Dardan Molliqaj në “fund të pusit”, s’po i dëgjohet as zëri

Opinione

Dardan Molliqaj në “fund të pusit”, s’po i dëgjohet as zëri

Nga: Faton Mehmeti Më: 17 shtator 2023 Në ora: 16:12
Autori Faton Mehmeti

Kohët e fundit nuk po ndihet i gjallë me ndonjë aksion shfrenimit të dufit të urrejtës. Për dështimin e tij jetësor në politikë ka shënjestruar Albin Kurtin "fajtorin" për të hedhur vrer. Akoma më shumë inatin ia shton injorimi i Kurtit për mos tu marr më dështimin e ish shokut të tij. Thonë se armiku më i rrezikshëm është miku i dikurshëm i kthyer në armik. Këtë sentencë më së miri e përligji Dardan Molliqaj.

Dëshira e flaktë për pushtet nxori nga Dradani anën më të errët të tij, prerjen në besë të shokut të tij. Kështu, i bindur në suksesin e tij për të qenë kreu i VV, Dradan Molliqaj nuk e kapërdiu zbulimin e planit për të larguar Albinin nga drejtimi i VV. Nga aty filloi edhe tërbimi i tij që çoi në ndarjen e VV në vitin 2018. Dardan Molliqaj bashkë me disa deputet tjerë të zëshëm të VV nën petkun e social demokratëve arritën të riaktivizojnë PSD e themeluar nga Kaqusha Jashari.

Ashtu edhe siç thotë populli atë që synon t’ia bëni tjetrit e pëson vet. Një vit më vonë u mbajtën zgjedhjet parlamentare me VV që doli parti e parë, sikur i ishte hequr VV diçka e po i zinte frymën. Dardani më ca “puçistë” të tjerë dështuan keq, aq keq sa disa edhe dhanë dorëheqje, i vetëm ka mbetur Dardani me ca dështak të tjerë. Njerëzit pa parime janë ata që ndryshojnë mendimin varësisht sipas interesave, ndonëse bëhet fjalë për të njwjtin njeri apo rast.

Dikur e lartësonte Albinin tani nuk le gjë të zezë pa i thënë, si është e mundur që Albini pak para 2018 ishte i mirë dhe shpresa e Kosovës pas pak muajsh u kthye në “diktator” dhe e keqja e Kosovës.

Kush është Dardan Molliqaj i vërtetë, as PDK që është kundërshtari më i madh i VV nuk bën të gjithë këto mallkime e kundërshtime ndaj VV sa vet ata që ishin pjesë e saj, ata që besonin VV dhe mbi të gjitha e lartësonin atë. Aq larg ka shkuar me urrejtjen e tij sa ka arritur deri aty sa të bëjë krahasim se ka ngjashmëri trajtimi i serbëve të veriut nga qeveria e Kosovës me trajtimin e shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit. E tmerrshme, fatmirësisht veç një numër i vogël sa gishtat e dorës i shkojnë pas, populli kurrë nuk i shkon pas dikujt që e godet dorën e atij që të ushqen.

Dikush që tradhton një herë tradhton gjithmonë, nuk mund t’i besosh Dardanit dhe sojit të tij, me meritë qytetarët ia dhanë dënimin e merituar. E habitshme është se si PSD e sulmon më shumë së PDK-ja VV-në, mos vallë PSD është dorë e zgjatur e PDK. A është Dardan Molliqaj dhe ca si ai që i shkojnë pas të diktuar nga PDK edhe sa ishin pjesë e VV për t’ia marr partinë Kurtit, me parametrat që e shihnin VV drejt rritjes.

Kush qëndron pas planit për t’ia marr VV Albinit dhe për ta kthyer atë në satelit të PDK-së, kush vazhdon akoma të qëndrojë pas Dardan Molliqajt për të tentuar të pengojë qeverinë në arritjen e objektiva të saj e të cilat pastaj do të ndikojnë tek qytetarët?

Pavarësisht se kush qëndron, edhe nëse janë elemente të PDK e për të cilët nuk do të isha i befasuar, një gjë është e sigurt: Dardan Molliqaj dhe disa që ishin me te e tani dalin si analistja në televizionet tona, kanë dështuar përjetësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat