve.

Një Parti Demokratike e tillë plotëson kriteret dhe do e meritonte besimin publik e ndërkombëtar, e cila do të vinte në pushtet për ta nxjerrë Shqipërinë nga bataku i rëndë i tranzicionit ku e ka zhytur politika e vjetër shqiptare. Ish-kryetari Basha pati dhe ka besimin qytetar dhe atë ndërkombëtar për një reformim të PD-së, pasi ai ka përkushtimin dhe vizionin për ngritjen e vënien në funksionim të PD-së si të tillë, e cila do t’i shërbente edhe shërimit të politikës shqiptare në përgjithësi nga sëmundjet e korrupsionit, padrejtësive, papërgjegjshmërisë, krimit dhe hajnisë politike.

Ishte Lulzim Basha, te i cili ishin ruajtur e janë kultivuar tradita, edukata familjare e patriotike, dhe kjo e gërshetuar me shkollimin, arsimimin dhe me kulturën perëndimore, si i tillë ishte ai, që pati dhe ka vizionin për t’u ndarë nga Shqipëria realisht si nga ish-komunizmi ashtu edhe nga tranzicioni i vazhdimësisë korruptive neokomuniste. Ishte Lulzim Basha që pati si platformë si dekomunistizimin ashtu edhe dekriminalizimin e politikës dhe të demokracisë shqiptare të cilat janë mjerisht fatkeqësitë më të mëdha që akoma po i ndjekin shqiptarët, janë këto fantazma, gjë të cilën edhe politika amerikane e mbështesin Bashën, e madje deri sa edhe e kanë deklaruar se shqiptarët duhet të ndahen nga fantazmat e së shkuarës dhe nga korrupsioni i politikës së vjetër. Për ditë e më shumë koha po i jep të drejtë vazhdimit të misionit e vizionit të Bashës, detyrimisht ndarjes nga Tranzicioni.

E Djathta, PD-ja, duhet të bëjë një Veting politik, një vetëpastrim prej atyre që nuk janë me të vërtetë të djathtë, por vetëm që kanë spekuluar dhe që e kanë vetëm shfrytëzuar të Djathtën. Duhet një Veting dhe pastrim edhe prej atyre të zhytur në korrupsion dhe hajdutëri; duhet Veting përjashtues të atyre të shpallur “non grata” nga SHBA  dhe prej mbështetësve të tyre, pra: duhen bërë dhe duhen vazhduar ato reforma që i filloi  Lulzim Basha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat