“Zajednicë” në serbisht, në shqip dardhë me bisht

Opinione

“Zajednicë” në serbisht, në shqip dardhë me bisht

Nga: Dedë Preqi Më: 22 shtator 2023 Në ora: 22:31
Dedë Preqi

Ajo fjala popullore që thotë, duhet me i fry kungullit në gardh para se me përjetue djegien e buzëve, është një fjalë e menqur popullore, e cila do ia vlenë shumë herë, sidomos kur gjërat marrin pick dhe janë në valën e veprimit të pa matur dhe dikur do bëhët vonë, ndonse pasojat shkojnë edhe më tej që e mendon.

Zajednica, apo në shqip Asocicioni i komunave serbe në veri të vendit, si do që të lakohet ky term, paraqet një rrezik për shtetin dhe sovranitetin e Kosovës, një rrezik që mund të rritet në përpjestim me masën e çëllimit të organizuar, që është një përpjekje e qëllimshme e palës serbe për të vendosur në themelet e shtetit të ri të Kosovës, edhe një autonomi të veçantë etnike, e cila mund të prodhojë kopetencat e veta ekzekutive dhe administrative paralel shtetit të Kosovës.

Ky projekt i Serbisë, është i planifikuar shumë herët, që atëherë kur është planifikuar edhe për Bosnjen, për të cilin ka njohuri dhe argumente të mjaftueshme BE-ja, dhe pse tani po bëhën përpjekje që edhe Kosova, të trajtohet në të njëjtën mënyrë, është e pa drejtë dhe jo korekte, vetëm që të arrihet një lloj kompromisi me Serbinë, duke e ruajtur përherë një lloj privilegji ndaj saj.

Sikur fati i popullit të Kosovës, gjatë gjithë historisë së vet përshkohet dhe ndiqet me tragjizma të pa natyrshme dhe pasoja që sulmojnë sferat e shpresës dhe optimizmit njerëzor, sikur edhe tani me formimin e Asosacionit të komunave serbe, që nuk është asnjë qëllim tjetër, vetëm përmes këtij projekti serb të depërtohet tërthorazi dhe të godas në thëmelet e shtetit të Kosovës, kur është aq tendencë e madhe e Serbisë, me organizimet e saj dhe merr gjithë këtë përpjekje për t’a krijuar një Asociacion të tillë.

Nuk qarkullon thjeshtë bindja se populli shqiptarë gjatë historisë së vet do e gjenë vetën në këtë epokë historike tërësisht të rehatuar dhe të stabilizuar, përkundrazi sikur edhe më herët ka pretendime nga fuqitë e sllavizmit në krye me Rusinë dhe Serbinë, që këtë popull ta coptojnë sikur herave tjera, por për fat ky popull sikur edhe gjatë gjithë historisë së tij, e ka mbështetjen e fuqive të mëdha të botës, në veqanti SHBA-të, dhe Gjermaninë, që nuk do ti ndodhë një e keqe e tillë.

Dhe sa i përketë Asosacionit të komunave një etnike serbe që përfshinë teritorin e veriut të Mitrovicës, në thelb të natyrës së saj, përveq politikës shofeniste të Serbisë, qëndron mbrapa saj edhe një politikë tjetër që vjen nga fryma Evropiane, e cila po i bënë presion Kosovës dhe qeverisë Kurti, që të bëjë një kompromisë të tillë, që do të ishte në favor të Serbisë, dhe punë e madhe që do të rrezikohet shteti i Kosovës.

Kryeministrit të Kosovës, z.Albin Kurti, për Asosacionin në fjalë, sikur thotë populli, këmbët e arushës ia lënë në dorë, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, të cilët e kanë nënshkruar një gjë të tillë, ku brenda kësaj kurthe, do të ndjehet nevoja e reagimit të popullit të Kosovës, që nuk e lejon edhe Kushtetuta e këtij vendi, duke e ditur se, formimi i Asosacionit të komunave një etnike serbe, Kosova do të rrezikohet me ndarjen e teritorit të saj, apo me krijimin e një « Autonomie serbe » brenda këtij vendi

Duhet ta themi qartë dhe hapur, kujna duhet ti ankohemi për gafet dhe gabimet tona që ia shkakëtojmë vetëvetës, sikur është edhe rasti i nënshkrimit të Asociacionit të komunave serbe, dhe për atë, jemi këtu ku jemi në një përballje ndaj padrejtësive anonime dhe të hapura ndaj këtij vendi, të cilat po rriten aq shumë dhe me një intensitet të madh, që duhet ti japim një domethënje apo rrugë, që na është ngarkuar në mënyrë të pa shmangshme nga BE-ja, dhe SHBA-të.

Çka na mbetët tjetër, vetëm do duhej një bashkim fuqish politike dhe një përqëndrim përpjekjesh të bazuara në njeriun e përkushtuar të këtij vendi me mish dhe me shpirt, duke hequr dorë nga lamitë e pushteteve kriminale dhe korruptive, për të vendosur një rend të fuqishëm demokratik e funksional, i cili do ti plotësonte nevojat për një mirëqenje të qytetarëve të këtij vendi.

Dhe ky proces mund të përmbushet në marrëdhëniet dhe qëndrimet e harmonishme në mes subjekteve politike të vendit dhe me madhështinë e një pune e fryti të përbashkët, që përkon me madhështinë e qëndrimit njerëzor të përkushtuar pa « hile » ndaj këtij vendi dhe këtij shteti.

Përndryshe, Asosacioni i komunave një etnike serbe, ka qëllimin të një anshëm të formimit të një « pushteti » një etnik serb në Kosovë, edhe pse dikush po e përcepton ndryshe, por zanafilla e kësaj krize qëndron në faktin e krijimit të një « autonomie serbe » brenda Kosovës, që do të qeveriste dhe funksiononte pa kopetencat e Kushtetutës së Kosovës, përmes ligjeve dhe Kushtetutës së Serbisë, si një ndarje formale e kësaj pjese të Kosovës.

Zotëri kryeministër Albin Kurti, kjo ngjarje e ka marrë nuancën dhe përpjekjen e saj në ndarjen e veriut të Kosovës, që banohet me shumicë serbe, të cilën po e mbështet BE-ja, por dhe SHBA-të, që në këto rrethana edhe ju përsonalisht jeni të rrethuar me presione të ndryshme, dhe gjendeni një një kurthë të kurdisur, të cilën e kanë nënshkruar të tjerët dhe tani jeni ju të ngarkuar që të gjeni një kompromis, i cili kompromis Kosovës, do i del një « dardhë me bisht », por mos u dorëzoheni dhe mos e pranoni me asnjë lloj çmimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat