Dialogu dhe ndërmjetësuesit

Opinione

Dialogu dhe ndërmjetësuesit

Nga: Skënder Musliu Më: 22 shtator 2023 Në ora: 16:15
Skënder Musliu

Pas një pauze të gjatë, me 14 shtator në Bruksel, u mbajt takimi i rradhës i dialogur mes Kosovës dhe Serbisë, nga i cili kishte pritshmëri, mirëpo ai, sipas ndërmjetësuesve dështoi, për shkak se kryeministri Kurti e refuzoi « propozimin e BE-së », kurse sipas mendimit tim, ky dështim i faturohet pikërisht Josep Borrell, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, të cilët me anshmërinë dhe paaftësinë e tyre, gjithnjë e më tepër po e komprometojnë dialogun, duke e çuar drejt një disfate infantile.

Dëshiroj të theksoj se, së fundmi, problemi me dialogut po ndodh për shkak se presidenti i Serbisë, Vuçiq i cili, edhe përkundër insistimit të kryeministrit Kurti, refuzoi t’a nënshkruaj Marrëveshjen e Brukselit dhe ate të Ohrit, edhe pse Borrell në konferencën për shtyp në Ohër deklaroi se, këto marrëveshje, sipas praktikës të së Drejtës Ndërkombëtare, konsiderohen si të mirëqena dhe të obligueshme për palët. Karakteristikë e marrëveshjes së Ohrit është se, ajo që në fillim parashikon njohejn de facto të Kosovës nga Serbia, kurse më poshtë flet, ndër të tjerash, edhe për një organizëm të vetmenagjimit të serbëve. Mirëpo ashtu siç kishte deklaruar Vuçiqi se, do t’i zbatojë vetëm ato pika të marrëveshjes që janë në interes të Serbisë, e jo marrëveshjen në tërësi, andaj edhe në takimin e Brukselit ai propozoi të fillohet me formimin e «Zajednicës», që kryeministrin Kurti kategorikisht e refuzoi.

Përkundër krizave që Vuçiqi, me ndihmën e Rusisë, i shkakton në Ballkanin Perëndimor, duke e destabilizuar Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë dhe pjesën Veriore të Kosovës, duke u armatosur nga Kina dhe Irani, bashkësia ndërkombëtare, në vend që t’i jep fund lojrave, aventurave dhe manipulimeve të Vuçiqit, ajo padrejtësisht ende ia mbanë anën Serbisë, duke harruar se problemet po i shkakton Serbia, kurse pasojat po i vuan Kosova.

Tani Vuçiqi po kërkon formimin e « Zajednicës » me pushtet ekzekutiv të nënshkruar nga Thaqi dhe Isa Mustafa. Ky binom, jo vetëm që dëmtoi rëndë proçesin e dialogut, por qenësisht dobësoi edhe subjektivitetin e Kosovës, në veçanti kur Thaçi haptazi doli në opinion për ndarjen e Kosovës. Kjo tregon se çfar matrapaza politik kanë qeverisur vendin, kurse tani kryeministri Kurti duhet të merret me veprimet e kriminelëve politik.

Ditë më parë, Gabriel Eskobar, që u përkrah edhe nga Borrell dhe Lajçak, deklaroi se, duhet të vazhdojmë t’a inkurajojmë Vuçiqin për qasjen e tij konstruktive karshi dialogut, se « Zajednica » duhet të formohet menjëherë dhe pa kushte dhe se masat ndëshkuese ndaj Kosovës do të jenë në fuqi derisa të ketë lëvizje të Kosovës drejt zbatimit të marrëveshjes së Ohrit. Këto deklarata, fatkeqësisht jo vetëm që janë të papërgjegjshme, kundërproduktive dhe naive, por edhe të rrezikshme për stabilitetin e rajonit, sepse haptazi po e shpërblejnë Serbinë për politikat e saja destruktive dhe destabilizuese, duke ndëshkuar Kosovën që po zbaton dhe mbronë ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë. Nga kjo, po n’a del se, Vuçiqi deri tanin në mënyrë konstruktive paska kontribuar në mbarëvajtjen e dialogut, duke harruar se pikërisht Vuçiqi ishte ai që refuzoi nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit, edhe përkundër insistimit të kryeministrit Kurti që ajo të nënshkruhet. E gjithë kjo çka po ndodh rreth dialogut është pasojë e paaftësisë, mungesës të një strategjie dhe vizioni të qartë të BE-së, prandaj me këtë garniturë politike të ndërmjetësuesve dialogu nuk do të ketë sukses, mbase, përveç tjerash, Borrell dhe Lajçak po veprojnë si përfaqësues të shteteve të tyre respaktive, që nuk e kanë njohur pavarsinë e Kosovës, e jo si përfaqësues të BE-së, që shumica dërmuese e shteteve e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Në këtë kontekst, vlenë të theksoj se, politika e jashtme (Borrell dhe Lajçak) e BE-së me Parlamentin Europian nuk janë plotësisht në harmoni, sepse derisa politika e jashtme e Be-së është nën ndikimin absolut të raportimeve të Borrellit dhe Lajçakut duke kritukuar Kosovën, që nuk përkon me realitetin në terren, pjesa dërmuese e eurodeputetëve janë në favor të veprimeve të Qeverisë së Kosovës. E njejta situatë është edhe në SHBA, derisa politika e jashtme e SHBA-së (DASH) i bënë trusni Kosovës duke e përgëdhelur Serbinë dhe është në të njejtat linja me politikën e jashtme të BE-së, shumica e kongresëmenëve dhe senatorëve përkrahin qëndrimin e kryeministrit Kurti, që dëshmojnë seancat e Komisionit për politikë të jashtme të Kongresit amerikan, që janë në favor të Kosovës, e që e kritikojnë ashpër Serbinë. Këto diskordanca mes politikës së jashtme dhe ligjdhënësve në BE-e dhe SHBA, tregojnë qartë mosmarrveshjet tyre që reflektojnë krizën në dialog.

Në gjithë këtë situatë, unë mendoj se kryeministri Kurti, rishtazi duhet të insistojë që Marrëvesha e Brukselit dhe Udhërrëfyesi i Ohrit imperativisht të nënshkruhen, për ndryshe Serbia nuk do t’i zbatojo ato, me çka do të humbte edhe kuptimi i vazhdimit të dialogut.

Në gjthë këtë « histori », rol të veçantë negativ dhe destruktiv, në vazhdimësi po luan opozita, e cila Kosovën e ka sjellë në këtë situatë të palakmueshme, duke i hedhur vaj zjarrit, dhe për të qenë fatkeqësia edhe më e madhe, veprimet dhe gjuha e opozitës është në të njejtat linja me politikat dhe sjelljet e Beogradit. Në vend që në këto momente të vështira dhe delikate për shtetndërtimin e Kosovës të bashkohet i tërë spektri politik dhe në mënyrë unike t’i kundërvihet politikave të Serbisë të ndihmuara edhe nga ndërkombëtarët, ajo e trimëron edhe Serbinë edhe faktorin ndërkombëtar, të veprojë kundër Kosovës.

Shpresoj që në kohën e duhur, sovrani do t’i vlerërsojë dhe sanksionojë këto veprime të opozitës.

Kur kryeministri Kurti erdhi në krye të Qeverisë së Kosovës, pata shkruar se BE-ja dhe negociatorët duhet t’a ndryshojnë qasjen dhe strategjinë e dialogut, sepse Kurti është parimor, pragmatik dhe i pashantazhuar dhe nuk do të lëshijë pé për bindjet e tij që janë në interes të Kosovës, e jo sikurse Thaçi dhe Isa Mustafa që ia plotësonin të gjitha kërkesat Vuçiqit, dhe tani, pikërisht kjo është dukle ndodhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat