Vuçiq urdhër ushtrisë: T’i afrohet kufirit të Dardanisë!

Opinione

Vuçiq urdhër ushtrisë: T’i afrohet kufirit të Dardanisë!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 29 shtator 2023 Në ora: 21:42
Aleksandar Vuçiq

Çdoherë kam thënë se nuk do lejoj poshtërimin e Serbisë dhe të popullit serb. Çka i thuhet kësaj tash. Ku i kishin mendtë dhe trurin, apo po mendonin se Albin Kurti i ka ftuar në dasmë.

Tash a durohet kjo, kur EU dhe SHBA presin nga unë përgjigje. Çka t´u them tash unë. Është ngritur populli serb që t´i kundërvihen terrorit të Kurtit.

Po ku ta fus tash gjithë at armatim. As s'kam ku e fus dhe as nuk mund të zhduket me magji. E kanë blerë në tregje legale dhe ilegale u thash, po ma kthyen menjëherë se këto gjëra nuk i posedojnë njerëz privat, përpos ushtrisë dhe shtetit.

Tash t´u them se shteti i armatosi! Po ashtu më thanë se ishin të trajnuar në mënyrë profesioniste. Kjo mund disi të mbulohet se Wagner i ka stërvitur, po ata nuk arritën të bënin gjë, vetëm na e morën fytyrën.

Vetëm një më mbetet: gjërat t´i çoi deri në fund. Do ta mobilizoi ushtrinë dhe ta shohim se ku do të arratiset Kurti. Nuk do i dërgoi kalamaj më, po artileri, tanksa, topa, haubica, drone, mig bombardues, helikopter ushtarak, raketahedhës, Pajisjet ushtarake nga Kina dhe Rusia etj.

Kujt t´ia mban le të del përball. Nuk më mbetet tjetër, përpos që të shkoj deri në fund. Kemi thënë dhe po e përsëris: nuk e japim Kosovën. Për te kemi derdhur gjak që nga beteja e saj me 1889 e këndej.

Mua nuk më dhimbset jeta për Serbinë dhe popullin serb. Çka mund të më bëjnë, përpos që të më dërgojnë në Hagë.

Aty mund të mi numërojnë të gjitha, po edhe unë do ua them në fytyrë se nuk e jap Serbinë. Mund të na vrasin të gjithëve, po Kosovën nuk do ta njohim.

Radojçiqin e kisha si Putini Prigozhinin. Tash për tash do ta shërojmë dhe vendosim pastaj për fatin e tij.

Ai është një nga ne, ashtu edhe do ta trajtojmë. Nuk kemi serb të tepërt. Edhe ata që rënë tash i nderuam. Kështu kemi vepruar gjithnjë dhe kështu do të veprojmë edhe në të ardhmen. Për armiqtë dhe kundërshtarët nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi mëshirë.

Derisa sa të jem unë president i Serbisë nuk do ti nënshtrohem as EU, as SHBA, as perëndimit, as NATOS, as shqiptarëve e as kroatëve.

Zoti e shpëtoftë Serbinë, kishën ortodokse serbe dhe popullin serb.

Kryetari i “ Botës Serbe” dhe kryetari i Serbisë Vuçiqi.

Vetëm njëri është që më kupton dhe të cilit i besoi, po nuk e ceku se cili është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat