Cili ishte skenari i vërtetë i ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës?

Opinione

Cili ishte skenari i vërtetë i ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës?

Nga: Ismail Muçiqi Më: 1 tetor 2023 Në ora: 18:06
Ismail Muçiqi

Ngjarjet dramatike që ndodhën këto ditë në Banjskë të Zveqanit zbuluan skenarin e vërtetë të shtetit serb, për ta pushtuar veriun e Kosovës, e më vonë ndoshta edhe gjithë Kosovën. Grupi terrorist në krye me Radoiqiqin kishte hartuar planin operativ të dizajnuar nga institucionet e Serbisë në krye me BIA-n dhe inteligjencën e Armatës Serbe. E vërteta nuk mund të fshihet. Arsenali i armatimit që u zbulua në pjesën veriore është dëshmia më bindëse se shteti serb shumë më herët i ka bërë planet konspirative për ta pushtuar veriun e Kosovës.

Hapi i parë ishte aktivizimi i bandave kriminale në krye me Radoiqiqin të fillojnë një kryengritje kundër Policisë së Kosovës kinse për ta “mbrojtur popullin serb” me qëllim të shpërthimit të një konflikt te armatosur ku pritej të merr përmasa në të gjitha komunat me shumicë serbe”. Si shihet plani dy i Serbisë ishte që pas zgjerimit të konfliktit ushtria serbe e cila ka kohë që është e instaluar afër kufijve të Kosovës të futet brenda Kosovës me preteksin që ta mbroj popullin serb nga Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ky ishte skenari dhe plani sekret i Vuqiqit dhe shtabit të tij në Beograd i cili kësaj radhe dështoj dhe ju kthye bumerang Vuqiqit dhe Qeverisë serbe. Ky plan ishte i sinkronizuar edhe me kreun e Kishës Ortodokse serbe ne Beograd.

Edi Rama dhe Konferenca Ndërkombëtare për Kosovën!...

Propozimi famëkeq i Kryeministrit të Shqipërisë për një konferencë Ndërkombëtare është lajmi më i keq dhe më i dëmshëm jo vetëm për Kosovën por për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Ky propozim i Kryeministrit të Shqipërisë është në harmoni me propozimin e Vuqiqit i cili para dy ditësh kërkoj nga NATO-ja dhe nga faktori ndërkombëtar që KFOR-i dhe EULEX-i ta marrin në duar sigurinë e pjesës veriore të Kosovës. Çfarë nënkupton ky propozim?: Ky është plani numër dy i skenarit serb që komunat e pjesës veriore të Kosovës përkatësisht veriu i Kosovës të futet nën Protektoratin e forcave të sigurisë të NATO-së me qëllim që kjo pjesë e Kosovës të mbetet një konflikt i pa zgjedhur (konflikt i ngrirë). Këtyre skenarëve serb kundër Kosovës nuk ka dilemë se ju shërbeu (ju ndihmoj) Edi Rama duke e përkrahur Vuqiqin dhe shtetin serb. Kjo u vërtetua edhe me rastin e iniciativës për Ballkanin e Hapur, dhe në të gjitha prononcimet e tij rreth raporteve Kosovë Serbi. Edi Rama ka kohë që është bërë zëvendës i Aleksandër Vuqiqit duke ja kthyer shpinën Kosovës. Duhet ta dine të gjithë njerëzit e këtij vendi se shteti i Kosovës është shtet i suksesshëm i pranuar nga 118 shtete të botës i njohur në kufijtë ekzistues. Pavarësia e shtetit të Kosovës u legjitimua, u vërtetua dhe është pranuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Pozicioni i faktorit politikë shqiptar?!...

Problem mbi problemet tona është unifikimi strategjikë i politikës shqiptare. Përçarjet i shkaktuan popullit dëme gjatë rrugëtimit historik. Në momentet më kritike politikanët shqiptarë bënë gabime të cilat e dëmtuan kauzën kombëtare. Sot është momenti i fundit që sa më parë të organizohet tryeza e liderëve, politikanëve dhe intelektualeve me integritet në të gjitha trojet shqiptare me qëllim të harmonizimit dhe unifikimit të qëndrimit të politikës karshi Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar. Është koha e fundit që inteligjenca shqiptare të zgjohet nga gjumi për ta kundërshtuar dhe distancuar nga politika e Edi Ramës dhe bashkëmendimtarëve (këshilltarëve) të kabinetit të tij. Populli i Kosovës gjatë historisë ka vuajtur shumë për shkak të egoizmit dhe bajraktarizmit të cilët më shumë kanë luftuar për pushtet sesa që janë sakrifikuar për idealet e shtetit dhe kombit. Andaj ne fund po theksojmë se të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se po ballafaqohemi me nje armik shekullor i cili ka punuar dhe punon ne vazhdimësi kundër shqiptareve. Vetëm bashkimi (uniteti) dhe forcimi i shtetit ne aspektin e gjithmbarshëm e sidomos ne planin e sigurisë mund ta ndal hegjemonizmin dhe fashizmin serb ndaj Kosovës dhe rajonit të Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat