Blic e Cyrih-ut vazhdon avazin e vjetër

Opinione

Blic e Cyrih-ut vazhdon avazin e vjetër

Nga: Arif Ejupi Më: 12 shtator 2023 Në ora: 20:25
Autori Arif Ejupi

Gazeta Blick një e përditshme e Cyrihut, kur janë në pyetje futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në reprezentacionin e Zvicrës, përherë kërkon gjetjen e “qimes në vezë”

Kjo gazetë edhe në ndeshjen e zhvilluar pardje në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, në mes Kosovës dhe Zvicrës, që përfundoi me rezultat të barabartë 2:2, e vlefshme për kualifikime në Kampionatin “Euro 2024 “ që do të mbahet në Gjermani, pa kurrfarë shkasi shigjetoi sulmuesin dhe futbollistin më të mirë të Zvicrës, Xherdan Shaqiri.

Sipas mendimit tim kjo gazetë me politikë redaktuese të njëanshme po e tregon haptas urrejtjen e saj ndaj lojtarëve shqiptarë që prej vitesh janë shtylla kryesore të skuadrës së Zvicrës.

Kësaj radhe stafin e “Blikc” e paska zemëruar momenti kur Xherdan Shaqiri, me të larguar nga loja përshëndetet nga mijëra bashkëkombës të tij me duartrokitje. Ai në shenjë mirënjohje këtë gjest të tyre e miraton me dorën në zemër.

Ky akt krejt i natyrshëm u përshëndet edhe nga tifozët zviceranë që në Prishtinë, kishin shkuar së bashku me shumë shokë e shoqe shqiptarë për ta përcjellë nga afër këtë ndeshje të cilësuar si takim në mes miqsh.

Blic edhe në korrik të vitit 2018, kur Zvicra e pati gjunjëzuar Serbinë 2 me 1 me golat e Xhakës dhe Shaqirit, në kuadër të botërorit “Rusi 2018” pati vjellë helm e vrer ndaj futbollistëve Shaqiri e Xhaka.

Ata “mëkatuan dhe shkelën bibël e kuran “vetëm pse gëzimin e tyre pas shënimit të golave e shfaqen me simbolin e shqiponjës dykrerëshe.

Blic-un nuk e patën penguar thirrjet fashiste ndaj futbollistëve shqiptarë të huliganëve serbë të cilët si në kor korbash kërkonin vrasjen e shqiptarëve, e as kokarda në kokat e tyre relikt i kriminelit famëkeq Drazha Mihajloviq.

Spekulimet dhe sajimet e pakripë të kësaj gazete janë të kota, sepse yjet Xhaka e Shaqiri, në historinë e futbollit zviceranë do të konsiderohen thesar i patjetërsueshëm.

Ata përherë do të adhurohen dhe çmohen nga të gjitha shtresat e qytetarëve të e Zvicrës.

Pa pikë dyshimi ata dhe bashkë lojtaret e tyre si: Milaim Rama, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Admir Medmedi, Frederik Veseli, Albian Ajeti, Shani Tarashaj, Florent Hadergjonaj etj, janë ambasadorët e parë dhe më të mirë të Republikës së Kosovës në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat