Spektri politik dhe shoqëria civile ta mbështesin Strategjinë e PDK për ndaljen e qeverisë!

Opinione

Spektri politik dhe shoqëria civile ta mbështesin Strategjinë e PDK për ndaljen e qeverisë!

Nga: Hisen Berisha Më: 13 shtator 2023 Në ora: 13:05
Hisen Berisha

I dërguari special i DASH z. Escobar, bëri një deklaratë indikative citoj: “është shumë e rëndësishme për të parandaluar ndonjë përllogaritje të gabuar”, në adresë të qeveritarëve.

Nëse në mes rreshtave lëxohet diplomacia e në detaje fshihet djalli, atëherë, kjo është rezultat i marrveshjes antikushtetuese të 11 Korrikut 2023, sepse kjo marrëveshje i devalvon operacionet dhe veprimet e Policisë për shtrirje të sovranitetit. 

Pra veprimet operacionale të Policisë qënkan urdhëruar nga Ministri Sveçla në bashkpunim me Kryministrin Kurti, me qëllim të arritjes së marrëveshjeve që e kufizojn sovraniterin e Kosovës dhe autoritetin kushtetues e ligjor të instuticioneve të shtetit.

Prandaj, edhe erdhi ndërhyrja e Stoltenberg, se Kosova duhet të konsultohet me kohë me Aleancën “për çfarëdolloj zbarkimi që mund të ndikojë mjedisin e sigurisë”, me kapacitetet policore të NJSO dhe FIT, krahas një dakordimi të tillë që veç ekziston për Forcën.

Në frymë të njëjtë pajtimi me Stoltenberg, reagoi edhe i dërguari i DASH për dialogun z. Escobar, i cili ndër të tjera deklaroi se, “absolutisht që e mendojmë kështu”. 

Këto kerkesa kufizuese të sovranitetit politik dhe institucional, vijnë pas formalizimit me marrëveshjen e 11 Korrikut 2023, të colën qeveria kuislinge e bëri në Bratislava afër Moskës.

Edhe sa dëm e tradhti duhet ti bëjnë vendit kjo qeveri, që intelektualet, shoqëria civile dhe qytetarët të ndërgjegjësohen?!

Prandaj, i ftoj edhe partitë tjera opozitare dhe jo parlamentare, deputetët patriot e atdhedashës brenda pozites, të mbështesin strategjinë e PDK-së që të detyrohet vet të ndalet kjo qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat