Franca, mikja e vjetër e Serbisë, kërcënon Kosovën me pezullim të vizave

Opinione

Franca, mikja e vjetër e Serbisë, kërcënon Kosovën me pezullim të vizave

Nga: Faton Mehmeti Më: 4 shtator 2023 Në ora: 10:44
Faton Mehmeti

Nga 1 janari i vitit 2024, qytetarët e Kosovës janë të bindur se do të lëvizin pa viza, nisur nga kalimi i të gjitha procedurave nga BE, KE dhe mekanizmat tjerë.

Megjithatë, një fije pasigurie e krijoi Franca. Respektivisht  presidenti francez Emmanuel Macron, i cili tha se mund të ketë rishikim të politikave të vizave dhe atyre ekonomike ndaj Kosovës e Serbisë, nëse palët nuk tregohen të përgjegjshme në dialog.

Kjo edhe u pa si kërcënim me pezullim të liberalizimit të vizave nëse Kosova nuk tregohet lojale, konkretisht nëse nuk avansohet me Asociacioni.

Edhe pse presidenti frances e tha në mëmyrë diplomatike me gjuhën se "mund të ketë rishikim të politikave për vizat dhe për elemente ekonomikë në rast se Kosova dhe Serbia nuk veprojnë me përgjegjësi karshi situatës dhe kërkesave ndërkombëtare për dialogun" me shtimin e frikës se qytetarët e Kosovës mund të vazhdojnë të mbesin të izoluar edhe pas 1 janarit 2024.

Duket e vështirë në një situatë normale të dallimeve politike të ketë presion, ndonëse nuk duhet menduar edhe opsioni real i pezullimit.

Të kujtojmë këtu se Franca ishte pikërisht ajo që vonoi liberalizimin e vizave, rëndësia e saj është e madhe sa mund të sjell edhe pasoja.

Vet fakti se presidentja Osmani reagoi flet qartë për shqetësimin serioz.Edhe pse presidentja ka paralajmëruar në rast të pezullimit të liberalizimi të vizave, dialogu “do të vritej” një herë e përgjithmonë, Kosova duhet të jetë e vëmendshme, por jo e shantazhuar.

Nga ky këndvështrim, Kosova ka qenë padrejtësisht e shantazhuar në vazhdimësi nga brishtësia e konsoludimit të shtetit nga politika e brendshme. Korrupsioni i politikanëve të Kosovës ka hapur rrugën e shantazheve, e vështirë të ndalet tani. Qytetarët e Kosovës jam i bindur se do të lëvizin pa viza nga 1 janari, nëse nuk ndodh Kosova të ndal çdo kontakt me BE dhe Francën në veçanti.

E vetmja siguri për ne është ShBA, të tjerat kanë përdor Kosovën për hesapet e tyre të brendshme dhe të jashtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat