Kosova në sfida me Serbinë, me ndërkombëtarët dhe me opozitën

Opinione

Kosova në sfida me Serbinë, me ndërkombëtarët dhe me opozitën

Nga: Rexhep Torte Më: 12 shtator 2023 Në ora: 19:56
Autori Rexhep Torte

Deklaratat mashtruese skandaloze të PDK-së dhe të Memli Krasniqit, të LDK-së dhe të Lumir Abdixhikut, dhe deklaratat e AAK-së dhe të Ramush Haradinajt kundër Qeverisë së Albin Kurtit, janë fund e krye, anti Kosovë, anti shqiptare dhe pro serbe e pro ruse.

Kosova sot nuk ka nevojë për parti vëllavrasëse dhe të korruptuara, Kosova sot nuk ka nevojë për udhëheqës tradhtarë dhe për udhëheqës hajna milionerë.

Kosova sot nuk ka nevojë për PDK-në që ende e adhuron dhe shpreson se do të kthehen në Kosovë Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Kosova sot nuk ka nevojë për LDK-në të pa reformuar dhe me ujqit e vjetër me në krye Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Skënder Hysenin e të tjerë si këta, të cilët i sollën aq dëme Kosovës, duke e shuar tërësisht frymën rugoviane në parti, dhe duke mos u interesuar fare për zbardhjen e qindra vrasjeve të aktivistëve të LDK-së.

Kosova sot nuk ka nevojë për PDK-në me mashtrimet me “Qeverinë në hije”, apo për LDK-në me mashtrimet me “Rruga e re”, apo për pallavrat, mashtrimet dhe kërcënimet që i bën AAK-ja dhe Ramush Haradinaj, për rrëzimin e Qeverisëse Albin Kurtit.

PDK, LDK dhe AAK, me kësi veprimesh dhe mashtrimesh nuk mund t’i sjellin asnjë të mirë Kosovës, përveç shpresës së tyre të kotë se, kjo opozitë tradhtare e meranë në këtë mënyrë dëshiron të shpëtojnë nga ligji, nga konfiskimi i pasurisë së jashtëligjshme dhe nga burgu që i pret dyer hapur.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij duhet urgjentisht të gjejë rrugë, mundësi, mekanizma dhe mënyra që t’i largojë nga funksioni Prokurorët e Prokurorisë Speciale aktuale dhe prokurorët e niveleve tjera, të cilët janë sekserë të Hashim Thaçit. Isa Mustafës dhe të Ramush Haradinajt.

Albin Kurti dhe Qeveria e tij duhet sa më parë t’i vë prapa grilave, të gjithë ish funksionarët milionerë hajna e të korruptuar, të gjithë ish negociatoret tradhtarë në dialogun Kosovë-Serbi, dhe të gjithë udhëheqësit partiakë dhe shtetërorë që kanë qenë të papërgjegjshëm dhe tradhtarë ndaj shtetit të Kosovës, duke filluar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, Agim Çeku, Isa Mustafa, Edita Tahiri, Skender Hyseni, Ramush Haradinaj, Pal Lekaj dhe të gjithë të tjerët të ngjashëm me këta.

Kosova sot duhet që me jetë ta mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të saj, sepse ky është amaneti I të parëve tanë , që serbët e egër ardhacakë nga Karpatet, i vranë, i masakruan dhe i dëbuan me shekuj nga trojet Dardane-Ilire, që shtriheshin gjer përtej Nishi.

Nenad Çanak-politikani i Serbisë më 6 shtator 2023, në televizioni HAPPY, medium i afërt me Aleksandër Vuçiqin, transmeton “Bota Sot’, më 6 shtator deklaroi se, “Mashtrimi më i madh është te identiteti ta quajmë i popullit serb, i cili përmes falsifikimeve po shfrytëzohet për qëllime politike. Siç di unë dhe siç e din edhe ti, në Kosovë nuk ekziston asnjë manastir serb. Ato janë manastire ortodokse, por nuk janë serbe.

Pastaj është gje tjetër se serbët ato shenjtore i përvetësuan. Në çdo shkrim deri në shekullin e 19 njerëzit janë identifikuar sipas religjionit sepse nuk ka patur kombe. Kombet janë themeluar në shekullin e 19. ”

Nenad Çanak para dy vitesh së bashku me djalin e tij i vizitoi varrezat ne MEJE të Gjakovës. Nenad Çanak në shumë intervista ka deklaruar se Kosova është shtet i pavarur dhe se Serbia duhet ta pranojë realitetin e ri yë krijuar në Ballkan”.

Naim Miftari me argumente bindëse po i zbardh tradhtarët e Kosovës

Naim Miftari-ish epror i Lartë i UÇK-së dhe ish anëtar i SHIK-ut, më 6 shtator 2023 duke ironizuar me Hashim Thaçin, shkruan, “Pasi ia rasa të gjithëve, ne fund ia futa vedit”, tranmeton bota Sot”: “Të dashur qytetarë të Kosovës, tërë jetën time herë larg fronteve të luftës, herë i mbulluar me milionat e fondeve të luftës, e herw nëpër hotelet e Evropës duke ndjekur Kamasutrën, e herw në qeverisje e në korrupsion edhe në politik të Kosovës, jam munduar me shpirt dhe kam arritur me ua rras të gjithë të tjerëve me rend e sidomos shokëve të mi, por herën e fundit me rastin e Gjykatës Speciale ia kam ras fort by.. time, domethënë vetit! Dhe për të qenë më keq situate rreth shpëtimit të by.. time më as ndarja e Kosovës, as Gjykata e padrejtë speciale kundër Kosovës, as Putini, Grenell, Vuçiçi, Daçiqi, Rama, Palmeri, Boltoni e as DGSE-Franceze, as UDB, Gazprom, Pacolli, Batoni , Buzhala, OVL, analistët, as LDK me AAK nuk na ndihmojnë dot !”

I Juaji Hashim Thaçi.

Ne Lagjen Korillë të Prishtinës dhe në Zveçan policia e Kosovës sekuestroi katër armë automatike, 34 krikatorë, 1546 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një minë antitoësore, gazmaska, çanta ushtarake, bomba, thika e mjete tjera.

“Severna Brigada” në Facebokun e saj i këcënoi edhe Xhelal Sveçlën- Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës , si edhe Kryeministrin Albin Kurti, se do t’i likuidojë me armenet Karaibe, të ekspozuara në fotografi, për të cilat “Severna Brigada” thotë se ka sasi të mëdha të këtyre armëve.

SHBA, BE dhe NATO, edhe kësaj radhe u shprehën mospërfillëse dhe indiferente, qoftë për arsenalin e armëve të konfiskuara ilegale serbe, qoftë për kërcënimet e organizatës terroriste serbe “Severna Brigada” dhe kanosjet se do t’i likuidojë ministrin Xhelal Sveçia dhe Kryeministrin Albin Kurti.

SHBA, BE dhe NATO janë duke vepruar në këtë mënyrë pro Serbisë, me arsyetimin dhe shpresën se Serbia gjenocidale do tw shkëputet nga Rusia dhe se do të kthehet kah Perëndimi, gjë që nuk do të ndodh kurrë.

Naim Miftari më 5 shtator 2023, deklaroi se, “Pas zbulimit të armëve, karikatorëve, bombave dhe eksplozivëve të “Severna Brigada”, FSK, policia duhet të jenë të përgatitura politikisht dhe ushtarakisht për skenërë vdekjeprurës.

Veriu i Kosovës nga qershori i vitit 1999 kur u vendosën forcat franceze deri në fund të vitit 2020 u shndërrua në strofull të kriminelëve serbë të luftës nga lufta në Kroaci, Bosnjë dhe sidomos nga lufta e fundit në Kosovë 1998/99. Pastaj 2-3 shkurti i vitit 2000 kur policia serbe paramilitare, kriminelët nga Serbia, të koordinuara plotësisht me DGSE-shërbimin sekret francez. që e komandon ushtrinë franceze, të drejtuara nga Beogradi kryen spastrim etnik në Veri të Kosovës dhe në Mitrovicën e Veriut duke dëbuar mbi 15 mijë shqiptarë etnikë, e të mbrojtura nga ushtria franceze, duke vrarë dhjetëra shqiptarë dhe duke plagosur qindra shqiptarë gra, fëmijë e pleq- u dëbuan nga banesat, shtëpitë dhe pronat e tyre. Serbia u ndihmua edhe nga sekserat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Agim Çekut. Sekserat kishin ardhur ekstra po atë natë nga TMK-ja e Drenicës, dhe dihet edhe zyrtarisht Hashim Thaçi e Kadri Veseli ishin vetë agjentë të rekrutuar 1996/97 nga DGSZE Francese”.

“Severna Brigada”, në facebokun saj I kërcënoi edhe Xhelal Sveçinë dhe Albin Kurtin se do t’i likuidojë. Duke paraqitur edhe një fotografi të armëve karabinë.

Artane Rizvanolli-ministre e Kosovës për energjinë, më 7 shtator 2023 deklaroi se, Ka gjasë që brenda këtij viti të fillojë faturimi I energjisë elektrike për serbët në Veri të Kosovës, për ça kemi bërë trysni edhe në Bruksel që marrëveshja për faturim të përfundojë sa më shpejt.

Albulena Haxhiu-ministre e Drejtësisë së Kosovës, më 6 shtator deklaroi se, “Prokuroria Speciale po i hakmerret Qeverisë Kurti, dduke shuar se, “Veprimet e Prokurorisë Speciale që kohëve të fundit rezultuan me me bastisje dhe arrestime për mua janë “filma të lodhtë” të Prokurorisë Speciale. , për ta bindur opinionin gjoja se edhe në Qeverinë Kurti ka afera korruptive. Kjo nuk është drejtësi, kur në prokurori ka miliona lendë ë përmbajnë keqpërdorim të milionave euro që I kanë dërguar infrastruktura, ekonomia, ikndustria, drejtësia, financat arsimi dhe ende nuk kenë fillu hetime. Ke politikanë që dyshohen për miliona euro , të cilët janë të lirë dhe e akuzojnë Qeverinë Kurti për krim dhe korrupsion. Ata enden lirshëm prej foltoreve të Kuvendit në konferenca për shtyp.

Në Qeverinë Kurti nuk ka ministra të korruptuar, se po të kishte, unë jam e bindur se Kryeministri Kurti për një sekondë nuk do ta lejonte të jetë ministër.

Prokuroria Speciale me “filma të lodhtë’ le ti vazhdojë hetimet , janë të lirë komplet t’i bëjnë punët që I kanë nisur ndaj krejt Qeverisë Kurti, ndaj meje, Rozeta Hajdarit dhe krejt Qeverisë, ndaj Kryeministrit Kurti, hiç problem se kemi”, u shpreh në fund Albulena Haxhiu.

Qeveria aktuale e pa korruptuar dhe e pa varur nga votat e Listës Serbe në dy vitet e fundit si dorë e zgjatur e Beogradit, ka investuar shumë punë e polici në sundimin e ligjit dhe të ruajtjes së integritetit territorial të Kosovës. ”

Kosova e lirë dhe pavarur, pas sakrificave shekullore, Kosova te njomur dhe e shenjtëruar me gjakun e shqiptarëve fisnikë e paqedashës të vrarë të masakruar dhe të dëbuar dhunshëm, në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar të ketë kaq tradhti e mashtrime brenda dhe jashtë Kosovës.

Rrotulloje kah ta rrotullosh dhe ktheje kah ta kthesh, faji bie vetëm mbi udhëheqësit e Kosovës gjatë luftës dhe pas lirisë e pavarësisë Kosovës.

“Bota Sot”-mediumi më i pavarur dhe më dinjitoz mbarë shqiptar, është i vetmi medium që me koshiencë besnikëri, me etikë të lartë profesionale në WEB faqen e tij dhe në gazetë, me një punë dhe angazhim të palodhshëm të redaksisë, të gazetarëve dhe të bashkëpunëtorëve të saj në vazhdimësi është duke ua shpalosur lexuesve veprimet e argumentuara e të dëshmuara të punëmirëve, dashamirëve, atdhetarëve dhe të sakrifikuesve të devotshëm dje dhe sot për Kosovën, por edhe veprimet dashakeqe, të dëmshme, të kobshme, destruktive dhe tradhtare ndaj Kosovës. tonë të dashur e të përvuajtur shekuj me radhë.

Askush nga tradhtarët e Kosovës dhe të kombit shqiptar deri sot nuk pati guximin t’i demantojë shkrimet argumentuese të pasqyruara në “Bota Sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat